Bateria e telefonit inteligjent mund të përdoret si përgjues

TË FUNDIT

Sipas një raporti nga The Guardian, një grup ekspertësh të teknologjisë kanë zbuluar se bateritë e telefonave inteligjentë mund të përdoren për të përgjuar përdoruesit në internet. Kjo bëhet nëpërmjet një karakteristike të HTML5, që quhet Battery Status API, e cila lejon uebsajtet të matin sasinë e baterisë të mbetur në telefon, në mënyrë që uebsajti të shfaqë përmbajtje që harxhojnë sa më pak energji të jetë e mundur.

Megjithatë, fakti që ai nuk kërkon lejen e përdoruesit për të marrë të dhënat e baterisë, do të thotë se mund t’i përdorë këto të dhëna pa dijeninë e tyre.  Google lejon gati çdo aplikacion që të ketë qasje të plotë tek të dhënat e përdorimit të baterisë, kështu një pirat kibernetikë mund të krijojë një aplikacion të rremë për të monitoruar këto të dhëna, ose mund të marrë të dhëna nga një aplikacion tjetër.

Sigurisht, ata nuk mund të zbulojnë informacione të tilla si emri juaj, adresa e email-it ose vendndodhja juaj, megjithatë për ata që duan siguri të lartë, kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësohen.