​Shpërthim në Rripin e Gazës, 4 të vdekur

0

Një shpërthim ka vrarë 4 palestinezë dhe ka plagosur 30 të tjerë, në jug të Gazës në qytetin Rafah, i cili gjendet pranë kufirit me Egjiptin, njoftojnë zyrtarë shëndetësorë.

Mediat e grupit islamist Hamas, të cilët kontrollojnë Rripin e Gazës, për këtë shpërthim ia kanë vënë fajin një rakete izraelite, e cila kishte mbetur e pashpërthyer që nga lufta e vitit të kaluar.

Ministria e Brendshme e Hamasit ka thënë se është duke hetuar për shkaqet e shpërthimit, i cili ka shkatërruar shtëpinë e anëtarit të Hamasit, Ayman Abu Nqeira. Nga shpërthimi Nqeria është plagosur ndërkaq djali i tij dhe tre anëtarë të familjes i janë vrarë, thonë dëshmitarët.

Gjykata Themelore në Prishtinë, pa flamur shtetëror

0

Vendin e flamurit të shtetit të Kosovës në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka zënë flamuri i Shqipërisë dhe ai i Komunës së Prishtinës.
Dikur në vendin e këtyre flamujve ka qëndruar flamuri kosovar, për të cilin nuk dihet se kush e hoqi, raporton Telegrafi.

Ndërsa, me ligj është e paraparë që në institucionet shtetërore, të valëvitet flamuri shtetëror.

Kryetari i kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se mund të ndodhë që e ka zhvendosur era, përndryshe do të ishte marrëzi nga ana e gjykatës që ta zhvendoste atë.

“Në pushim kam qene. Kush e ka zhvendosur flamurin nuk e di. Ka mund me zhvendosë era e para disa ditëve. E kam lënë flamurin tek hyrja e Gjykatës Themelore. Kish me qenë marrëzi nëse e do ta kishim zhvendosur ne flamurin shtetëror”, ka thënë Ibrahimi.

Çka do të thotë tatuazhi “99”për David Beckham

0

Çdo ditë e më shumë shtohet lista e gjatë e tatuazheve në trupin e David Beckham, ku më të fundit ishin ato për gruan dhe vajzën e vogël.

Ai mund të quhet një koleksionues i rregullt i tatuazheve, pasi në trupin e futbollistit numërohen 40 të tilla.

Çdo tatuazh në trupin e tij ka një domethënie të caktuar, por më i rëndësishmi për të duket se është tatuazhi që mban numrin 99, të cilin e ka realizuar për nder të bashkëshortes Victoria, duke qenë se është viti në të cilin ata janë martuar.david-and-v-wedding

Policia përforcon Badovcin, nisin patrullimet me barkë (Video)

0

Policia e Kosovës ka nisur patrullimet me barkë në liqenin e Badovcit.
Patrullimet janë ndërmarrë pas incidenteve të fundit në brigjet e këtij liqeni ku u arrestuan disa persona të cilët dyshohen të jenë të lidhur me organizata terroriste.

Vendimi për patrullime me barkë është marrë nga eprorët e policisë ndërsa për patrullimet është angazhuar një barkë e cila përdoret nga policia kufitare.

Patrullat policore janë filmuar gjatë një rutine patrullimi në liqe nga ekipi i Rubrikës Policia të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Oliver Ivanoviqit i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

0

Gjykata Themelore në Mitrovicë sot ka marrë vendim që liderit të Iniciativës qytetare SDP (Srbija, Demokraciaj, Pravda – Serbia, Demokracia, Drejtësia ) Oliver Ivanoviq t’i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj.

Oliver Ivanoviq akuzohet nga EULEX për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në vitin 199 dhe në vitin 2000.
Bashkë me Ivanoviqin akuzohet edhe koloneli i policisë së MPB-së së Serbisë Dragolub Delibashiq, transmeton koha.net.

Gjykata hodhi poshtë mocionet për ndërprerjen e paraburgimit të paraqitura nga avokati mbrojtës i të pandehurve dhe i ka zgjatur masat e tha edhe për dy muaj, përkatësisht deri më 6 tetor 2015 “.

Swincar, “makina-merimangë”

0

Makinat pa pilot dhe dronët mund të jenë e ardhmja, por një makinë që mund të udhëtojë në çdo terren të mundshëm do të ishte e dëshiruar nga të gjithë. Pikërisht këtë gjë bën edhe Swincar, një makinë që mund të ecë edhe në shpate të pjerrëta falë “shkathtësisë” së saj.

