Konsultim për parandalimin e dhunës në ngjarje sportive

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është në fazën e finalizimit të Projektligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Ngjarjet Sportive.

Me qëllim të përfshirjes sa më të gjerë në proces të konsultimit, me synim për të mundësuar dhënien e kontributit nga palët e interesuara në proces të hartimit të projektligjit, MKRS-ja organizon sot një punëtori-konsultim publik përfundimtar, ku do të informojë lidhur me këtë projektligj si dhe pret që të dëgjojë komente dhe sugjerime lidhur me të.

Punëtoria – konsultimi publik njëditor do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë.

​Ekspozita XIV Ndërkombëtare e Fotografisë, çmimi Gjon Mili

0

Galeria Kombëtare e Kosovës do të promovojë sot edicionin e katërmbëdhjetë të ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Çmimi Gjon Mili të kuruar nga Richard Brikett me konceptin kuratorial “Linjat e Furnizimit: Fotografia dhe Logjistika”.

Për këtë ekspozitë kuratori ka përzgjedhur 20 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e Gjon Milit 2015.

Hapja e ekspozitës do të bëhet nesër, e premte, në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ndërsa pres-konferenca në të cilën do të jepen më shumë informata mbi edicionin e sivjetshëm do të mbahet në Galeri në orën 11:00.

Mustafa prezanton të arriturat e Qeverisë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa do të prezantojë sot të arriturat e Qeverisë që udhëheq në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe investimet e huaja direkte në Kosovë.

Për të arriturat në këto sfera, kryeministri Mustafa do të flasë në konferencë për media, që do të mbahet në Qeverinë e Kosovës, me fillim në orën 11:00.

Tetovë: Gjendet trupi i pajetë i Raif Jusufi nga fshati Lisec

0

Në orët e mbrëmjes pas kërkimeve dyditëshe, është gjetur trupi i pajetë i 61-vjeçarit Raif Jusufi nga fshati Lisec. Raifi deri tani konsiderohej i zhdukur. Trupin e pajetë të tij në afërsi të pikës pagesore në dalje të Tetovës për në Gostivar e kanë gjetur disa persona, të cilët kanë qenë duke mbledhur hekur,raporton Alsat-M.

Raif Jusufi në ditën e përmbytjeve ka qenë në bjeshkë bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, i cili po ashtu humbi jetën në fatkeqësinë natyrore të së hënës, por trupi i vogëlushit shtatë vjeçar u gjet në fshatin Reçicë e Madhe.

Një tjetër person është shpallur i zhdukur nga vërshimet e të hënës. Bëhet fjalë për 61 vjeçarin Raif Jusufi nga fshati Lisec, i cili në ditën e përmbytjeve ka qenë në bjeshke me dhentë bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, i cili po ashtu humbi jetën në fatkeqësinë natyrore të të së hënës. Trupi i 7-vjeçarit u gjet në fshatin Reçicë e Madhe ditën e djeshme. Vëllai i të zhdukurit, Samet Jusufi, shprehet se askush nuk e ka parë 61 vjeçarin që nga ajo ditë. Kërkimet janë orientuar tashmë përgjatë shtratit të lumit që kalon në Lisec dhe Reçicë.

“Në momentin ka ndodhur atje, ku Liseci merr ujin e pijes. Ne jemi duke e kërkuar, unë e kam kë rkuar nga Kaptazhi e deri tek një kafe këtu në Reçicë, për lumi unë kam ardhur dje. Deri sa ta gjejmë do vazhdojmë ta kërkojmë”, deklaroi Samet Jusufi, vëlla i të zhdukurit.

Në aksionin e kërkimit të të zhdukurit, kufoma e të cili supozohet të ketë mbetur diku në shtratin e jumit, janë përfshirë edhe banorët e fshatit Reçicë si dhe policia e Tetovës, me qentë e trajnuar për kërkime.

“Nuk e dimë ku është i humbur, nuk dimë asgjë. Këtu jep sinjal qeni, më tutje nuk dimë gjë. Patjetër me i ndihmue, me kërkimin deri sa ta gjejmë do mundohemi sa të mundemi”.

“Do vazhdojmë, do e kërkojmë sa të kemi mundësi, sepse edhe prej shtetit nuk kemi ndihmë sa duhet, nuk ka makina për ta kërkua personin e humbur”.

“Në këtë vend qeni e tregon që është njeriu i humbur, do e kërkojmë ne sa të mundemi sa të kemi mundësi”.

Rastin e ka konfirmuar edhe sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës.

