Rrëzohet helikopteri ushtarak,17 të vdekur

0

Në qytetin Zabul në jug të Afganistanit rrëzohet një helikopter i ushtrisë afgane, sipas zyrtarit të ushtrisë në aksident humbin jetën 17 persona ku 12 prej tyre janë ushtarë.
Ahmet Pamiri, zyrtari i ushtrisë në qytetin Zabul në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në orët e drekës ditës së sotme një helikopter ushtrak është rrëzuar në rajonin Nev Bahar të qytetit.

Pamir i cili ka njoftuar se helikopteri është rrëzuar për arsye teknike ka thënë gjithashtu se në vendngjarje është dërguar një ekip i shpëtimit dhe se numri i të vdekurve në aksident është ende i pa-përcaktuar.

Ndërsa një zyrtar tjetër i ushtrisë i cili dëshiron të mbetet anonim ka njoftuar se në aksidentin e helikopterit të rrëzuar në qytetin Zabul kanë humbur jetën 17 persona ku 12 prej tyre janë ushtarë. Ndërsa ministria e mbrojtjes afgane ka konfirmuar rrëzimin e helikopterit por në lidhje me ngjarjen nuk ka dhënë më shumë detaje.

Nga ana tjetër Kari Jusuf Ahmadi një nga zëdhënësit e Talebanëve në një deklaratë me shkirm ka pretenduar se kanë goditur me raketë një helikopter të ushtrisë afgane dhe se në ngjarje kenë humbur jetën 25 ushtarë afganë.

Ështe lansuar promoja e Himnit për Nënën Terezë (VIDEO)

0

Tashmë është lansuar edhe promoja e Himnit për Nënën Terezë, e cila është regjistruar nën interpretimin e sopranos shqiptare, Inva Mula, që do të interpretohet zyrtarisht më 5 shtator në Prishtinë, në Ditën Botërore të Bamirësisë.

Në këtë promo është përfshirë vetë sopranoja, Inva Mula e cila fton të gjithë shqiptarët kudo që janë që të jenë pjesë e këtij manifestimi të madh, që do të interpretohet zyrtarisht më 5 shtator në Prishtinë, në Ditën Botërore të Bamirësisë.

Në Xërxe hapet pika grumbulluese me kapacitet 200 mijë tonësh

0

Rreth 2 mijë fermerë nga mbarë vendi tashmë kanë bërë marrëveshje që produktet bujqësore të tyre t’i dorëzojnë në qendrën grumbulluese ELKOS në Xërxe të Rahovecit.
Kjo u tha sot në një vizitë në “kryeqytetin e bujqësisë”, nga ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe përfaqësuesi i USAID James Hope.

Pronari i “ELKOS Trade Center” Ramiz Kelmendi, njëherësh deputet në Parlamentin e Kosovës tha se kjo qendër grumbulluese ka kapacitet deri në 200 mijë tonë grumbullimi.
Ndërkaq kjo kompani ka filluar marrëveshjen që qendër të tillë grumbullimi të ndërtojë edhe në Shqipëri me kapacitet grumbullues deri në 500 mijë tonë.
Përfaqësuesi i USAID James Hope tha se kjo do t’ua lehtësoj punën fermerëve dhe të ndikojë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e bujqësisë.

Kurse Idriz Vehapi tha se ky investim tregon se ditët e mira të bujqësisë në Kosovë janë duke ardhur.
Kjo po ashtu sipas Vehapit është rast i mirë për rritjen e numrit të punëtorëve.

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi u shpreh i kënaqur me hapjen e njërës prej tri qendrave grumbulluese në Kosovë. Ai, tha se nga kjo do të përfitojnë rreth 2 mijë fermerë nga mbarë vendi.
Për këtë qendër grumbulluese e cila vlerësohet më e mira në rajon Ministria e Bujqësisë ka ndarë rreth 1 milion euro. Donacion për këtë qendër ka ndarë edhe USAID.

