Angelina dhe Brad në “By the sea” (VIDEO)

0

Angelina Jolie dhe Brad Pitt vijnë në filmin “By the sea”, me regjisore vetë aktoren, film që pritet të dalë në kinematë botërore në nëntor të këtij viti. Traileri i filmit i lansuar e tregon dyshen në një emocion të fuqishëm brenda filmit.

Ky është filmi i tretë i Angelinës si regjisore.

Kosova përfiton 66 milionë euro nga BE-ja

0

Ministri për Integrim Evropian Bekim Çollaku ka nënshkruar marrëveshjen financiare vjetore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA). Në emër të Bashkimit Evropian, kjo marrëveshje është nënshkruar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Jean-Eric Paquet.Mbështetja financiare e këtij programi në total është 66.050.000 Euro.

Nën programin vjetor të veprimit të IPA-s për Kosovën, do të mbështeten sektorët në vijim: Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, Energjia, Konkurrueshmëria dhe Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Projektet e parapara të mbështeten me këtë Program, do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016.

Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, fokus i veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve për përmirësimin e administratës publike në Kosovë, me qëllim që t’i mundësohet asaj transpozimi, aplikimi dhe zbatimi i acquis të BE-së, veçanërisht në fushat e mbuluara nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA). Programi do të mbështesë gjithashtu shoqërinë civile në ngritjen e efikasitetit dhe në pjesëmarrjes së tyre në procesin e politik-bërjes. Gjithashtu, Programi do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve të Kuvendit të Koso vës. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 17 300 000 Euro.

Sa i përket sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do të adresohen sfidat në tri nën-sektorë: në nën-sektorin e “drejtësisë” fokusi do të jetë në fuqizimin e arsimimit ligjor për ngritjen e nivelit të profesionalizimit, llogaridhënies dhe efikasitetit në gjyqësor. Sa i përket punëve të brendshme, fokusi do të jetë në fuqizimin e strukturave që merren me politikat e migracionit në Kosovë dhe në fuqizimin e institucioneve që luftojnë trafikimin me qenie njerëzore. Ndërsa, sa i përket të drejtave themelore dhe minoriteteve, fokusi do të jetë në përmirësimin e respektimit të drejtave të njeriut, duke mbështetur përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë dhe grupeve të cenueshme dhe lehtësimin e dislokimin e familjeve të zhvendosura nga qendrat kolektive. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 4 000 000 Euro.

Veprimet në sektorin e energjisë do të fokusohen kryesisht në zbatimin e legjislacionit që transpozon Pakon e Tretë për Energji si dhe në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe përmirësimin e efiçiencës së sektorit të energjisë në Kosovë. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 5 500 000 Euro .

Sa i përket konkurrueshmërisë dhe inovacionit, programi do të ndihmojë në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë, në veçanti përmes përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe mbështetjes së ndërmarrësve përmes programit për zhvillim rajonal. Shuma financiare e ndarë për ketë sektor është 12 150 000 Euro .

Ndërsa për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e konkurrushmërisë së sektorit agro-ushqimor në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatë në zona rurale, përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe rritjes së aftë sisë së eksportit të sektorit agro-ushqimor. Shuma financiare për ketë sektor do te përfshije 10 500 000 Euro.

Facebook sjell aplikacionin për VIP-at

0

Facebook prezantoi  një veçori të re për aplikacionin e saj Mentions. Ky aplikacion është krijuar posaçërisht për njerëzit e famshëm.

Tani e tutje, sportistë, muzikantë, politikanë dhe njerëz të famshëm do të kenë mundësi të shpërndajnë video në kohë reale me fansat e tyre.

Nga këtu, përdoruesit mund të pëlqejnë, shpërndajnë dhe komentojnë videot ndërkohë që shfaqen në kohë reale. Nëse nuk mund ta shihni videon drejtpërdrejt, ju mund ta shihni më vonë tek faqja zyrtare e një personi të famshëm.

Personat e parë të famshëm që do të përfitojnë këtë veçori janë Dwayne The Rock Johnson, Serena Williams, Luke Bryan, Ricardo Kaká, Ashley Tisdale, Lester Holt, Martha Stewart dhe Michael Bublé.