Futboll: Skënderbeu shkruan historinë

0

Skënderbeu ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Milsamit, duke bërë historinë, pasi në sezonin e ardhshëm, përpos kampionatit shqiptar, korçarët do të luajnë edhe në njërin prej kompeticioneve europiane.

Kampionët e Shqipërisë fillimisht do të luajnë dy ndeshjet e “play-off”-it dhe në rast se kalojnë edhe këtë fazë, atëherë janë në grupet e Championsit, në të kundërtën do të luajnë në grupet e Europa League.

Skënderbeu fitoi me rezultat 2-0 falë golave të Salihit dhe Prognit, nga një për secilin pjesë. Skuadra shqiptare dominoi ndeshjen, duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë, pasi miqtë mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën 14, pasi Androniç shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj Eskardinjës, që detyroi gjyqtarin t’i tregonte të kuqin.

Korçarët e nisën vrullshëm ndeshjen, duke rrezikuar me Salihin që për pak sa nuk shënoi me kokë. Megjithatë, goli nuk vonoi shumë, pasi sulmuesi i Kombëtares u gjend më së miri pas një aksioni që nisi nga e majta për korçarët, duke çuar topin në rrjetë në të 16-n.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, një gabim i Vangjelit bëri që Belaku i Milsamit të dalë i vetëm përballë Shehit, i cili bën një pritje spektakolare për të ruajtur epërsinë minimale.

Pjesa e dytë nis me një gjysmë rasti të korçarëve, por në minutën e 55 Skënderbeu siguron fitoren. Vangjeli jep një pasim perfekt nga krahu i djathtë për Prognin që del i vetëm përballë portierit dhe godet fort me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.

Salihi do të rrezikonte edhe një herë në vazhdim të ndeshjes, por shtylla i mohoi golin e dytë personal dhe të tretin për Skënderbeun.

Perëndim dielli në Ksamil(Foto)

0

“Nuk ka nevojë për fotoshop. Një perëndim të diellit e shijon në bregdetin shqiptar”, na porosit Oranews dhena përkujton bukuritë e bregdetit tonë me këto fotografi nga Ksamili…

 

 

Moti: Me vranësira kalimtare

0

Neser moti ne vendin to ne do të shoqërohet me vranësira kalimtare te cilat gjate dites vende – vende do te shoqerohen me riga të izoluara shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 17-19gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor dhe veriperindimor me shpejtësi 1-8m/s.

Sipas parashikimeve te Institutit Hidrometeorlogjik te Kosoves, nga e premtja deri të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të jetë mbi vlerat e normales deri në
fundjavë duke krijuar kushte që të kemi nje mot stabil.

Mot i nxehte dhe me vlera të larta të temperaturave do të të mbajë në gjithë territorin shqiptar. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 19 gradë në Kukës deri 27 gradë në Sarandë, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32 gradë në Korçë deri 39 gradë në Gjirokastër, Do të fryjë erë nga drejtimi veriperendimor me shpejtësi 2-9m/s.

Server: Specialja mund të dështojë si misionet e tjera !

0

Pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të gjykatës speciale në Kosovë, analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kjo gjykatë po themelohet pas dështimit të misionit të EULEX-it në vend.

Ai ka thë në pë rmes një postimi në rrjetet sociale se ka rrezik të dështojë edhe kjo gjykatë pasi që , sipas tij, provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë fer dhe i drejtë.

“Kuvendi i Kosovës ka aprovuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të gjykatës speciale ndërkombëtare, e cila do të vendoset jashtë këtij shteti të vogël, për t’i trajtuar rastet që datojnë nga fundi i luftës në Kosovë dhe mund të përfshijë disa krime të kryera në Shqipëri. Është e qartë se gjykata do të marrë vite për ta shpallur ndonjë vendim. Hashim Thaçit, i cili është përfolur në disa prej rasteve, iu desh kurajë t’i siguronte votat e deputetëve të partisë së tij për t’i arritur dy të tretat në Kuvend”, ka shkruar Serw er.

Sipas tij, aprovimi i amendamenteve të kushtetutës pati dështuar javë më parë për shkak të disa entuziastëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cië t pretendojnë se kjo gjykatë e njollos legjitimitetin e luftës së tyre për liri dhe sovranitetin të shtetit që e kanë krijuar.

“Komuniteti ndërkombëtar i pa gjërat ndryshe. Miqtë e Kosovës në Washington dhe në Bruksel mund të kenë pasur më shumë dëshirë që këto raste të trajtohen nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Por, Kosova është shumë e vogël dhe e ndërlidhur përbrenda që të mund të trajtojë raste të tilla, të cilat kërkojnë mbrojtje absolute të dëshmitarëve. Sidoqoftë, nuk do të ishte e mundur që gjykatat në Kosovë të merren me këto krime të cilat sipas provave kanë ndodhur në Shqipëri, duke përfshirë këtu vrasje dhe trafikim të organeve”, ka shkruar tutje Serwer.

