Bajrami: 211 kompani kanë investuar në Kosovë këtë vit

0

Në konferencë e kabinetit qeveritar ministrja e Tregtisë dhe Indutrisë, Hykmete Bajrami dha më shumë detaje rreth investimeve të bëra , ndrërsa tha ajo se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tani ka 211 kompani që kanë investuar, ku 80 janë me pronarë të huaj.

“Ne i kemi 158 milion investime për 5 mujorin e parë të këtij viti, e 211 kompani në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku vetëm 80 kompani janë me pronarë të huaj”, tha ministrja Bajrami

Nuk duan të besojnë se janë mbetjet e MH370(Foto)

0

Tashmë po shtohen zërat se mbetjet e gjetura në një ishull pranë Afrikës i përkasin avionit të zhdukur MH370.
Avioni u zhduk marsin e shkuar, ndërsa prej atëherë ka pasur spekulime për fatin e tij.

Hetuesit francezë, por edhe kryeministri australian thonë se janë pranë zbulimit edhe të shkakut të rrëzimit të avionit.
Ndërkohë familjarët e viktimave nuk duan të besojnë se mbetjet e gjetura në ishullin Reunion janë të avionit.

Avioni u zhduk më 8 mars me 239 pasagjerë në bord.
Avioni i Malaysia Airlines po fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Supported by friends and family, she spoke to reporters outside the Malaysia Airlines office in Beijing

Zhang Meiling, whose daughter and son-in-law were aboard the flight, cries as she waves a placard reading: 'Mum is always here waiting for you, never will give up'

Bao Lanfang (pictured), distrustful of how Malaysia has handled the tragedy, claimed 'everyone has been lying to us'

A plainclothes police officers attempts to make Zhang Yongli leave the area. Mr Zhang's daughter was aboard MH370 when it vanished in March last year

Investigators carry the fragment of wing from the beach on Reunion Island in the Indian Ocean. It has now been confirmed it was from the missing MH370

'Greqisë i duhet qeveri e unitetit kombëtar'

0

Në rast se do të mbahen zgjedhje në Greqi, asnjëra nga partitë politike nuk do të fitojë numrin e nevojshëm të votave për të krijuar vetë qeverinë, deklaroi Dora Bakoyannis, deputete e Demokracisë së Re opozitare dhe ish-shefe e diplomacisë greke.

“Zgjedhja e drejtë për Tsiprasin do të ishte që të nisë formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, e cila de fakto do të qeverisë edhe dy vjet, por më e besueshme është se ai do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për t’i zgjidhur problemet e brendshme në (partinë e tij) SIRIZA”, tha Bakoyannis.

Ajo tërhoqi vërejtjen se zgjedhjet e reja do të jenë me kosto shumë të lartë për vendin dhe se për këtë përgjegjësi do të mbajë vetëm qeveria e tashme.

​Synon fluturimin në hapësirë, por së pari vjen në DOKU:TECH në Kosovë

0

Gruaja më me ndikim në botë në industrinë e teknologjisë, Esther Dyson pas pak ditësh vjen në Kosovë. Kështu e quajti “The New York Times” edhe pse ajo vetë pëlqen të minimizojë rolin e saj në këtë fushë.

Më 9 gusht ajo do të jetë në Prizren, në DOKU:TECH, ku do të shpjegojë gjithçka rreth punës që ajo bënë në këtë fushë.

Dyson, një ish-gazetare dhe analiste e teknologjisë në “Wall Stret”, është filantrope dhe udhëheqëse e EDventure Holdings, si dhe është ndërmarrëse dhe investuese që kontrakton në tregjet dhe teknologji në zhvillim e sipër.

Interesat e saj përfshijnë teknologjinë informative, kujdesin shëndetësor, aviacionin privat dhe udhëtimet hapësinore. Pikërisht për këto do të tregojë se si bëhen në mënyrën më të mirë.

Tani ajo ka një qëllim, t’i mësojë njerëzit të jetojnë shëndetshëm dhe synon fluturimin në hapësirë. Ajo është trajnuar për kozmonaute.

