Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez, kishte deklaruar pak dite me pare se asnjë futbollist nuk do të largohet nga ekipi gjatë merkatos se verës.
Por, si duket kjo deklaratë ka qenë vetëm sa për t’i qetësuar tifozët, pasi nga klubi madrilen pritet të largohen dy lojtarë.
Behet fjale për Fabio Coentraon dhe Alvaro Arbeloa. Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, i pari po kërkohet nga Roma, ndërsa i dyti është duke diskutuar për një transferte te mundshme në kampionatin amerikano-verior te futbollit, MLS.
