Tashmë po shtohen zërat se mbetjet e gjetura në një ishull pranë Afrikës i përkasin avionit të zhdukur MH370.
Avioni u zhduk marsin e shkuar, ndërsa prej atëherë ka pasur spekulime për fatin e tij.
Hetuesit francezë, por edhe kryeministri australian thonë se janë pranë zbulimit edhe të shkakut të rrëzimit të avionit.
Ndërkohë familjarët e viktimave nuk duan të besojnë se mbetjet e gjetura në ishullin Reunion janë të avionit.
Avioni u zhduk më 8 mars me 239 pasagjerë në bord.
Avioni i Malaysia Airlines po fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.





