Policia e Shtetit Shqiptarë vijon në shkallë vendi operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në disa operacione të ndërmarrë në Shkodër, Lushnje dhe Krujë janë asgjësuar disa qindra bimë narkotike.
Në Shkodër aksioni u zhvillua në fshatrat Mazrekë, Barcoll dhe Kron i Madhe, në Krujë në Thumanë dhe Dukagjin i Ri, ndërsa në Lushnje në fshatin Bregas.
Këtu policia e Lushnje prangosi shtetasin, Refik Petova, i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike.
Policia në Shkodër dhe Krujë njofton se vijojnë operacionet dhe paralelisht me to edhe hetimet për identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave kultivues të bimëve narkotike.
Vazhdon aksioni antidrogë, shkatërrohen qindra rrënjë kanabisi
Marina ose 'nona' e dhuratave
Prezantuesja e njohur dhe shumë e përfolur kohët e fundit Marina Vjollca, pa dyshim që rreth vetes ka një numër shumë të madh të fansave.
E këtë mund ta vëreni edhe sa herë që ajo pranon dhurata. Kësaj radhe ajo në një foto të postuar mban në duar një buqetë me lule me të cilën u pritë në SumerFest, kjo dhuratë e bëri atë të lumtur.
Dhe si çdo herë ajo është shfaqur me një stil të veçantë dhe tejet seksi.

Krasniqi: Kadare një shqiptar i rrallë!
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje Ismail Kadares, duke thënë se mos kërkoni nga ai që t’i shikon shqiptarët si numra e përqindje, pasi Kadare e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë.
Krasniqi ka shkruar se Kadare është nder intelektualet e lartë, jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik.
Ja opinioni i plotë i Jakup Krasniqit:
Këto ditë pat një seri reagimesh ndaj mendimit të lirë te Kryeambasadorit shqiptar të letrave shqipe, të intelektualit dhe mendimit të avancuar politik shqiptar, Ismail Kadaresë.
Ismail Kadare, pa dyshim që është njëri nga shqiptarët e rrallë i cili i ka rezervuar veti të drejtën për të dhënë mendime e ide, për të shpalosur vizionin se nga duhet të eci kombi shqiptar. Pozicioni i kombit tonë sot në ketë katrahurë politike, ekonomike e morale, asnjë shqiptari me vizion nuk ia jep komoditetin e heshtjes. Në fund të fundit, ai ka shfaqur mendimin e tij autonom, ka shfaqur botërisht idenë e tij te shqiptarizmës dhe vendin e kombit shqiptar në Evropë. Secili nga ne duhet ta kuptojë se demokracia nuk ë shtë njëmendësi. Populli ynë e ka një shprehje e cila thotë: “ Pas atit të mirë çohet shumë pluhur”.
Të gjithë duhet ta kuptojmë se Ismail Kadare, është mbret i letrave shqipe dhe për të qenë mbret në mbretërinë e tij, ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e gëzhojës a e kornizës politike të asnjë ideologjie. Ai është nder intelektualet e lartë, nder më të rrallët jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik. Madje, ai nuk u rrëmbye as nga lakmia për të qenë i pari i shtetit. Kështu Ismail Kadare i ka rezervuar veti vendin që të jetë pjesë avancuar e mendimit politik shqiptar. Ai nuk u rrëmbye nga lakmia e pushtetit të parasë duke qenë në pozita publike. Kjo është një arsyeje shtesë, pse Kadare imponon e meriton respekt!
Ismail Kadare meriton dhe imponon respekt edhe atëherë kur mund të kesh arsyeje që të mos pajtohesh me mendimin e tij, të cilin, ai e shpërfaq me guxim e liri të mendimit e të shprehjes. Për mendimin e tij të lirë politik, ai ka investuar shumë dhe nuk i merr leje askujt, çka e kur ta e thotë botërisht bindjen, qëndrimin a pikëpamjet e tija. Respekt!
Zotërinj, mos kërkoni nga Ismail Kadare që ti shikon shqiptarët si numra e përqindje, ai e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë. Ashtu si e konceptuan edhe rilindësit tanë të lavdishëm! Kadare më të drejtë po e kërkon ngritjen e pozicionit te shqiptarëve në Kontinentin e tyre, në Evropë, për çka kombi ynë kanë investuar shumë. Kombi ynë, jo vetëm para Evropës, duhet që ti shpalos vlerat e kulturës e të traditës sonë nacionale, me çka edhe veçohet nga kombet e tjera. Kombi ynë nuk duhet të lejoj që t’i ikë ky rast për ti shpalosur vlerat e tija tradicionale shqiptare! Vlerat e kombit etnik. Koha është që t’i biem fortë këtij teli!
I thash këto fjalë, jo pse Kadare ka nevojë për mbrojtjen time a te dikujt tje tër, atë e mbron vepra e tij kolosale e shtrirë në të gjitha Kontinentet e banuara me njerëz dhe ku ne shqiptarëve na bënë nder. Kombi ynë e ka një yll që nuk guxon ta kontestoi apo t’ia errësoj shkëlqimin.
SHBA, kapet sasi rekord droge në vlerë të 181 milionë dollarëve
Policia amerikane ka kapur dhe sekuestruar një ndër sasitë më të mëdha të kokainës në historinë e SHBA-ve.
