Stuhia e fuqishme godet Tajvanin ( FOTO )

0

Tajfuni Soudelor mbërriti në veri të qytetit Howlin Tajvan , duke sjellë erërat e forta dhe shirat e mëdha , raporton agjencia e lajmeve CNN .
Autoritetet në Tajvan kanë vendosur në gjendje gatishmërie mbi 35 mijë ushtarakë për të ndihmuar popullatën e prekur .
Në natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës , rreth 82 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike .

Shkollat ​​dhe zyrat qeveritare në disa zona janë të mbyllura kurse kompani ajrore kanë njoftuar se do të zvogëlojnë numrin e fluturimeve .

Behet e ditur se kjo stuhia eshte me e fuqishmja ne Tajvan ne vitin 2015./ 21 Media

Foto: Beta/AP
Foto: Beta/AP

.

Foto: Beta/AP
Foto: Beta/AP

.

Foto: Beta/AP
Foto: Beta/AP

.

Foto: Beta/AP

.

Opozita: Gjykata Speciale të hënën në Kushtetuese

0

Partitë opozitare kanë zhvilluar gjatë ditës një takim, me qëllim që ta harmonizojnë lëndën për kontestimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për ta themeluar Gjykatën Speciale.
Drafti i kësaj lënde nuk ka arritur të përfundohet, kështu që punimet për të do vazhdojnë deri në ditën e diel, kur edhe pritet që të përfundojnë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, kryetarja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.
“Pas takimit të sotshëm, nuk kemi arritur të përfundojmë draftin për lëndën, kështu që ka mbetur që të punohet edhe dy ditë të tjera, në mënyrë që të përfundohet për të hënën. Jemi para afatit kohor, kështu që nuk kemi humbur asgjë dhe lëndo do të dorëzohet”, ka thënë Bajrami.

LDK kritikon Shpend Ahmetin

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverisjen e Komunës së Prishtinës dhe ka ftuar në debat publik Kryetarin Shpend Ahmeti.
LDK tha se shmangia nga debati nga Ahmeti lidhur me punën e tij dhe mosrealizimin e 6 mujorit të buxhetit, sipas LDK-së, shënon shmangie të transparencës.
Sipas asamblistëve të LDK-së, Komuna e Prishtinës kundërligjshëm ka larguar nga puna shërbyesit civilë duke i zëvendësuar me aktivistë politikë të Vetëvendosjes.
“Komuna e Prishtinës po ngulfatet nga mostransparenca ndaj qeverisjes dhe demokracisë”.
Shala ka theksuar se largimi i shërbyesve civilë nga puna është e papranueshme për ta dhe se ky largim është diskriminuar në njërën anë dhe është favorizuar me veprime të kundërligjshme në anën tjetër.
Shala gjithashtu thotë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dështuar në realizimin e projekteve kapitale me vetëm 8,85% në investime për periudhën janar-qershor.
Ndërkohë, të mërkurën KDI ka nxjerrë Komunën e Prishtinës me nivelin më të lartë të transparencës, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, gjë që ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Shala për këtë tha se KDI vlerëson transparencën, ndërsa LDK merret me jo transparencën

​Furgoni e mbyt kalimtarin, viktima dyshohet se ishte i dehur

0

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15 të pasdites së sotme në qytetin e Pogradecit, ndërsa viktima është 55 vjeçari, Sefer Belishta.

Viktima është përplasur nga një furgon shpërndarës i një kompanie vaji.

Mësohet se Belishta duke ecur i vetëm në gjendje të dehur në rrugën e “Spitalit” në afërsi të Unazës së qytetit.

Policia ka bërë me dije se furgoni tip “Mercedes- Benz” me targë TR 5370I ishte rimorkuar nga një mjet tjetër pasi kishte pësuar defekt.

Në zbritje të kësaj rruge mësohet se 55 vjeçari në gjendje të dehur, pasi ka parë që njëri nga mjetet ka kaluar, ka tentuar të kalonte nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, por është përplasur nga mjeti tip furgon që tërhiqej nga mjeti tjetër.

Në kushte të tilla drejtuesi i furgonit e ka pasur krejt të pamundur të ndalonte në kohë duke sjellë përplasjen e 55 vjeçarit me mjetin tjetër i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në polici drejt uesin e furgonit Enkelejd Babushin deri në verifikimin e plotë të ngjarjes.

​Gjermania publikon video sensibilizuese për azilantët: Nuk ekziston parajsa

0

Në përgjigje të kërkesave në rritje të azilkërkueve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministria e Brendshme gjermane ka publikuar një video sensibilizueze.