Shipkovicë, vazhdojnë kërkimet për vajzën 6 vjeçare

0

Ende asnjë shenjë nga vajza e zhdukur gjatë vërshimeve të së hënës në fshatin Shipkovicë. Kërkimet për vogëlushen janë orientuar në shtëpinë e xhaxhait të vajzës e cila po ashtu është e mbushur me baltë dhe gurrë. Banorët dhe familjarët e vajzës kërkuan angazhim më të madh të ushtrisë, madje u shprehën të revoltuar që qeni i trajnuar për gjetjen e trupit, u soll shumë vonë.
“Me kërkimin e vajzës, ja nga ora 5 e mëngjesit kam dalë këtu, më thanë të kem kujdes, mos futen njerëz të shkelin këtu se qeni nuk e dallon erën, pastaj nëse ka lëvizje nuk mund të kërkoj qeni, vetëm njerëzit që kanë ardhur të burgosurit presin këtu të punohet”.
“Po në bazë të hulumtimeve që janë bërë lokacioni është transferuar në këtë shtëpi me kërkim”.
Shtëpitë e fshatit Shipkovicë mbeten ende në rrezik nga gurët që u sollën nga përmbytjet. Ata thonë se në rast të rrokullisjes së gurëve, shumë shtëpi apo njerëz mund të pësojnë, raporton AlsatM.
“Rrezikohet këtu se ka gurë të mëdhenj. Lart janë dy ose tre kasolle të dëmtuara dhe janë duke rra”.
Ndërkaq, rruga kryesore e Shipkovicës ishte liruar.

Oliver Ivanoviq fillon grevën e urisë

0

Oliver Ivanoviq, lideri i Iniciativës Qytetare Serbe – SDP, ka filluar grevën e urisë në burgun e Mitrovicës duke kërkuar mbrojtjen në liri, pasi që dje i ishte vazhduar paraburgimi për edhe dy muaj, deri më 6 tetor, ka thënë për Anadolu Agency zëvendësja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq.

“Oliver Ivanoviqit dje i është zgjatur paraburgimi deri më 6 tetor. Me sa duket, nga dëshpërimi dhe situata pa rrugëdalje në të cilën nuk ekziston e drejta dhe drejtësia, ai ka marr vendim që nga sot ta fillojë grevën e urisë”, ka thënë Bozhoviq.

Ajo shpreson se gjykata do të rishqyrtojë vendimin e vet.

Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000. Të akuzuar për tentim vrasje nga EULEX-i janë edhe koloneli i policisë së MPB-së serbe Dragolub Delibashiq, babë e bir Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq. Vazhdimi i gjykimit kundër Oliver Ivanoviqit fillon më 10 shtator.

Turqi:Luftime të reja,dy të vrarë,dhjetëra të plagosur

0

Mediet turke kanë raportuar sot për një përleshje të re të armatosur mes forcave turke të sigurisë dhe kryengritësve kurdë dhe është raportuar për së paku dy të vrarë dhe 10 të plagosur.

Së paku dy persona janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur mes policisë turke dhe kryengritësve kurdë në juglindje të Turqisë, kanë raportuar mediet turke, në kuadër të shpërthimit më të ri të dhunës në këtë rajon.

Rreth 10 persona tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në Silopi, një qytet në provincën Sirnak, në afërsi të kufijve të Turqisë me Irakun dhe Sirinë.

Edhe burimet lokale raportuan për dy të vrarë, por ky lajm nuk është konfirmuar ende nga burimet e sigurisë.

Agjencia e lajmeve, Dogan, raportoi se forcat e sigurisë u përgjigjën, pasi që u sulmuan me armë zjarr kur hynë në një qark të qytetit, për të mbyllur ca hendeqe, të hapura nga dega e rinisë e Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Dhuna ka kapluar që nga muaji i kaluar pjesët lindore të Turqisë, pasi që Partia Punëtore e Kurdistanit intensifikoi sulmet kundër forcave turke, ndërsa Ankaraja filloi sulmet ajrore kundër pozicioneve të kryengritësve në veri të Irakut.

Obama: Turqia ka të drejtë të mbrojë veten

0

Presidenti amerikan Barack Obama, tha se organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objketiv Turqinë, është legjitime që Turqia të mbrojë veten, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama është takuar me gazetarë në Shtëpinë e Bardhë për çështjen e politikës së Iranit dhe Lindjes së Mesme.

Në lajmin e Huffington Post Obamës i është drejtuar pyetja “a keni shqetësime se në fushtatën e ndërmarrë ndaj DAESH Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan po e pëdor si shkak për të patur si objektiv PKK e cila është aleate me ato që luftojnë në Siri? Ndërsa Obama në përgjigjen e tij ka thënë: “Organizata terroriste PKK po ndërmerr sulme që kanë si objketiv Turqinë, kjo është një gjë legjitime që Turqit të mbrojnë veten e tyre”.

Krahas kësaj Obama i cili ka theksuar se DAESH është kërcënimi më i madh në rajon dhe se në lidhje me këtë ata kanë biseduar me Turqinë që pikëpamja më e fortë është që duhet të jenë të përqendruar ndaj kësaj tha gjithashtu se në marrëveshjen mbi të cilën jemi duke punuar janë me kujdes rreth se si ti mbyllim ato kufij për luftëtarët e huja të cilët mundohen të kalojnë në Siri. “Çdo gjë që bëjmë është e bazuar në këtë çështje”, u shpreh ai.

