Horoskopi ditor

0

Dashi

Nuk do ndiheni mire sot ne krahët e atij qe dashuroni dhe marrëdhënia me partnerin do vihet ne pikëpyetje. Beqaret do jene ne humor te mire dhe gati për te bere çdo lloj çmendurie qe do ju propozohet. Gjithçka ka për te ndryshuar njëherë e mire. Ne planin financiar do dini si t’i bëni mire llogarite dhe gjendja do vazhdoje te jete e qëndrueshme.

Demi

Klima yjore do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do mundohen gjithë kohës për te gjetur princin e tyre te kaltër, por fatkeqësisht nuk kane për t’ia dale mbanë. Ne planin financiar do dini si t’i menaxhoni te ardhurat qe keni dhe do i kryeni shpenzimet e menduara.

Binjaket

Dite e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment do jete shume i veçante dhe emocionues. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen, pasi ne te kundërt do kenë vështirësi. Financat nuk do arrini dot t’i mbani te stabilizuara dhe do keni vështirësi për te kryer shpenzimet me te nevojshme.

Gaforrja

Do i merrni gjerat me optimizëm sot ju te dashuruarit dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si e keni ëndërruar. Çdo çast do jete i veçante. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe mund te bëjnë edhe sakrifica vetëm për t’i bere për vete. E sigurte është qe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet.

Luani

Do e përforconi bashkëpunimin ne çift gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do flisni edhe me hapur me atë qe keni ne krah. E ardhmja do jete me e veçante. Beqaret do kenë dashuri platonike dhe asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te ekzagjeruara sepse situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit.

Virgjeresha

Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet te presin edhe disa kohe për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar do jeni me më shume fat e kurrë me pare dhe do i shlyeni edhe disa borxhe.

Peshorja

Dite e mbushur me çaste te lumtura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret nuk duhet te pranojnë te fillojnë një lidhje me një person te sapo divorcuar sepse plagët nuk mbyllen lehte dhe mund te lëndohen prej tij. Situata financiare do filloje te konsolidohet pak nga pak. Do jeni te qete.

Akrepi

Dielli do ketë ndikim te madh ne jetën tuaj ne çift sot. Për gjithçka do merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe do i lini pas problemet e se shkuarës. Beqaret do jene realiste dhe do dine si te veprojnë ne çdo moment kur t’iu bëhen propozime. Merkuri do ju ndihmoje t’i përmirësoni te ardhurat dalëngadalë. Do jene shume te qete kur te kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.

Shigjetari

Do keni shume dyshime sot për jetën tuaj ne çift dhe ne çdo moment do mundohen ta kontrolloni partnerin. Kujdes sepse po bëtë gabime do keni probleme serioze. Beqaret duhet te presin ende pak kohe për te hedhur hapa me rëndësi. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni te kujdesshëm dhe nuk do keni asnjë problem.

Bricjapi

Dite shume e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene te pafat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe sot. Ne planin financiar do dini si t’i bëni llogarite. Do i kryeni shpenzimet me te nevojshme dhe do shlyeni edhe disa borxhe.

Ujori

Tregohuni sa me te arsyeshëm sot ju qe jeni ne një lidhje sepse po bëtë gabime do përballeni me probleme te mëdha. Ata qe janë vetëm do bëjnë mire t’iu lënë gjerat kohës dhe ta marrin gjithçka si t’iu vije. Asgjë nuk mund te bëhen me inat dhe me ngut. Me financat do jeni te kujdesshëm. Gjendja do filloje te përmirësohet edhe me shume nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

Peshqit

Shtojini dozat e fantazisë ne çift gjate gjithë kësaj dite ne mënyrë qe te përjetoni edhe me shume emocione. Beqaret do jene aq te angazhuar me pune dhe impenjime saqë nuk do ju shkoje ne mend te kërkojnë një person për ta pasur ne krah. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet fale përmbylljes me sukses te një pune me rëndësi.

Gjakovë, përkujtohet beteja e familjes Lleshi

0

​Sot në Gjakovë mbahet akademi përkujtimore në shënim të betejës së familjes Lleshi me forcat pushtuese serbe, si dhe në nderim të katër dëshmorëve të kësaj familje.

Akademia përkujtimore mbahen nën patronatin e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, duke filluar nga ora 12:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, ku do të përkujtohen dëshmorët Mark Tunë Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, të rënë dëshmorë më 07. Gusht 1998, dhe Prend Zef Lleshi dhe Memë Zef Lleshi, të rënë dëshmorë me 28 janar 1999.
Në këtë akademi përkujtimore bëhet edhe promovimi i postare nga Posta e Kosovës kushtuar katër dëshmorëve Lleshi.

Ish-luftëtarët e UÇK-së sot në protestë

0

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojnë protestën sot. Të lodhur me zvarritjen e procesit të publikimit të listave për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së dhe mos-zbatimin e ligjit për këtë kategori, ata do të dalin sot prej orës 12:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi. Ai tha se ka një mos-seriozitet nga ana komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit, invalidit, të internuarit dhe pjesëtarit të UÇK-së. Sipas tij, qeveritarët janë duke u munduar që edhe këtë vit ta shtyjnë kështu, pa i përfunduar obligimet.

Protesta është paraparë të zgjatë një orë, megjithatë, Qeriqi tha se varësisht prej vullnetit të protestuesve, ajo mund të zgjasë edhe më shumë. Sipas Qeriqit, protesta do të jetë e qetë.

Ish-luftëtarët e UÇK-së, protestuan edhe ditën e hënë të kësaj jave. Ata qëndruan deri në orët e pasdites para objektit të qeverisë, mirëpo për shkak të motit që u përcjell me shi, ta ndërprenë protestën.

