Oliver Ivanoviq, lideri i Iniciativës Qytetare Serbe – SDP, ka filluar grevën e urisë në burgun e Mitrovicës duke kërkuar mbrojtjen në liri, pasi që dje i ishte vazhduar paraburgimi për edhe dy muaj, deri më 6 tetor, ka thënë për Anadolu Agency zëvendësja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq.
“Oliver Ivanoviqit dje i është zgjatur paraburgimi deri më 6 tetor. Me sa duket, nga dëshpërimi dhe situata pa rrugëdalje në të cilën nuk ekziston e drejta dhe drejtësia, ai ka marr vendim që nga sot ta fillojë grevën e urisë”, ka thënë Bozhoviq.
Ajo shpreson se gjykata do të rishqyrtojë vendimin e vet.
Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000. Të akuzuar për tentim vrasje nga EULEX-i janë edhe koloneli i policisë së MPB-së serbe Dragolub Delibashiq, babë e bir Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq. Vazhdimi i gjykimit kundër Oliver Ivanoviqit fillon më 10 shtator.