Kosova për herë të parë merr pjesë si shtet në aktivitete të UNESCO-s

0

Rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO tani me ka marrë rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet pranimi si shtet anëtar i kësaj organizate mjaft të rëndësishme. Republika e Kosovës nga 18 korriku deri me 01 gusht 2015, ishte pjesëmarrëse në “World Heritage Volunteers”, në Weimar të Gjermanisë.
Përfaqësues i parë nga Kosova ishte Isuf Koci, zyrtar për trashëgimi kulturore në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

World Heritage Volunteers është një iniciativë e cila ka filluar në vitin 2008 dhe mbështetet dhe funksionon në kuadër të UNESCO-së. Qëllimi i kësaj iniciative është që të rinjtë dhe organizatat e ndryshme anekënd botës të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Nga viti 2008 e deri me sot janë realizuar mbi 220 projekte të ndryshme në me shumë se 100 prona të trashëgimisë kulturore botërore, ku kanë marrë pjesë mbi 3.500 vullnetarë nga mbi 45 shtete të botës.

Realizimi i këtyre aktiviteteve bëhet në pronat e trashëgimisë kulturore botërore si dhe në pronat që janë pjese e listës në mbrojtje të përkohshme të UNESCO-s.

Duke pasur parasysh se Kosova ende nuk është pjese e UNESCO-së, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në këto aktivitetet është shenjë që rrugëtimi për anëtarësim është i sigurt dhe shumë afër.

​Ish-luftëtarët e UÇK-së nesër në protestë

0

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojnë protestën nesër. Të lodhur me zvarritjen e procesit të publikimit të listave për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së dhe mos-zbatimin e ligjit për këtë kategori, ata do të dalin nesër prej orës 12:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi. Ai tha se ka një mos-seriozitet nga ana komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit, invalidit, të internuarit dhe pjesëtarit të UÇK-së. Sipas tij, qeveritarët janë duke u munduar që edhe këtë vit ta shtyjnë kështu, pa i përfunduar obligimet.

Protesta është paraparë të zgjatë një orë, megjithatë, Qeriqi tha se varësisht prej vullnetit të protestuesve, ajo mund të zgjasë edhe më shumë. Sipas Qeriqit, protesta do të jetë e qetë.

Ish-luftëtarët e UÇK-së, protestuan edhe ditën e hënë të kësaj jave. Ata qëndruan deri në orët e pasdites para objektit të qeverisë, mirëpo për shkak të motit që u përcjell me shi, ta ndërprenë protestën

Pse gratë jetojnë më gjatë se burrat

0

Ka një arsye pse personi i regjistruar si më i vjetri në botë është grua. Një ide e përgjithshme është se burrat jetojnë më pak sepse kanë punë dhe jetë më stresuese sesa gratë. Por nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ndryshimi mes jetëgjatësisë do të ishte mbyllur tashmë.

Madje mund të thuhet se tashmë gratë kanë më tepër stres mes punëve të shtëpisë dhe punëve jashtë shtëpisë e megjithatë diferenca e jetëgjatësisë është ende e madhe.

Një tjetër hipotezë është se gratë jetojnë më gjatë sepse, ndryshe nga burrat, nuk kanë zakone shumë të këqija si duhanpirja apo teprimi me alkoolin, dhe më së shumti, ushqehen më mirë. Problemi me këtë hipotezë qëndron në faktin se gratë që jetojnë më gjatë, në fakt nuk është se janë më të shëndetshme sesa burrat në të njëjtën moshë me to. Gjithashtu, në shumicën e specieve, femra jeton më gjatë se mashkulli.

Në një studim të publikuar në “Scientific American”, rezultoi se kafshët që jetojnë më gjatë kanë një sistem rikuperimi më të mirë sesa kafshët që jetojnë më pak, si dhe kanë trup më të madh, janë më inteligjente ose kanë disa përshtatje (si për shembull krahë) që i lejojnë t’i shpëtojnë rrezikut. Kjo çon në idenë se fakti që meshkujt jetojnë më pak se femrat, është thjesht për shkak të gjenetikës së tyre.

Studimet laboratorike treguan gjithashtu se tek kafshët femra aftësia rigjeneruese e qelizave është më e mirë se tek meshkujt, por kjo diferencë zhduket nëse atyre u hiqen vezoret. Gjithashtu rezulton se meshkujt e kastruar jetojnë më gjatë se ata jo të tillë.

Një studim i mëparshëm tregoi se meshkujt e kastruar jetonin 14 vjet më shumë se meshkujt e pakastruar.

Gjithashtu në Japoni shkencëtarët krijuan një miushe me material gjenetik nga dy femra dhe pa asnjë material gjenetik nga mashkulli. Këto miushe jetonin tre herë më shumë se miushet normale.

