Vdes aksionerja kryesore e gjigandit BMW

TË FUNDIT

Sipërmarrësja dhe aksionerja më e madhe e gjigandit të makinave BMW, Johanna Quandt, vdiq të hënën në mbrëmje në moshën 89- vjeçare.

Një zëdhënës i familjes tha se ajo ndërroi jetë në banesën e tyre në Bad Homburg.
Në vitet ’50, ajo u njoh me sipërmarrësin Herbert Quandt, me të cilin u martua në vitin 1960.

Pas vdekjes së tij në vitin 1982, ajo mori përsipër të drejtojë punët e kompanive.

Mandatin si drejtuese e këshillit mbikëqyrës e ushtroi deri në vitin 1997, përpara se t’ua kalonte përgjegjësinë fëmijëve, Susanne Klatten dhe Stefan Quandt.
Ajo kishte ngritur një fondacion dhe kishte dhuruar miliona për projekte mjekësore.

Quandt ishte gruaja e dytë më e pasur në Gjermani.

Së bashku me familjen ata kanë një pasuri prej 30 miliardë euro.
Së bashku me fëmijët kontrollojnë 47 përqind të BMW-së.

Ata kanë në pronësi edhe firma të tjera, mes tyre gjigandin kimik Altana, SGL Carbon, Nordex, etj.