Në DOKU:TECH “vizionarja digjitale” siç e quajnë të gjithë, ka shumëçka t’ju mësojë për teknologjinë, ngase është nxitëse e disa emrave të mëdhenj të teknologjisë d he pasurimit nga ky proces.

Ajo vetë ka deklaruar se ka shumë gra “të tmerrshme” që merren me teknologjinë, duke aluduar tek koleget e saj sa i përket kësaj fushe.

Dyson veç tjerash është investitore dhe anëtare e bordit në shumë kompani të njohura si Square, Evernote, 23andMe, Meetup, XCOR Aerospace, Yandex, Flickr dhe shumë të tjera.

64-vjeçarja, që pak kush e ka fatin ta dëgjojë se si ka arritur deri këto, ka pranuar të jetë në Kosovë, e pritet të shpjegojë edhe pse pranoi të vinte.

Sot Esther Dyson investon në bizneset e reja dhe është një nga gratë e pakta në këtë fushë. Sipas një studimi të kryer në vitin 2011, vetëm 11 për qind e investuesve janë femra.

DOKU:TECH është konferenca më e madhe rreth teknologjisë që mbahet në Kosovë dhe ka lindur si rrjedhojë e bashkëpunimit mes IPKO Foundation, Dokufest dhe SHARE Foundation dhe tashmë në edicionin e dytë të organizimit bën zyrtarisht prezantimin e disa prej folësve kryesorë që janë liderë botëror në teknologji.

​Mustafa: Investimet u rritën për 158 milionë Euro (Video)

0

Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se në Kosovë janë rritur investimet për 158 milion euro.
“Më shumë rritje ka pasur për pesë muaj se sa vitin e kaluar”, tha Mustafa në një konferencë për media gjatë prezantimit të të arriturave të Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe investimet e huaja.

Mustafa bëri me dije se edhe Fondi për Zhvillim Ekonomik do të funksionalizohet nga 1 janari.

Gjatë kësaj konference Mustafa tha se Qeveria ka si synim kryesor këtë vit rritjen e prodhimtarisë vendore dhe rritje të investimeve të huaja.

Për këtë të fundit sipas kryeministrit do të procedohet shumë shpejt edhe projektligji për investime strategjike që jep mundësi të ketë kontakte direkte Qeverisë me investitorët.

Fillojnë xhirimet e filmit “Histori Maje Kulmi”

0

Dy shpirtra të vetmuar Lumi dhe Yllka takohen në kulmin e një ndërtese të lartë ne Prishtinë. Lumi don t’i vrasë të gjitha sorrat, të cilat i fajson për humbjen e familjes në aksident komunikacioni. Yllka një vajzë e re e cila poashtu është në kërkim të djalit të saj të adaptuar prej të cilit kishte hequr dorë qe nga lindja e tij 5 vite më herët. Bëjnë marrëveshje të ndihmojnë njëri tjetrin, t’i vrasin sorrat dhe të kidnapojnë djalin e Yllkës.

Kjo është storja e filmit të metrazhit të gjatë “Histori Maje Kulmi” me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela që fillon xhirimet me datë 07.08.2015 në Prishtinë. Xhirimet do të zgjasin një muaj ndërsa premiera pritet të jetë vitin e ardhshëm.

Në rolet kryesore janë aktorët Xhevdet Doda dhe Mona Mustafa.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Frame Production’ me pro, Mbeshtetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Reali largon Coentraon e Arbeloan

0

Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez, kishte deklaruar pak dite me pare se asnjë futbollist nuk do të largohet nga ekipi gjatë merkatos se verës.

Por, si duket kjo deklaratë ka qenë vetëm sa për t’i qetësuar tifozët, pasi nga klubi madrilen pritet të largohen dy lojtarë.

Behet fjale për Fabio Coentraon dhe Alvaro Arbeloa. Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, i pari po kërkohet nga Roma, ndërsa i dyti është duke diskutuar për një transferte te mundshme në kampionatin amerikano-verior te futbollit, MLS.