Profesor Kirkud që drejtoi studimin, tha se është e rëndësishme për femrat e të gjitha llojeve që të kenë trupa të shëndetshëm duke qenë se ato sjellin në jetë dhe rrisin brezin tjetër, ndërsa roli riprodhues i mashkullit është më i shkurtër dhe më pak i lidhur me shëndetin e mirë/Shendeti.

Kështu për femrat është e rëndësishme që të kenë një shëndet të mirë për të sjellë në jetë një fëmijë, duke çuar në një jetë më të gjatë. Tek meshkujt kjo nuk është e rëndësishme. Në fakt, niveli i lartë i testosteroneve (i lidhur me fertilitetin) priret të shkurtojë jetëgjatësinë e mashkullit.

Profesor Kirkud thotë se, ndërsa është e vështirë që gjërat të thuhen me siguri të plotë, ai është i bindur se teoria e tij që meshkujt janë gjenetikisht më jetëshkurtër se femrat është në bazë të shpjegimit të jetëgjatësisë së femrave.

12-vjeçarja, lë pas Einstein-in në IQ

0

Albert Einstein dhe Stephen Hawking njihen si dy njerëzit më inteligjent të botës, por 12-vjeçarja Nicole Barr nga Britania e Madhe ua kalon të dyve pasi ka koeficientin më të lartë në botë.

E mitura nga Essex, në verilindje të Londrës, futet në 1 përqindëshin e njerëzve më të zgjuar në botë.
Nicole mori 162 pikë, dy më shumë se fizikani nobelist Einstein dhe astrofizikani Hawking. Vogëlushja thotë se as vetë ajo nuk e priste një rezultat të tillë.

“Ajo punon shumë. Qëndron pas shkollës për të bërë detyrat e shtëpisë, pa lënë një ditë të shkojë dëm. Që e vogël gjente gabimet në libra dhe revista. Është e qeshur, i pëlqen humori dhe gjithnjë i pëlqen të bëjë diçka shtesë”, thotë nëna e 12-vjeçares.

Koeficienti i inteligjencës apo IQ-ja mesatare për të rriturit është 100. Çdo rezultat mbi 140 përfshihet në nivelin e gjeniales.

A e ka quajtur Putini Erdoganin "diktator"?

0

Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit Dimitri Peskov ka mohuar pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin ka thënë fjalë të ashpra ndaj Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Peskov i pranishëm me anë të telekonferencës në një takim informativ i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pestok tha se lajmet në disa faqe të internetit se Putin ka thirrur në zyrën e tij Ambasadorin turk në Moskë Umit Yardim dhe i ka shprehur atij se Presidenti Erdogan është një diktator nuk janë të vërteta.

Peskov ka theksuar se Putin nuk ka thërritur Ambasadorin në zyrën e tij dhe se nuk ka një fjalim të tillë siç pretendohet.

Zëdhënësi Peskov duke mohuar gjithashtu lajmet se “Bashar Asadi, ka kërkuar nga Putin që të dërgojë ushtrinë ruse në Siri”, është shprehur se në një çështje e tillë nuk qëndron në axhendën e tyre.

Zyrtare: M’Vila lojtar i Sunderland

0

Mesfushori francez edicionin e kaluar ishte i huazuar te Inter, por ai nuk kishte minutazhin e duhur dhe Neruazurët nuk ishin të interesuar për blerjen e kartonit të plotë të lojtarit.

Megjithatë tani janë Macet e Zeza ato që kanë siguruar huazimin e M’Vila nga skuadra e Rubin Kazan.

Sunderland raportohet se ka kërkuar edhe huazimin e Adnan Januzaj nga skuadra e Manchester United.

Emily, apo vetë bukuria(Foto)

0

Emily ndez rrugët e Nju Jorkut (Foto)
Emily Ratajkowski është një ndër modelet më të kërkuara aktuale në botë.

Modelja, e cila njihet edhe për rolet e saj në film, së fundmi u fotografua në rrugët e Nju Jorkut.
E veshur e tëra zi, 24-vjeçarja mahniti të gjithë teksa zbuloi këmbët dhe barkun e saj të bonifikuar.

Bukuroshja, pamjen e kishte kompletuar me një çantë ngjyrë kafe.

4

 

6

7