Server: Specialja mund të dështojë si misionet e tjera !

TË FUNDIT

Pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të gjykatës speciale në Kosovë, analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kjo gjykatë po themelohet pas dështimit të misionit të EULEX-it në vend.

Ai ka thë në pë rmes një postimi në rrjetet sociale se ka rrezik të dështojë edhe kjo gjykatë pasi që , sipas tij, provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë fer dhe i drejtë.

“Kuvendi i Kosovës ka aprovuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të gjykatës speciale ndërkombëtare, e cila do të vendoset jashtë këtij shteti të vogël, për t’i trajtuar rastet që datojnë nga fundi i luftës në Kosovë dhe mund të përfshijë disa krime të kryera në Shqipëri. Është e qartë se gjykata do të marrë vite për ta shpallur ndonjë vendim. Hashim Thaçit, i cili është përfolur në disa prej rasteve, iu desh kurajë t’i siguronte votat e deputetëve të partisë së tij për t’i arritur dy të tretat në Kuvend”, ka shkruar Serw er.

Sipas tij, aprovimi i amendamenteve të kushtetutës pati dështuar javë më parë për shkak të disa entuziastëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cië t pretendojnë se kjo gjykatë e njollos legjitimitetin e luftës së tyre për liri dhe sovranitetin të shtetit që e kanë krijuar.

“Komuniteti ndërkombëtar i pa gjërat ndryshe. Miqtë e Kosovës në Washington dhe në Bruksel mund të kenë pasur më shumë dëshirë që këto raste të trajtohen nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Por, Kosova është shumë e vogël dhe e ndërlidhur përbrenda që të mund të trajtojë raste të tilla, të cilat kërkojnë mbrojtje absolute të dëshmitarëve. Sidoqoftë, nuk do të ishte e mundur që gjykatat në Kosovë të merren me këto krime të cilat sipas provave kanë ndodhur në Shqipëri, duke përfshirë këtu vrasje dhe trafikim të organeve”, ka shkruar tutje Serwer.

Ai ka vlerësuar se Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është dëshmuar të jetë edhe vetë i korruptuar dhe incompetent, kurse Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, nuk ka qenë fare më i mirë në trajtimin e këtyre rasteve.

“Frika ime e vetme për këtë Gjykatë të re, krijimi i të cilës duhet llogaritur si një hap i madh përpara, është se ajo mund të dështojë njësoj si misionet e tjera ndërkombëtare. Sjellja e njerëzve para gjykatës për t’u përgjigjur për krime të para 15 e 16 viteve është sfiduese. Dëshmitë zhduken ose shkatërrohen, dëshmitarët më nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet të dëshmojnë, kujtimet zbehen. Dyshimet për trafikim organesh do të jenë veçanërisht të vështira të dëshmohen. Ndoshta sfida e vetme e madhe për Kosovën do të jetë frikësimi: Unë nuk do të doja të jetoj në një vend me më pak se dy milionë njerëz ku pjesa më e madhe e tyre do të më quanin tradhtar. Të dëshmosh në këtë gjykatë nënkupton një jetë të tërë në ekzil në programe për mbrojtjen e dëshmitarëve të shteteve të tjera”, ka theksuar Serwer.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet t’i kuptojnë përgjegjësitë e mëdha që i kanë marrë me krijimin e kësaj gjykate special, gjykimin e rasteve të vjetra, me dëshmi dhe prova të vjetra, duke u munduar të sigurohet proces transparent dhe njëkohësisht të binden të gjitha palët që procesi është i drejtë dhe i pandikuar, duke shmangur prishjen e reputacionit pa prova të forta dhe duke marrë përgjegjësinë në mënyrë që të shmanget dëmtimi i personave të pafajshëm.