Beyonce,300 000 dollarë për një palë sandale

0

300.000 dollarë për një palë sandale. Një çmenduri që Beyonce i ka dhuruar vetes, pa ju dridhur qerpiku.
Princess Contellation, të prodhuara nga House of Borgeze, janë të mbuluara nga 1310 diamante. Chris Shellis, pronar i markës së njohur, ka deklaruar: Eshtë vërtetë një model i veçantë. Beyonce është klientja e ëndrrave për të gjithë. Nëse do që dikush të blejë krijimet e tua nuk mund të kërkosh më shumë’.

Popstari ka zgjedhur këtë model për ta veshur në videon e saj të re.foto 1 foto 3 foto beyonce fotop 2

Krasniqi: Kadare s’pranoi të ishte lodër e klaneve politike

0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje Ismail Kadares, duke thënë se mos kërkoni nga ai që t’i shikon shqiptarët si numra e përqindje, pasi Kadare e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë.
Krasniqi ka shkruar se Kadare është nder intelektualet e lartë, jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik.

Ja opinioni i plotë i Jakup Krasniqit:

Këto ditë pat një seri reagimesh ndaj mendimit të lirë te Kryeambasadorit shqiptar të letrave shqipe, të intelektualit dhe mendimit të avancuar politik shqiptar, Ismail Kadaresë.

Ismail Kadare, pa dyshim që është njëri nga shqiptarët e rrallë i cili i ka rezervuar veti të drejtën për të dhënë mendime e ide, për të shpalosur vizionin se nga duhet të eci kombi shqiptar. Pozicioni i kombit tonë sot në ketë katrahurë politike, ekonomike e morale, asnjë shqiptari me vizion nuk ia jep komoditetin e heshtjes. Në fund të fundit, ai ka shfaqur mendimin e tij autonom, ka shfaqur botërisht idenë e tij te shqiptarizmës dhe vendin e kombit shqiptar në Evropë. Secili nga ne duhet ta kuptojë se demokracia nuk ë shtë njëmendësi. Populli ynë e ka një shprehje e cila thotë: “ Pas atit të mirë çohet shumë pluhur”.

Të gjithë duhet ta kuptojmë se Ismail Kadare, është mbret i letrave shqipe dhe për të qenë mbret në mbretërinë e tij, ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e gëzhojës a e kornizës politike të asnjë ideologjie. Ai është nder intelektualet e lartë, nder më të rrallët jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik. Madje, ai nuk u rrëmbye as nga lakmia për të qenë i pari i shtetit. Kështu Ismail Kadare i ka rezervuar veti vendin që të jetë pjesë avancuar e mendimit politik shqiptar. Ai nuk u rrëmbye nga lakmia e pushtetit të parasë duke qenë në pozita publike. Kjo është një arsyeje shtesë, pse Kadare imponon e meriton respekt!

Ismail Kadare meriton dhe imponon respekt edhe atëherë kur mund të kesh arsyeje që të mos pajtohesh me mendimin e tij, të cilin, ai e shpërfaq me guxim e liri të mendimit e të shprehjes. Për mendimin e tij të lirë politik, ai ka investuar shumë dhe nuk i merr leje askujt, çka e kur ta e thotë botërisht bindjen, qëndrimin a pikëpamjet e tija. Respekt!

Zotërinj, mos kërkoni nga Ismail Kadare që ti shikon shqiptarët si numra e përqindje, ai e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë. Ashtu si e konceptuan edhe rilindësit tanë të lavdishëm! Kadare më të drejtë po e kërkon ngritjen e pozicionit te shqiptarëve në Kontinentin e tyre, në Evropë, për çka kombi ynë kanë investuar shumë. Kombi ynë, jo vetëm para Evropës, duhet që ti shpalos vlerat e kulturës e të traditës sonë nacionale, me çka edhe veçohet nga kombet e tjera. Kombi ynë nuk duhet të lejoj që t’i ikë ky rast për ti shpalosur vlerat e tija tradicionale shqiptare! Vlerat e kombit etnik. Koha është që t’i biem fortë këtij teli!

I thash këto fjalë, jo pse Kadare ka nevojë për mbrojtjen time a te dikujt tje tër, atë e mbron vepra e tij kolosale e shtrirë në të gjitha Kontinentet e banuara me njerëz dhe ku ne shqiptarëve na bënë nder. Kombi ynë e ka një yll që nuk guxon ta kontestoi apo t’ia errësoj shkëlqimin.

Jahjaga: Ushtarët e KFOR-it i qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës(FOTO)

0

Komandanti i deritanishëm i Forcave Paqeruajtëse të KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, sot ia dorëzoi detyrën një gjenerali tjetër italian, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme dhe fili kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga.

Për 16 vjet me radhë së bashku kemi numëruar sukseset dhe të arriturat tona të përbashkëta, në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë dhe në ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron toleranca dhe mirëkuptimi.