Ngarkesa e madhe me lëndën narkotike u kap në brigjet kaliforniane nga roja bregdetare. Në këtë operacion u sekuestruan 8 tonë kokainë, e cila po transportohej me nëndetëse.
Ajo ishte ndarë në 275 thasë dhe vlera e tregut arrinte në 181 milionë dollarë. Policia arrestoi ka trafikantë, si poseduesit e kësaj ngarkese gjigante.
Autoritet amerikane thanë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në brigjet amerikane.
Trump,mund të kandidojë si i pavarur!
Miliarderi amerikan, Donald Tramp, mund të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kjo u mësua gjatë debatit publik mes kandidatëve republikan në Kleverlend.
Trump, që ishte në qendër të skenës për shkak se kryeson në sondazhe, ngriti dorën kur moderatori pyeti nëse ndonjëri prej dhjetë kandidatëve republikanë të pranishëm në debat nuk do të mbështesë një tjetër kandidat në zgjedhjet e nëntorit të 2016-ës.
“Në këtë kohë nuk do të japë asnjë garanci”, tha Trump, i cili tha se mund të kandidojë si i pavarur nëse vëren se nuk ka mbështetjen e nevojshme nga partia.
“Unë jam duke e diskutuar këtë gjë me të gjithë. Dua të fitoj dhe do të fitojmë. Por, dua të fitoj si kandidat i republikanëve”, ka thënë Trump.
Nëse Trump kandidon si i pavarur, kjo do të thoshte rrjedhje votash për republikanët, çka do t’ia bënte më të lehtë fitoren një kundërshtari demokrat, që me shumë gjasë do të jetë Hillari Klinton.
Ai është kritikuar nga kandidatët e tjerë republikan se po mban të hapur mundësinë për të mbështetur Hilari Klinton.
Sulm kibernetikë kundër ushtrisë amerikane
Rusia është vendi udhëheqës i dyshuar për sulm kibernetik të sofistikuar kundër Shtamadhorisë së bashkuar të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke e detyruar komandën ushtarake, që ta mbyllin sistemin, thonë zyrtarët amerikanë. Disa imejla që i kishin marrë komandantët ushtarakë amerikanë ishin me viruse në sistem. Haketër e kishin shfrytëzuar një sistem automatik, i cili në mënyrë të shpejtë tubon sasi të madhe të të dhënave, por zyrtarët thonë se duket se nuk janë zbuluar informacione sekrete./21Media
Hapet ekspozita “Gjon Mili”
Sot në Galerinë Kombëtare e Kosovës hapet ekspozita “Gjon Mili”, ku do të marrin pjesë 21 artisë vendor dhe ndërkombëtare.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më datë 7 tetor 2015. Ndryshe, ditë më parë janë shpallur emrat e artistëve pjesëmarrës të edicionit të katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë, Çmimit “Gjon Mili”.
Artistët pjesëmarrës janë Din Azizi, Sammy Baloji, Martin Beck, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson, Keenan Thomas & Eyal Ëeizman, Meriton Maloku, John Miller, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez, Sean Snyder, Kushtrim Zeqiri.
Sipas një komunikate të Galerisë, kuratori Richard Birkett përzgjidhi artistet e lartpërmendur që të ekspozojnë veprat e tyre në kuadër të konceptin kuratorial “Linjat e furnizimit: Fotografia dhe logjistika”.
Juria profesionale do të përzgjedhin fituesin, të cilit do t’i ndahet shuma prej 1000 Euro.
E orga nizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës “Gjon Mili” është ekspozita më e rëndësishme për fotografi bashkëkohore në Kosovë.
De Bruyne: Ja e ardhmja ime
Anësori i skuadrës së Wolfsburgut, Kevin de Bruyne ka pranuar se ka shumë mundësi që ai të largohet nga klubi gjerman.
Për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra nga Evropa, teksa skuadra e Cityt raportohet se është shumë afër transferimit të anësorit belg. “Nuk kam thënë asnjëherë që do të qëndroj definitivisht. Ju gjithmonë duhet të keni kujdes me këso deklarata definitive. Jam duke u munduar të jem besnik dhe të tregoj të vërtetën. Nuk e di se çka do të ndodhë, ndoshta largohem”, ka përfunduar ai.
Çeku: Është sekret se kush do të gjykohet nga Specialja
Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, e ka vlerësuar si politike themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, ky institucion po bëhet për të bërë balance mes popujve në Ballkan për të mos u dukur askush si fitues. Ndërkohë, ka thënë se askush prej vendorëve nuk i di emrat e atyre që do të ndiqen penalisht. Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku ka folur edhe për procesin e verifikimit të veteranëve, por nuk ka dhënë datë se kur mund të publikohen listat përfundimtare./21Media
Vazhdojnë gërmimet në Serbi në kërkim të personave të zhdukur
Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka njoftuar se sot dhe nesër do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në Kozarevë, të Novi Pazarit në Serbi, ku dyshohet për varrezë masive, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet në Serbi vijnë pas gërmimeve vlerësuese të realizuara në katër lokacione në territorin e Kosovës, gjatë këtyre dy javëve, nga ana e ekspertëve vendor dhe të EULEX-it./21Media