Në filmimin e shkurtër, autoritetet gjermane informojnë të gjithë emigrantët për shanset e pakta që kanë për të përfituar azil dhe që për më tepër rrezikojnë edhe të penalizohen nëse nuk respektojnë rregullat e kthimit.

Video edukuese është një tjetër masë e ndërmarrë nga qeveria federale gjermane në bashkëpunim me vendet e origjinës për të adresuar fluksin e azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi , Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Qëllimi i videos që zgjat katër minuta është ulja e numrit të emigrantëve, por edhe ndërgjegjësimi i tyre se udhëtimi drejt Gjermanisë, përpos kostove financiare ka vetëm një fund, atë të kthimit në atdhe.

Autoritetet gjermane iu bëjnë thirrje të gjithë azilkërkuesve të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Të mos bien viktimë e trafikantëve dhe të mos besojnë në një parajsë që nuk ekziston, por të kontribuojnë për ekonominë e vendit të tyre.

Zyrtarë gjermane kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se asnjë qytetar, vendi i origjinës së të cilit është i sigurt, nuk përfiton azil.

Megjithatë vetëm në 2015 Shqipëria, Kosova dhe Serbia, rezultuan vendet me numrin më të madh të aplikuesve për azil në Gjermani.

Vazhdojnë patrullimet e policisë te Liqeni i Badovcit

0

Për ta dëshmuar sigurinë dhe gatishmërinë në luftën kundër terrorizmit, policia e Kosovës duket të jetë shumë aktive.

Ata vërehen kudo, e sidomos në ato pjesë ku janë ngritur dyshimet se mund të kryhen aktivitete terroriste.

Njësitet policore po vazhdojnë ende të patrullojnë në Liqenin e Badovcit, aty ku javë më parë u arrestuan pesë persona nën dyshimin për lidhjet e tyre me organizatat terroriste. Tash kontrollet po bëhen edhe me anije.

Ata në këtë formë po vazhdojnë ta mbikëqyrin gjendjen e sigurisë, pas arrestimit të disa personave me dyshimin për terrorizëm.

Edhe pse masat e sigurisë janë shtuar, policia bën thirrje që të mos krijohet panik.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për televizionin publik se policia në kohë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke përfshirë edhe masat e sigurisë te Liqeni i Badovcit.

Prezenca e policisë në këtë pjesë ka reduktuar edhe numrin e vizitorëve te liqeni. Ata shihen fare rrallë në këtë pjesë që më herët shihej si mundësi e mirë për t’i kaluar ditët e nxehta.

Ka disa javë që andejpari vërehen më shumë policë, se sa vizitorë.

Edi Rama shpallet lideri më i gjatë në botë

0

Portali amerikan Foxy LadyNews e ka renditur Ramën të parin në listën e 20 liderëve më të gjatë në botë. Pas listës së liderëve më të bukur, nga Hottest Heads of State, ku kryeministri shqiptar zuri vendin e 22, më në fund Shqipëria arriti të renditet në krye të një liste botërore. Rama me shtatlartësinë e tij ka lënë pas shumë liderë të tjerë si p.sh homologun e tij serb Aleksander Vučić apo presidentin turk Tayip Recep Erdoğan.

Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se kjo është pritur me mjaft entuziazëm në selinë rozë. Rama citohet të jetë shprehur mes miqsh se Shqipëria po arrin të bëjë figurë të mirë nëpër botë, gjë që është pozitive për imazhin e vendit. «Jemi racë e bukur dhe shtatlartë», citohet të jetë shprehur Rama, teksa nuk ka ngurruar të bëjë shaka duke thënë se «kush është më i gjatë shikon edhe më larg se të tjerët». Me këtë kryeministri ka dashur të thumbojë ata që nuk besojnë në vizionin e tij për transformimin rrënjësor të vendit.

Zëra nga PS bëjnë të ditur se Rama ka në kokë një ide brilante për të fituar një tjetër trofe në qeverisje. Sipas tyre maxhoranca ka gati projektin për të arritur vendin e parë në renditjen e kabinetit më të gjatë në botë. Për këtë Kryeministri ka pikasur disa eksponentë të partisë së tij, të cilët mendon t’i emërojë ministra pikërisht për shkak të shtatlartësisë.

Gjatesia e TijKjo ka filluar të turbullojë ujërat në PS, duke vendosur në arlarm disa ministra, teksa ka shuar shpresat e disa të tjerëve për të fituar simpatinë e kryetarit. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka marrë frymë lirisht duke u rehatur i sigurt në karriken e tij, pavarësisht skandaleve me ilaçet, ndërsa anëtarë të kryesisë, si p.sh Bashkim Fino, e kanë parë këtë si një nismë me prapavijë politike. Në këndvështrimin e tyre Rama kërkon të gjejë sebep për të bërë ndryshime pa krijuar idenë se qeveria nuk po punon siç duhet. Rama është shprehur i gatshëm t’i montojë Sajmir Tahirit një palë proteza vetëm e vetëm për të mos e humbur një ministër(im) të tillë.