​Hajduku dënohet për shkak të “Stuhisë”

0

Federate Evropiane e Futbollit ka dënuar ekipin kroat Hajduk për shkak të mbajtjes së pankartave ku përmendet “Stuhia”(Oluja) gjatë ndeshjes me ekipin norvegjez Stromsgodset.

Klubi nga Spliti është gjobitur me 40 mijë euro, ndërsa në sqarimin që u erdhi në klub bëhet me dije se duhet të paguhet për shkak të gjuajtjes së mjeteve piroteknike dhe pankartave politike.

Kundër Hajdukut ishte paraqitur kërkesë dhe për racizmin , për shkak të pankartës kushtuar operacionit “Stuhia” që është karakterizuar si jo sportiv. Në pankartë shkruante: ” Me ‘Stuhinë’ kemi çliruar atdheun. Tifozët e stuhisë do ta çlirojnë futbollin kroat. Veteranët e luftës dhe miqtë”.

Sokol Dobruna: Pas luftës ka pasur veprime mllefi nga ana jonë (Video)

0

Gjyqtari i Gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna në një rrëfim për RTV Dukagjini ka thënë se si rezultat i dhunës dhe veprimeve makabër të serbëve në Kosovë edhe shqiptarët kanë bërë veprime mllefi duke u prekur nga veprimet e serbëve.

Dobruna ka thënë se Gjykata Speciale është tërësisht politike dhe se nuk ka kurrfarë logjike juridike për krijim të kësaj gjykatë madje për këtë ai “ia sheh për të madhe” edhe Presidentes Jahjaga.

“Unë mendoj si jurist nuk më ka pëlqyer deklarata e Presidentes që thotë se në aspektin juridik, e në fakt në këtë aspekt nuk ka aspak logjikë me u aprovu, por aspektin që e përmenda e ka ndërruar drejtimin”, u shpreh Dobruna.

Ai më tej shton se për dallim nga UÇK-ja që ka pasë gjykatë, lufta e Francës për çlirim nga Gjermania ka vrarë kolaboracionist pa i gjykuar fare.

Sokol Dobruna bën thirrje tek institucionet kosovare që të njihen vendimet e Gjykatës së UÇK-së për të shërbyer si precedent edhe për Gjykatën Speciale ngase bëhet fjalë për luftë çlirimtare.

https://youtu.be/FBCdvcxKlQw

Durrës: Dy të vdekur në ujë

0

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së enjtes, teksa ndodheshin me pushime në brigjet e Adriatikut, njëri prej të cilëve në plazhin e Hamallajt, ndërsa tjetri te zona e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.

Burime të policisë bëjnë me dije edhe identitetin e viktimës në Hamallaj, K.H. nga Kamza, i moshës 54 vjeç, ndërsa për personin e mbytur te “Shkëmbi i Kavajës” ende nuk dihet identiteti, por dyshohet të jetë shtetas i Kosovës rreth 60 vjeç, raporton Tema.
Policia ka shkuar në të dyja vendngjarjet dhe ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e vdekjes së dy pushuesve.

​Zgjidhja e prindërve për të dalluar trinjaket identike

0

Prindërit e tyre Karen dhe Ian Gilbert e kanë të pamundur t’i dallojnë trinjaket e tyre por fatmirësisht e kanë gjetur një zgjidhje.

Kur Fion,Madison dhe Paige ishin bebe, çifti i pikturonte atyre gishtat e këmbëve që të dinin kush ishin.

Megjithatë kur trinjaket mbushën dy vjeç prindërit gjetën një mënyrë tjetër për t’i dalluar duke u veshur atyre atlete me ngjyra të ndryshme.

“Nuk është një trend mode. Ne vuajmë për t’i dalluar”, u shpreh e ëma e tyre.

Ian dhe Karen u shokuan kur morën vesh që prisnin trinjakë pasi ishte një mundësi 1 në 160 mijë.

Trinjaket gjithashtu kanë marrë pjesë dhe në shfaqje televizive si TV’s Casuallity dhe dramën “Stella” pasi duke qenë identikë mund të luanin të njëjtin personazh.

Magjistralja Prishtinë-Pejë është e lirë për qarkullim

0

Magjistralja Prishtinë-Pejë e cila për disa orë ka qenë e bllokuar nga reshjet e shiut tashmë është hapur për qarkullim.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti konfirmon për KosovaPress se tashmë rruga është liruar dhe është e lirë për qarkullim.

Ndryshe gjatë ditës pas reshjeve të mëdha të shiut magjistralja Prishtinë-Pejë ishte bllokuar për disa orë ku ishin krijuar kolona të gjata të veturave.

​12 vjeçari mbytet në kanalin e Ibër Lepencit

0

Sot rreth orës 16, në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e rënies në kanalin e hapur të Ibër Lepëncit.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Sipas tij familjarët kanë lajmëruar në policië për këtë ngjarje rreth orës 16:30.

“Me të marr informacionin se një fëmijë ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit, njësitë e policisë, mjeku kujdestar dhe anëtarët e Klubit të Zhytësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ata kanë gjetur fëmijën rreth 100 metra larg vendit ku ka rënë me ç’rast zhytësit e kanë nxjerr nga kanali. Mjeku ka konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se trupi pa jetë i fëmijës u është liruar familjarëve sepse nuk do t’i bëhet obduksioni, pasi që ka dëshmitarë se ai ka rënë vet në ujë.

​Rita Ora publikon bashkëpunimin e ri me Chris Brown, “Body on me”(Foto)

0

​Rita nuk është mjaftuar me aq pasi është fotografuar mbrëmjen e së enjtes me një tjetër mik muzikant , Nick Jonas në lançimin e albumit të tij.

24 vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa hyri në vendin ku do të zhvillohej festa, e veshur me body dhe xhinse të grisura.