Asgjësohen 2342 rrënjë kanabis në Shkodër

0

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar gjatë operacioneve të ditës së djeshme në Shkodër dhe Malësi të Mdhe 2342 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në fshatin Kroni i Madh në Shkodër, në vendin e quajtur Mellagë, janë gjetur dhe asgjësuar me djegie 1047 rrënjë kanabis; në fshatin Barcoll të Shkodrës, në vendin e quajtur Kroni i Kuq, janë gjetur dhe asgjësuar 12 parcela me 813 rrënjë kanabis; në fshatin Mes Myslym të Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 120 rrënjë kanabis.

Gjatë operacionit në Malësinë e Madhe, në vendin e quajtur Bjeshkët e Dragonit, në fshatin Xhaj, janë gjetur dhe asgjësuar dy parcela me 363 rrënjë kanabis.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve

​Hyn në banesë, vjedhë dy telefona dhe rrahë dy gra

0

Një person ka hyrë të mërkurën pas mesnate në një banesë në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren dhe nga aty ka vjedhur dy telefona celularë: një ‘iPhone 5’ dhe një ‘Samsung Galaxy 3’. Por, hajnit i kishte dalë pak problem përderisa kryente vjedhjen.

Ai, ishte kundërshtuar nga dy gra, banore të asaj banese.

Sipas viktimave, siç edhe raporton policia, i dyshuari i njohur për ta, me vete kishte pasur një shkop bejsbolli por nuk e kishte përdorur, ngase viktimat i kishte rrahur me shpulla.

Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari u kishte kërkuar 600 euro nëse donin t’i merrnin telefonat.

Pas pranimit të informacionit nga policia, është formuar grupi hetimor i cili ka arritur që në orët e pasdites ta arrestojë Pashk Th. i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.

Telefonat u janë kthyer pronarëve ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit ndalet nën masën e arrestit.

Zyrtare, Shqipëria e 22-ta në renditjen e FIFA-s

0

Nuk është më një hamendësim. Kombëtarja kuqezi ka kapërcyer 14 vende në renditjen mujore të FIFA-s dhe tashmë ndodhet në vendin e 22-të.
Kuqezinjtë kanë lënë pas përfaqësuese me emër, si Franca, pikërisht kundërshtari që mundëm në miqësoren e fundit, një fitore që na ngjiti në mesin e më të mirave për këtë muaj.

Hiroshimë, përkujtohet 70-vjetori i bombës atomike

0

Banorët e qytetit japonez Hiroshimë po përkujtojnë 70-vjetorin e bombës së parë atomike që është lëshuar ndonjëherë nga SHBA-të.
Në ceremoninë kryesore në parkun memorial në Hiroshima ka marrë pjesë edhe kryeministri Shinzo Abe, ndërsa mijëra fenerë janë lëshuar mbi lumin Motoyasu në këtë qytet.
Kryeministri Abe bëri thirrje për një botë pa armë bërthamore, duke thënë se bomba në Hiroshima nuk shkaktoi vetëm vdekjen e mijëra vetave, por solli edhe vuajtje tek të mbijetuarit.
“Sot Hiroshima është ringjallur. Është bërë një qytet i kulturës dhe i prosperitetit. 70 vjet pas ngjarjes më duhet të ritheksoj nevojën për një botë në paqe, pa armë bërthamore”, u shpreh Abe.
Në ceremoni, përpos kryeministrit Abe dhe kryetarit të Bashkisë së Hiroshimës, Kazumi Matusi, ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në këtë shtet, Karolin Kenedi.

Më 6 gusht 1945, saktësisht në ora 08:10, bomba u lëshua mbi qytet, që mori jetën e 70 mijë vetëve, ndërsa mijëra të tjerë vdiqën nga lëndimet dhe rrezet radioaktive pas disa ditësh, javësh dhe muajsh.

download (2) download (3) download (4) download (5)

Vdes aksionerja kryesore e gjigandit BMW

0

Sipërmarrësja dhe aksionerja më e madhe e gjigandit të makinave BMW, Johanna Quandt, vdiq të hënën në mbrëmje në moshën 89- vjeçare.

Një zëdhënës i familjes tha se ajo ndërroi jetë në banesën e tyre në Bad Homburg.
Në vitet ’50, ajo u njoh me sipërmarrësin Herbert Quandt, me të cilin u martua në vitin 1960.

Pas vdekjes së tij në vitin 1982, ajo mori përsipër të drejtojë punët e kompanive.

Mandatin si drejtuese e këshillit mbikëqyrës e ushtroi deri në vitin 1997, përpara se t’ua kalonte përgjegjësinë fëmijëve, Susanne Klatten dhe Stefan Quandt.
Ajo kishte ngritur një fondacion dhe kishte dhuruar miliona për projekte mjekësore.

Quandt ishte gruaja e dytë më e pasur në Gjermani.

Së bashku me familjen ata kanë një pasuri prej 30 miliardë euro.
Së bashku me fëmijët kontrollojnë 47 përqind të BMW-së.

Ata kanë në pronësi edhe firma të tjera, mes tyre gjigandin kimik Altana, SGL Carbon, Nordex, etj.

Sulm vetëvrasës në Afganistan, 6 të vdekur

0

Një sulm vetëvrasës në një bazë të forcave speciale në lindje të Afganistanit ka vrarë së paku tre ushtarë dhe tre civilë. Shpërthimi në kryeqytetin e provincës Logar, Pol-e Alam, po ashtu ka plagosur dhjetëra të tjerë dhe ka dëmtuar objektet ushtarake. Guvernatori i Logarit, Alem Fedai tha se sulmi ka qenw masiv dhe është kryer me një kamion të vogël.
Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë./21Media

Halilovic drejt huazimit

0

Barcelona raportohet se ka vendosur ta huazojë talentin kroat, Alen Halilovic.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘Mundo Deportivo’, Barcelona do ta largojë yllin i ri kroat në formë huazimi.
19-vjeçari dhe agjenti i tij, Zoran Stojadinovic, kanë takuar drejtuesit e ekipit katalunas dhe kanë arritur në përfundim se Halilovic duhet të lë ekipin Barcelona B dhe të huazohet te një ekip ku mund të zhvillohet më shumë.
Evertoni dhe West Hami janë ekipet të cilat tashmë kanë shprehur interes për lojtarin, por Barcelona dëshiron që Halilovic të huazohet te një ekip i cili ka stil të lojës të ngjashëm me ata.

Policia vazhdon apelin: Kujdes në trafik,dhe mos gjuani me armë

0

Policia e Kosovës (PK) me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në vend, ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor si dhe me qëllim të parandalimit të përdorimit të armëve të zjarrit, gjatë sezonit veror do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në gjithë territorin e vendit, për të krijuar një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët .
Kjo dëshmohet me angazhimin e Policisë mbi arrestimin e 24 personave gjatë 24 orëve të fundit, si të dyshuar të involvuar në vepra të ndryshme penale, si dhe shqiptimi i 989 gjobave për kundërvajtësit ne trafik, me qellim te ngritjes se nivelit te sigurisë ne trafik. Edhe pse statistikat krahasuese janar korrik 2014 me 2015 tregojn rënie te aksidenteve me fatalitet, PK mbetet e përkushtuar ne marrjen e veprimeve policore qe te kemi edhe me shume rezultate dhe me pak aksidente ne trafik,thuhet në komunikatën e policisë.

Prishtinë: Gjendet një i vdekur

0

Një person mashkull 79 vjeçar është gjetur i vdekur mu në mes të rrugës “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Policia, siç edhe konfirmon zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë se e kanë marrë informatën rreth orës 06:15 në mëngjesin e sotëm.
Ahmeti, tha se personi është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Pas hetimeve të para që ka bërë policia e Kosovës, dyshohet se është vdekje natyrale.

Haradinaj, letër krerëve shtetëror në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

0

Kryetari i AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës,Ramush Haradinaj, u ka shkruar letër përfaqësuesve më të lartë shtetëror e institucionalë dhe u ka kërkuar atyre pezullimin e nismës për marrëveshjen mbi kufirin Kosovë-Mali I zi, me arsyetimin se ky proces është korruptuar.

unnamed (2)

 

unnamed (1)