Kjo makinë përshkruhet si një “merimangë mekanike me rrota”.

Secila nga rrotat ka amortizator të veçantë dhe punon e pavarur nga të tjerat. Kjo do të thotë që shasia e makinës qëndron e palëvizur edhe kur mjeti hipën nëpër shpate.

Kjo makinë është shpikje e kompanisë franceze Mecanroc.

 

Ja kush është aktori më i paguar në botë

0

Revista prestigjoze “Forbes” ka shpallur për të tretin vit me radhë aktorin Robert Downey si më të paguarin në botë.

Ylli i “The Avengers: Age of Ultron” fitoi plot 80 milionë dollarë gjatë 2015-ës. Në listën e “Forbes” bëjnë pjesë 33 aktorë nga 7 shtete të ndryshme. Të ardhurat e tyre të mbledhura sëbashku arrijnë në 877 milionë dollarë.

Aktorët më të paguar për 2015-ën janë:
1. Robert Downey Jr: $80 milionë
2. Jackie Chan: $50 milionë
3. Vin Diesel: $47 milionë
4. Bradley Cooper: $41.5 milionë
5. Adam Sandler: $41 milionë
6. Tom Cruise: $40 milionë
7. Amitabh Bachchan: $33.5 milionë
7. Salman Khan: $33.5 milionë
9. Akshay Kumar: $32.5 milionë
10. Mark Wahlberg: $32 milionë

Dafina Zeqiri prezanton nënën e saj

0

Këngëtarja nga Kosova e cila gëzon një popullaritetë të madh në çdo vend ku flitet shqip, Dafina Zeqiri ka qenë pjesë e pa ndashem e mediave në rubriken rozë.

Si me projekte muzikore ashtu edhe me foto. Të cilat nuk mungojnë nga Dafina as njëherë, transmeton gazetablic.com

Dafina këtë herë e ka prezentuar nënën e saj ku për të cilën edhe kishte shkuar në shtëpi dhe thotë se e don shumë.

SHOWS OVER & I COME HOME TO MY ANGEL! SHES GONNA KILL ME FOR POSTING THIS ON IG.. “MOM ITS FOR MY FRIEND”

statistikat e LIKE-ve1

 

Edhe Mariah Carey bëhët me yll

0

Mariah Carey dje e ka zbuluar yllin e saj në ‘’Hollywood Walk of Fame’’. Këngëtarja e bëri këtë së bashku me fëmijët e saj, binjakët Monroe dhe Maroken.
Me këtë rast, të pranishëm ishin edhe njerëz të tjerë, ndër ta edhe producenti i këngëtares Lee Daniels.

Mariah është dukur e emocionuar gjatë ceremonisë së zbulimit të yllit të saj në rrugën e famës. Ajo ka thënë: ‘’Kjo më bën të qaj, andaj më mirë po mbaj syze dielli’’.

Këngëtarja i ka falënderuar përzemërsisht fansat e saj të pranishëm, të cilët prej kohësh kanë insistuar që ajo ta ketë yllin e saj në ‘’Walk of Fame’’

Maria Chary

Bateria e telefonit inteligjent mund të përdoret si përgjues

0

Sipas një raporti nga The Guardian, një grup ekspertësh të teknologjisë kanë zbuluar se bateritë e telefonave inteligjentë mund të përdoren për të përgjuar përdoruesit në internet. Kjo bëhet nëpërmjet një karakteristike të HTML5, që quhet Battery Status API, e cila lejon uebsajtet të matin sasinë e baterisë të mbetur në telefon, në mënyrë që uebsajti të shfaqë përmbajtje që harxhojnë sa më pak energji të jetë e mundur.

Megjithatë, fakti që ai nuk kërkon lejen e përdoruesit për të marrë të dhënat e baterisë, do të thotë se mund t’i përdorë këto të dhëna pa dijeninë e tyre.  Google lejon gati çdo aplikacion që të ketë qasje të plotë tek të dhënat e përdorimit të baterisë, kështu një pirat kibernetikë mund të krijojë një aplikacion të rremë për të monitoruar këto të dhëna, ose mund të marrë të dhëna nga një aplikacion tjetër.

Sigurisht, ata nuk mund të zbulojnë informacione të tilla si emri juaj, adresa e email-it ose vendndodhja juaj, megjithatë për ata që duan siguri të lartë, kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohen.