Kane nis bisedimet me Bayernin për rinovimin e kontratës

TË FUNDIT

Harry Kane pritet të nisë bisedimet zyrtare me Bayern Munich për rinovimin e kontratës me kampionin e Gjermanisë.

Kontrata aktuale e kapitenit të Kombëtares së Anglisë skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa drejtuesit e Bayernit janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin në “Allianz Arena” edhe për disa vite të tjera.

Sipas raportimeve, 32-vjeçari është në dijeni të synimit të klubit për t’i ofruar një kontratë të re, ndërsa negociatat pritet të intensifikohen gjatë javëve në vijim.

Kane iu bashkua Bayern Munichut në verën e vitit 2023 nga Tottenham Hotspur në një transferim me vlerë rreth 86 milionë funte.

Që nga mbërritja në Gjermani, sulmuesi anglez ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, duke kontribuar në fitimin e dy titujve të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.

Statistikat e tij janë mbresëlënëse, pasi ka realizuar 146 gola në 134 paraqitje me fanellën e Bayernit. Në Kupën e Botës 2026, Kane ishte një nga lojtarët më të spikatur të Anglisë, duke shënuar gjashtë gola.

Megjithëse Bayern Munich dëshiron ta lidhë me një kontratë afatgjatë, Kane vazhdon të zgjojë interesimin e disa klubeve të mëdha. Barcelona raportohet se e ndjek prej kohësh situatën e tij, ndërsa edhe klube nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit anglez.