Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15 të pasdites së sotme në qytetin e Pogradecit, ndërsa viktima është 55 vjeçari, Sefer Belishta.
Viktima është përplasur nga një furgon shpërndarës i një kompanie vaji.
Mësohet se Belishta duke ecur i vetëm në gjendje të dehur në rrugën e “Spitalit” në afërsi të Unazës së qytetit.
Policia ka bërë me dije se furgoni tip “Mercedes- Benz” me targë TR 5370I ishte rimorkuar nga një mjet tjetër pasi kishte pësuar defekt.
Në zbritje të kësaj rruge mësohet se 55 vjeçari në gjendje të dehur, pasi ka parë që njëri nga mjetet ka kaluar, ka tentuar të kalonte nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, por është përplasur nga mjeti tip furgon që tërhiqej nga mjeti tjetër.
Në kushte të tilla drejtuesi i furgonit e ka pasur krejt të pamundur të ndalonte në kohë duke sjellë përplasjen e 55 vjeçarit me mjetin tjetër i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në polici drejt uesin e furgonit Enkelejd Babushin deri në verifikimin e plotë të ngjarjes.
