Katër persona janë arrestuar pasi ata kanë shtënë me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare në qytete të ndryshme në Kosovë.
Rasti i parë ishte në fshatin Besi të Prishtinë, ku në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm, ndërsa, nga i dyshuari është konfiskuar arma e llojit Revole TT kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Kurse, në fshatin Bardh i Madh në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në afërsi të një restoranti tre gëzhoja e kalibrit të panjohur dyshohet të jenë të armës me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Një person tjetër është arrestuar në fshatin Bare të Mitrovicës.Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole të llojit EKOL speciale 99 një karikator me tre fishekë të kalibrit 9mm. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, edhe në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri pas një ahengu familjar, ku njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar. Me vendim të gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
