Maqedoni: 9 të arrestuarve nga 30 ditë paraburgim

0

Gjykata themelore e Shkupit nëntë nga 36 personat e ndaluar dje gjatë operacionit policor “celula”, të akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrje në aktivitete ushtarake jashtë vendit u ka shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Për 27 të ndaluarit tjerë, pas marrjes në pyetje do të vendoset nëse do të paraburgosen. Ata u arrestuan dje nga policia maqedonase gjatë një operacioni anti terrorist, i cili u realizua në Kumanovë, Shkup, Gostivar dhe Strugë./21Media

Bllokohet anija me flamur shqiptar në portin e Otrantos

0

Rojet bregdetare italiane kanë bllokuar një anije në të cilën valëvitej flamuri shqiptar. Ndalimi i anijes është bërë në portin e Otrantos për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.

Sipas mediave italiane, anija “Milton”, 80 metra e gjatë, e ndërtuar në vitin 1977 është ndaluar nga rojet bregdetare për shkak të mangësive serioze në bordin drejtues, duke shfaqur pasoja të rrezikshme për sigurinë e detare.

Sipas rojeve bregdetare në portin e Otrantos, anija do të qëndrojë e ankoruar në port deri në eliminimin e plotë të mangësive.

Greqia paguan këstin prej 186.3 milionë euro ndaj FMN-së

0

Qeveria greke ka paguar këstin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në shumë prej 186,3 milionë euro.
Në këtë mënyrë Greqia i është shmangur vonesës në pagimin e kredisë ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, në kohën kur me huadhënësit negocion për pakon e tretë të shpëtimit.

“Greqia ka paguar kostot në bazë të normave të interesit të enjtën, më 6 gusht, në vlerë prej 186,3 milionë euro”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga FMN.

Me këtë pagesë, Greqia për herë të parë që nga fillimi i qërshorit në afat pagoi borxhin e vet ndaj FMN-së, dhe i mbeti ende për të paguar 22 miliardë euro borxh ndaj këtij institucioni.

Kësti i ardhshëm prej 307 milionë euro është planifikuar të paguhet më 1 shtator.

Skënderbeu kundër Dinamos së Zagrebit

0

Skuadra korçare Skenderbeu, do të takohet me ekipin kroat, Dinamo të Zagrebit, në garat e plej-offit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve evropian të futbollit. Në rast, të eliminimit të rivalit kroat, Skenderbeu do të bëhëj skuadra e parë shqiptare që arrinë në këtë etapë të Ligës së Kampionëve, në të kundërtën, ajo tashmë, ka siguruar pjesëmarrjen në grupe të Ligës së Evropës, që poashtu do të jetë hera e parë që përfshihet një ekip nga Shqipëria!
Ndeshja e parë ndërmjet Skenderbeut dhe Dinamos zhvillohet në Tiranë, me 19 gusht, kurse ajo e kthimit me 25.

Në duelte e tjera takohen:
Astana APOEL
Seltik Malme
BATE Partizan
dhe
Bazel Makabi Tel Aviv

Ndërsa, të ndeshjet e grupit të ashtuquajtur në pritje, takohen:
Lacio Bajer
Mançester Junajted Bryzh
Sporting CSKA Moskë
Rapid Shahtjor
dhe
Valencia Monako
Fituesit inkuadrohen në Ligën e kampionit, ndërsa humbësit në Ligën e Evropës.

Bashkohet FSK dhe KFOR-i

0

Përkrah trupave të KFOR-it janë rreshtuar edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo po ndodhë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Prishtinë, ku para të pranishmëve, komandanti i deritashëm i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, është duke treguar sukseset dhe angazhimet e KFOR-it, për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Sot ndërrohet komandanti i KFOR-it

0

​Komandanti i deritanishëm i Forcave Paqeruajtëse të KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, sot do t’i dorëzojë detyrën një gjenerali tjetër italian, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta.

Cermonia e pranim-dorëzimit të detyrës pritet të fillojë së shpejti. Italiani Francesco Paolo Figliuolo morri detyrën më 3 shtator 2014.

Sulmon gruan, arrestohet

0

Një person nga fshati Qikatovë e Re i Komunës së Drenasit është arrestuar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Bashkëshortes së tij iu është ofruar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Drenas e më pas në QKUK-Prishtinë për shërim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Prishtinë është arrestuar një i dyshuari, pasi që i njëjti e kishte kërcënuar viktimën femër që të tërhiqte deklaratën e dhënë në Polici. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ahengje me armë, 4 të arrestuar

0

Katër persona janë arrestuar pasi ata kanë shtënë me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare në qytete të ndryshme në Kosovë.

Rasti i parë ishte në fshatin Besi të Prishtinë, ku në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm, ndërsa, nga i dyshuari është konfiskuar arma e llojit Revole TT kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Kurse, në fshatin Bardh i Madh në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në afërsi të një restoranti tre gëzhoja e kalibrit të panjohur dyshohet të jenë të armës me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një person tjetër është arrestuar në fshatin Bare të Mitrovicës.Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole të llojit EKOL speciale 99 një karikator me tre fishekë të kalibrit 9mm. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, edhe në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri pas një ahengu familjar, ku njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar. Me vendim të gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ivanoviq hyn në grevë urie

0

I akuzuari për krime lufte në Kosovë, politikani serb, Oliver Ivanoviq, ka filluar një grevë urie në burgun e Mitrovicës, duke kërkuar që t’i mundësohet mbrojtja në liri. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat serbe, gruaja e Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq. Me anë të një vendimi të trupit gjykues të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, Oliver Ivanoviqit i është shtyrë paraburgimi deri më 6 tetor të këtij viti,
Ivanoviq së bashku me një grup tjetër serbësh të Kosovës, akuzohen për krime lufte gjatë vitit 1999 si dhe atë të pasluftës në vitin 2000./21Media

Kim ndryshon zonën kohore, 30 minuta mbrapa

0

Koreja e Veriut pritet të ndryshojë zonën kohore, për të festuar kështu çlirimin nga Japonia dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Koreja e Veriut është aktualisht në të njëjtën zonë kohore si Koreja e Jugut dhe Japonia.

Por gazeta qeveritare e vendit komunist thotë se do e kthejnë orën 30 minuta mbrapa më 15 gusht.

Sipas tyre, “imperialistët djallëzorë japonezë” i kanë imponuar vendit edhe kohën standarde, duke e ndryshuar gjatë pushtimit.

I gjithë gadishulli korean, në atë kohë një vend, ishte 8.5 orë përpara Grinuiçit kur u kolonizuan nga Japonia në vitin 1910.

Koreja e Jugut është e shqetësuar pasi kjo do ndikojë në punën që do bëhet në zonën industriale Kaesong, në pronësi të dy Koreve,shkruan Mapo.al
Nuk ka asnjë trupë ndërkombëtare që miraton ndryshimet e zonës kohore në një vend.

Në vitin 2011, Samoa e ndryshoi zonën kohore, duke humbur një ditë. Sipas tyre kjo do e bënte më të lehtë komunikimin me fqinjët Australi dhe Zelandë e Re.

Në vitin 2007, Venezuela vendosi të kthejë orën mbrapsht me gjysmë orë, pasi presidenti Hugo Çavez donte që banorët të përfitonin nga një “shpërndarje më e ndershme e rrezeve të diellit”.