Në fushën e teknologjisë prinë Bill Gejts për nga pasuria

TË FUNDIT

Themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gejts është biznesmeni i pasur në botë në fushën e teknologjisë informatike, njoftoi “Forbes”.
Revista thekson se në vitin 2015 në mesin e njëqind biznesmenëve më të pasur në sektorin e teknologjive të larta ka 51 amerikanë, 33 përfaqësues të rajonit të Aziatiko-paqësor, tetë evropianë, dy izraelitë dhe një nga jugoameirkan. Dyzet prej tyre jetojnë dhe punojnë në Kalifiorni.
Pasuria e Gejts këtë vit vlerësohet në 79,6 miliarda dollarë, dhe 13 për qind prej tyre janë investuar në aksione në “Microsoft”.
Në vendin e dytë është themeluesi i “Orakal”, Lari Ellison me 50 miliardë dollarë, ndërsa i treti është themeluesi i gjigantit amerikan për Internet tregti “Amazon”, Jef Bezos. Nga fillimi i vitit, “Amazon”, shënon rritje ndërsa pasuria e Bezos u rrit për 13 miliardë dhe arrin 47,8 miliarda dollarë.
Në vendin e katërt është themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg – 41,1 miliardë dollarë, pastaj vijojnë themeluesi i “Google” Lari Pejxh (33,4 miliardë dollarë) dhe Sergej Birn (33,4 miliard dollarë).
Në vendin e shtatë është themelues i platformës për internet tregti “Alibaba” Xhak Ma pasuria e të cilit është vlerësuar në 23,2 miliardë dollarë, me ç’ka është një nga dhjetë kinezët më të pasur.
E veja e themeluesit të “Apple”, Stiv Xhobs, Loren Pauel Xhobs është në vendi i nëntë me 19,4 miliardë dollarë dhe është një nga shtatë gratë më të pasura në listën e “Forbes”.
Mosha mesatare e njëqind më të pasurve në sektorin e teknologjive informatike është 53 vjeç, që është dhjetë vjet më pak se mosha mesatare e lartë njëqind njerëzve më të pasur. Më i riu nga njëqind biznesmenëve në sektorin e IT është 25-vjeçari Evan Shpigel, themelues i aplikimit celular “Snapchat” dhe pasuria e tij vlerësohet në 2.1 miliardë dollarë. Më i moshuar është themeluesi 86-vjeçar i “Intel” Gordon Mur gjashtë milliardë.
“Forbes”, thekson 94 nga njëqind miliarderët në IT sektorin ka fituar pasuri duke nisur nga zeroja.