Shipkovicë, vazhdojnë kërkimet për vajzën 6 vjeçare

TË FUNDIT

Ende asnjë shenjë nga vajza e zhdukur gjatë vërshimeve të së hënës në fshatin Shipkovicë. Kërkimet për vogëlushen janë orientuar në shtëpinë e xhaxhait të vajzës e cila po ashtu është e mbushur me baltë dhe gurrë. Banorët dhe familjarët e vajzës kërkuan angazhim më të madh të ushtrisë, madje u shprehën të revoltuar që qeni i trajnuar për gjetjen e trupit, u soll shumë vonë.
“Me kërkimin e vajzës, ja nga ora 5 e mëngjesit kam dalë këtu, më thanë të kem kujdes, mos futen njerëz të shkelin këtu se qeni nuk e dallon erën, pastaj nëse ka lëvizje nuk mund të kërkoj qeni, vetëm njerëzit që kanë ardhur të burgosurit presin këtu të punohet”.
“Po në bazë të hulumtimeve që janë bërë lokacioni është transferuar në këtë shtëpi me kërkim”.
Shtëpitë e fshatit Shipkovicë mbeten ende në rrezik nga gurët që u sollën nga përmbytjet. Ata thonë se në rast të rrokullisjes së gurëve, shumë shtëpi apo njerëz mund të pësojnë, raporton AlsatM.
“Rrezikohet këtu se ka gurë të mëdhenj. Lart janë dy ose tre kasolle të dëmtuara dhe janë duke rra”.
Ndërkaq, rruga kryesore e Shipkovicës ishte liruar.