OBSH, gati 3 milion irakianë pa kujdes shëndetësor

0

Programet shëndetësore në Irak janë duke u përballur me shkurtime drastike për shkak të mungesës së fondeve, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas saj, gati tre milionë njerëz nuk do të kenë qasje në shërbimet e nevojshme, pasi 84 për qind e programeve shëndetësore, të financuara nga donatorët, janë mbyllur muajin e kaluar.
Lajmi vjen në kohën kur Iraku po përballet me pasoja të vapës ekstreme, e cila ka sjellë temperatura deri në 50 gradë Celsius.
Situatë më e vështirë paraqitet për një milion fëmijë irakianë që jetojnë në kampet e refugjatëve.

Në fushën e teknologjisë prinë Bill Gejts për nga pasuria

0

Themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gejts është biznesmeni i pasur në botë në fushën e teknologjisë informatike, njoftoi “Forbes”.
Revista thekson se në vitin 2015 në mesin e njëqind biznesmenëve më të pasur në sektorin e teknologjive të larta ka 51 amerikanë, 33 përfaqësues të rajonit të Aziatiko-paqësor, tetë evropianë, dy izraelitë dhe një nga jugoameirkan. Dyzet prej tyre jetojnë dhe punojnë në Kalifiorni.
Pasuria e Gejts këtë vit vlerësohet në 79,6 miliarda dollarë, dhe 13 për qind prej tyre janë investuar në aksione në “Microsoft”.
Në vendin e dytë është themeluesi i “Orakal”, Lari Ellison me 50 miliardë dollarë, ndërsa i treti është themeluesi i gjigantit amerikan për Internet tregti “Amazon”, Jef Bezos. Nga fillimi i vitit, “Amazon”, shënon rritje ndërsa pasuria e Bezos u rrit për 13 miliardë dhe arrin 47,8 miliarda dollarë.
Në vendin e katërt është themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg – 41,1 miliardë dollarë, pastaj vijojnë themeluesi i “Google” Lari Pejxh (33,4 miliardë dollarë) dhe Sergej Birn (33,4 miliard dollarë).
Në vendin e shtatë është themelues i platformës për internet tregti “Alibaba” Xhak Ma pasuria e të cilit është vlerësuar në 23,2 miliardë dollarë, me ç’ka është një nga dhjetë kinezët më të pasur.
E veja e themeluesit të “Apple”, Stiv Xhobs, Loren Pauel Xhobs është në vendi i nëntë me 19,4 miliardë dollarë dhe është një nga shtatë gratë më të pasura në listën e “Forbes”.
Mosha mesatare e njëqind më të pasurve në sektorin e teknologjive informatike është 53 vjeç, që është dhjetë vjet më pak se mosha mesatare e lartë njëqind njerëzve më të pasur. Më i riu nga njëqind biznesmenëve në sektorin e IT është 25-vjeçari Evan Shpigel, themelues i aplikimit celular “Snapchat” dhe pasuria e tij vlerësohet në 2.1 miliardë dollarë. Më i moshuar është themeluesi 86-vjeçar i “Intel” Gordon Mur gjashtë milliardë.
“Forbes”, thekson 94 nga njëqind miliarderët në IT sektorin ka fituar pasuri duke nisur nga zeroja.

“Fantastic Four” që nga sot në Kinemanë ABC

0

Filmi vjen në ora 22:00 sonte, në formatin 3D, dhe vazhdon cdo natë në të njëjtin termin. Regjisor i filmit është Josh Trank.
Katër të mrekullueshmit, përtëritje e stripave te Marrvellit, ka të bëjë me katër të rinj, të cilët barten me rreze në një univers të rrezikshëm. Atje, forma e tyre fizike ndryshohet në mënyrë drastike. Personazhet duhet të mësojnë të jetojnë me këto rrethane të reja dhe të mundohen ta shpëtojnë tokën nga një mik i vjetër që tani është bërë armik.
Historia e tillë vjen në filmin “Fantastic Four”, i cili që nga sot do të shfaqet në Kinemanë ABC në kryeqytet. Në rolet kryesore në film luajnë Miles Teller, Michael B. Jordan, Kate Mara, Jamie Bell, Toby Kebbell e aktorë të tjerë.
Filmi vjen në ora 22:00 sonte, në formatin 3D, dhe vazhdon cdo natë në të njëjtin termin. Regjisor i filmit është Josh Trank.