Të tjerë ministra dhe anëtarë të PS-së kanë filluar të veshin këpucë me taka 12-18, ndërsa disa të tjerë kanë filluar të ndryshojnë modelin e flokëve duke i gufuar ato për lart, model hippy. Shqetësimi i vetëm për kryesinë mbetet te sabotimi që mund t’i vijë kësaj nisme nga ministrat e zgjedhur prej sipërmarrjes së LSI. Ka zëra që thonë se LSI po përgatitet të triumfojë në një tjetër garë, atë për qeverinë me peshën më të rëndë, – të xhepave, kuptohet. Pronrari i LSI paska pohuar me buzagaz se «shishja e parfumit është përherë e vogël». Kryeministri i paskësh thënë në distancë, me qetësi e dashuri, se edhe shishja e analizave nuk është më e madhe. Lum si ne që na ranë shishet e të gjitha përmasave. RamaVeliaj-basketboll

I pyetur për këtë projekt, Erion Braçe ka ironizuar lidershipin e partisë së tij duke u shprehur: «s’matet burri me pëllëmbë, as me kandar e as me trashësinë e zërit». «Ja», vazhdon ai, «unë mund të marr pak testosteron apo edhe saharinë e të kërcej si kangur, por kjo nuk ma heq dot sharmin e Colit të breshkave». Braçe u shpreh se nuk ka asnjë konflikt interesi në këtë qendrim të tij ndaj nismës së qeverisë dhe se ai ka qenë gjithmonë në shërbim të partisë, pavarësisht nëse zgjidhej apo jo në poste drejtuese. Ndërkohë nga miq dhe të aftërm të tij citohet të ketë thënë në privatësi se ka bërë gabim që në rininë e hershme ka preferuar ping-pongun në vend të sporteve të tjera me dorë, fjala bie të basketbollit, duke shprehur disi zilinë edhe për Erionin tjetër, i cili ushtrohet në këtë sport prej kohësh, megjithëse edhe vjelja e fiqve është praktikë e njohur zgjatimi sipas darvinizmit politik: mund të të bëjë edhe kryetar. S’ka gjë më të bukur se kur zogjtë e shqipes fluturojnë kaq lart.

Troshupa përforcon Skënderbeun

0

Portieri kosovar, Denis Troshupa, është lojtari më i ri, që është bashkuar me skuadrën.

Skënderbeu ka njoftuar se ka transferuar portierin kosovar Denis Troshupa.

Përmes rrjetit social Facebook, klubi shqiptar që bëri historinë duke u kualifikuar për në play-off të Ligës së Kampionëve ka njoftuar se Troshupa është bashkuar me pjesën tjetër të grupit dhe tash do të stërvitet nën urdhrat e Bozhiqit.

Troshupa në edicionin e fundit ishte pjesë e Hajvalisë.

21-vjeçari nga Prishtina cilësohet si transferim i duhur në rrugën për Ligën e Kampionëve

Jahjaga: NATO ndihmoi FSK-në në ndërtimin e saj(Video)

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se Kosova bashkë me vendet e rajonit nuk bëjnë kompromis sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Sipas saj, Kosova në rrugën kundër terrorizmit është ndihmuar edhe nga NATO dhe vendet mike.Këto komente Jahjaga i bëri gjatë ndërrimit të komandës së KFOR-it./ 21 Media

Klina bëhet me ujë të pijes

0

U përurua në Klinë, ai që është konsideruar si një ndër projektet më të rëndësishme kapitale, fabrika për përpunimin e ujit të pijshëm, projekt ky i cili ka kushtuar dy milionë euro.

Këto mjete për këtë fabrikë janë ndarë nga buxheti i Komunës së Klinës, një pjesë e tyre edhe nga Qeveria e Kosovës.

Fabrika e ujit do të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth. Pajisjet e kësaj fabrike të ujit janë të teknologjisë moderne të sistemit evropian.

Pas analizave të bëra nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka rezultuar se uji i kësaj fabrike është i cilësisë së lartë dhe mund të përdoret për pije nga qytetarët që deri tash kanë udhëtuar edhe në komuna të tjera për të siguruar ujë të pijshëm në forma të ndryshme.

Në mënyrë simbolike në sheshin kryesor të qytetit “Mujë Krasniqi” u bë hapja solemne e rrjedhës së ujit, ku edhe u shijuan gotat e parë të ujit të fabrikës së re, raporton koha.net.