LDK kritikon Shpend Ahmetin

TË FUNDIT

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverisjen e Komunës së Prishtinës dhe ka ftuar në debat publik Kryetarin Shpend Ahmeti.
LDK tha se shmangia nga debati nga Ahmeti lidhur me punën e tij dhe mosrealizimin e 6 mujorit të buxhetit, sipas LDK-së, shënon shmangie të transparencës.
Sipas asamblistëve të LDK-së, Komuna e Prishtinës kundërligjshëm ka larguar nga puna shërbyesit civilë duke i zëvendësuar me aktivistë politikë të Vetëvendosjes.
“Komuna e Prishtinës po ngulfatet nga mostransparenca ndaj qeverisjes dhe demokracisë”.
Shala ka theksuar se largimi i shërbyesve civilë nga puna është e papranueshme për ta dhe se ky largim është diskriminuar në njërën anë dhe është favorizuar me veprime të kundërligjshme në anën tjetër.
Shala gjithashtu thotë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dështuar në realizimin e projekteve kapitale me vetëm 8,85% në investime për periudhën janar-qershor.
Ndërkohë, të mërkurën KDI ka nxjerrë Komunën e Prishtinës me nivelin më të lartë të transparencës, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, gjë që ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar. Shala për këtë tha se KDI vlerëson transparencën, ndërsa LDK merret me jo transparencën