Ai ka vlerësuar se Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është dëshmuar të jetë edhe vetë i korruptuar dhe incompetent, kurse Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, nuk ka qenë fare më i mirë në trajtimin e këtyre rasteve.

“Frika ime e vetme për këtë Gjykatë të re, krijimi i të cilës duhet llogaritur si një hap i madh përpara, është se ajo mund të dështojë njësoj si misionet e tjera ndërkombëtare. Sjellja e njerëzve para gjykatës për t’u përgjigjur për krime të para 15 e 16 viteve është sfiduese. Dëshmitë zhduken ose shkatërrohen, dëshmitarët më nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet të dëshmojnë, kujtimet zbehen. Dyshimet për trafikim organesh do të jenë veçanërisht të vështira të dëshmohen. Ndoshta sfida e vetme e madhe për Kosovën do të jetë frikësimi: Unë nuk do të doja të jetoj në një vend me më pak se dy milionë njerëz ku pjesa më e madhe e tyre do të më quanin tradhtar. Të dëshmosh në këtë gjykatë nënkupton një jetë të tërë në ekzil në programe për mbrojtjen e dëshmitarëve të shteteve të tjera”, ka theksuar Serwer.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet t’i kuptojnë përgjegjësitë e mëdha që i kanë marrë me krijimin e kësaj gjykate special, gjykimin e rasteve të vjetra, me dëshmi dhe prova të vjetra, duke u munduar të sigurohet proces transparent dhe njëkohësisht të binden të gjitha palët që procesi është i drejtë dhe i pandikuar, duke shmangur prishjen e reputacionit pa prova të forta dhe duke marrë përgjegjësinë në mënyrë që të shmanget dëmtimi i personave të pafajshëm.

Sheshel djeg flamurin kroat para ambasadës kroate në Beograd

0

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel dhe anëtarë të partisë së tij, kanë djegur sot flamurin e Kroacisë para Ambasadës kroate në Beograd gjatë një proteste që ata organizuan për të shënuar përvjetorin e 20-të të operacionit katër-ditor të Kroacisë “Shtrëngata”.

Ndërkaq dje, Kroacia parakaloi me artilerinë ushtarake dhe valoi flamujt për të shënuar 20 vjetorin e pavarësisë nga Serbia, ndërsa kjo e fundit e quajti këtë ngjarje si “spastrimin më të madh etnik që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, kritikoi politikanët serbë dhe i këshilloi ata që “të shkunden nga mitet, gënjeshtrat dhe mashtrimet”.

“Kur politikanët serbë deklarojnë sot se me operacionin ‘Shtrengata’ (Oluja) është kryer gjenocid ndaj serbëve dhe e krahasojnë atë me gjenocidin në Srebrenicë, unë u them: Zotërinj, shkunduni nga mitet, gënjeshtrat dhe mashtrimet; kthehuni kah e ardhmja evropiane. Kroacia nuk është armik i Serbisë dhe mos mbillni fara të reja të këqija”, ka thënë Grabar Kitaroviq.

SHBA-të hoqën emrin e Rrahim Ademit nga lista e zezë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot, në 20-vjetorin e operacionit ushtarak “Stuhia”, simbolikisht nga lista e zezë kanë hequr emrin e gjeneralit kroat Rrahim Ademit, lajmëroi televizioni shtetëror kroat HRT.

Ademi në listë ka qenë 10 vjet, gjatë të cilave të gjithë personave juridikë dhe fizikë amerikanë u ishte ndaluar zhvillimi i marrëdhënieve afariste me të.

Në vitin 2008 Ademi u lirua nga të gjitha akuzat për krime lufte gjatë luftës kundër agresorit serb në Kroaci.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që u hoqa nga ajo listë e zezë. Përndryshe, sikur të kishte drejtësi, kurrë as që do të gjendesha në të”, ka deklaruar Ademi, të cilit tani i është zhbllokuar tërë prona.

Rrahim Ademi, i cili është me origjinë nga Kosova, si epror i armatës jugosllave, ka shërbyer në Rogoznicë afër Shibenikut, në mënyrë që në verën e vitit 1991 ta braktisë APJ-në dhe t’i bashkëngjitet gardës çlirimtare kroate.

Ka marrë pjesë në të gjitha aksionet e rëndësishme të ushtrisë kroate gjatë luftës në atë vend.