Viti pas viti kemi dëshmuar se së bashku mund ta bëjmë Kosovën, një vend të dashur jo vetëm për ata që kanë lindur dhe janë rritur këtu, por edhe për të gjithë ata që kanë kaluar pjesë të jetës së tyre në këtë vend, tha në fillim të fjalës së vet presidentja Jahjaga, njofton kumtesa presidenciale .

Ju – oficerë e ushtarë të KFOR-it, të gjithë ju që i keni qëndruar përkrah popullit të Kosovës, në çdo kohë, që prej më shumë se 16 vjetësh, jeni shndërruar në simbolin më të rëndësishëm të paqes dhe të garantuesit të përparimit të shoqërisë.

Populli i Kosovës do të çmojë përgjithmonë përkrahjen tuaj dhe besimin që keni pasur në Kosovën, si një vend i shpresës dhe i përparimit. Do të vlerësojë përgjithmonë miqësinë që e keni ndërtuar dhe vendosmërinë – që së bashku ta shndërrojmë Kosovën në faktor stabiliteti e paqeje në rajon dhe më gjerë.

Partneriteti ynë është rruga e suksesit. Dhe ky partneritet e ka ndihmuar Kosovën në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbi standardet e NATO-s dhe po ky partneritet i ka ndihmuar kësaj Force të përmbushë kapacitetet e saj operacionale, duke e bërë Forcën e Sigurisë së Kosovës të aftë për t’u shndërruar në një forcë mbrojtëse, që do të reflektojë përbërjen etnike të Kosovës. Partneriteti është edhe e ardhmja e jonë.

Dhe një dëshmi se ndajmë vlerat dhe idealet e përbashkëta që i ndërtojmë me mbështetjen e mijëra ushtarëve që shërbejnë e kanë shërbyer në Kosovë. Kjo vendosmëri jona e bën Kosovën një partner të NATO-s dhe të mekanizmave të rëndësishëm të sigurisë në botë, në kohë sfidash globale, kur na duhet një përgjigje e përbashkët ndaj cilitdo kërcënim ekstremist e radikal për sigurinë jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë.

Partneriteti ynë në rajon, në fushën e sigurisë, do të pengojë ndikimet radikale mbi qytetarët tanë dhe do të ndërpresë aktivitetet terroriste, duke e bërë gjithë Ballkanin, një vatër të stabilitetit dhe të sigurisë. Dhe prandaj Kosova dhe krahas saj edhe shtetet e tjera në rajon, përfshirë Maqedoninë, kanë treguar se janë të pakompromis në luftën kundër ekstremizmit si kërcënim global.

Kosova sot është pjesë e pandashme e arkitekturës së sigurisë që ruan vlerat fondamentale të demokracisë – lirinë e njerëzve, barazinë dhe respektin për secilin pa dallim dhe një vend që aspiron të jetë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe kontribuuese e sigurisë kolektive si pjesë e NATO-s. Së bashku me ju, paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, kemi ruajtur frymën e tolerancës dhe të besimit në njëri tjetrin.

Ndërrimet e komandave të KFOR-it në Kosovë, vazhdoi ajo, shënojnë një simbolikë të fuqishme dhe gjithsesi edhe tregojnë përkushtimin e paqeruajtësve për këtë vend. Mbi të gjitha mbështetjen e NATO-s për një Kosovë demokratike dhe të sigurt, në paqe me të gjithë.

Dhe sot dua veçanërisht të theksoj rolin e jashtëzakonshëm të komandantit të KFOR-it, gjeneralit Francesco Paolo Figliuolo. Kur keni marrë komandën e KFOR-it vitin e kaluar, e keni gjetur Kosovën në një moment delikat, kur është testuar demokracia e saj dhe kur kemi zhvilluar betejën e ndërtimit të institucioneve, pas zgjedhjeve jashtëzakonisht të mira e demokratike.

Ju më keni inkurajuar dhe mbështetur në detyrat e rëndësishme institucionale të ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit, dhe mbi të gjitha të sigurisë së tij. Së bashku kemi ruajtur stabilitetin e brendshëm dhe kemi dëshmuar se demokracia e re në Kosovë është funksionale.

Ne kemi arritur objektiva të rëndësishme brenda kësaj periudhe kohore, duke bërë hapa të mëdhenj në integrimin e qytetarëve në institucione dhe shoqërinë e vendit dhe së fundi edhe në përmbushjen e obligimeve tona ndërkombëtare karshi drejtësisë. Kemi dëshmuar se jemi të përkushtuar për drejtësinë për të gjithë.

Në fund Atifete jahjaga falënderoi gjeneralin Figlioulo, ndërsa i dëshiroi mirëseardhje gjeneralit Miglietta.

jahjaga-kfor1

jahajaga-kfor2