Nis Premier League

0

Njëra ndër ligat më atraktive në futbollin botëror, Premier League do të nis sot.

Emocionet e kësaj ligë dramatike do të rinisin me super përballjen mes Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Ndërkaq, kampionët në fuqi të Anglisë, Chelsea sezonin e ri e nis para fansave të tyre kundër Swansea Cityt, kurse, nënkampionët, Manchester City startojnë në transfertë tek West Bromwich Albion.

Ndërkohë, Arsenali e Liverpooli edicionin e ri e nisin kundër West Hamit përkatësisht Stoke Cityt.

Sot takohen:

13:45, Manchester United-Tottenham Hotspur

16:00, AFC Bournemouth-Aston Villa

16:00, Everton-Watford

16:00, Leicester City-Sunderland

16:00, Norwich City-Crystal Palace

18:30, Chelsea-Swansea City

Nesër takohen:

14:30, Arsenal-West Ham United

14:30, Newcastle United-Southampton

17:00, Stoke City-Liverpool

Të hënën takohen:

21:00, West Bromwich Albion-Manchester City

Indonezia përfshihet nga thatësira ekstreme

0

Në Indonezi e cila gjendet mbi ekuator dhe e cila ka një klime tropikale po përjetohet stina e verës më të thatë e viteve të fundit. Jeta në këtë vend është ndikaur negativisht për arsye se prej 4 muajsh nuk bien shi.
Për shkak të reshjeve të cila mungojnë që prej 4 muajsh në vend pemët dhe përrenjtë janë tharë si dhe njerëzit kanë vështirësi të gjejnë ujë të pijshëm. Ndërsa fermerët të cilët merren me blegtori e kanë të pamundur të gjejnë ushqim për bagëtitë. Me tharjen e përrenjve dhe të kanaleve të ujit mbetjet plastike dhe plehërat janë një tejtër shetësim të cilët kërcënojnë shëndetin e njerëzve.

Zëdhënësja e Metereologjisë Indoneziane Evi Lutfiati, tha se temperaturat kanë aarritur në nivelet më të lartat të viteve të fundit. “Në kushte normale edhe pse në stinën e verës gjithmonë ka shira. Por këtë vit temperatura janë më të larta se normalja dhe gjithashtu nuk bien shi. Thatësira është më efektive në Sumatran jugore, në lindje dhe perëndim të rajoneve Lampung, Java, Bali, Nusa Tenggara dhe në rajonet jugore të Sulawasi dhe Kalimantan” u shpreh Lutfiati.

Lutfiati duke vënë në dukje se deri në muajin nëntor nuk pritet të bjerë shi është shprehur: “Për shkak se janë tharë burimet e ujit edhe gjetja e ujit të pastër vështirësohet. Krahas kësaj edhe kanalet e thara dhe mbeturinat e hedhura kërcënojnë shëndetin e njerëzve. Fermerët angazhuar në prodhimin e orizit në shumë rajone për shkak të tharjes së kanaleve kanë vështirësi”.

Ndërsa roharto Bintaro i cili thekson se këtë vit që prej 4 muajsh nuk bien shi tha se për shkak se kanë kaluar 4 muaj nuk ka rënë shi. Pemët janë tharë. Kanalet gjithashtu. Që prej shumë kohësh nuk ka kaluar një stinë vere kaq e thatë.

Në Indonezi ndodhen dy stinë ajo e shirave dhe ajo e verës, njerëzit në stinën e shirave përballen me përmbytje ndërsa në stinën e verës me thatësirat. Në Indonezi stina e verës zgjat deri në muajin tetor”.

Vazhdojnë luftimet në mes forcave turke dhe militantëve kurdë

0

Të paktën 5 perosna janë vrarë në luftimet në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë në Turqi, njoftojn ë mediat turke. Së paku 30 persona janë vrarë në dy javët e fundit, pas shkeljes së armëpushimit në mes të Turqisë dhe pjesëtarëve të armatosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. 21 prej të vrarëve ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë./21Media

Makina përplaset nga treni, vdesin tre persona

0

Të paktën tre persona kanë vdekur nga një aksident që ka ndodhur në orët vona të natës në Francë, ku një tren ka përplasur një mjet.

Sipas medieve franceze, treni e ka marrë disa metra me vete makinën, e cila kishte kishte ngecur mes shinave në komunën e Conde-sur-Husine në rajonin e Ornes.

Makina kishte ndaluar në mes të shinave dhe po përpiqej të largohej prej per aty, ndërsa një grua kishte arritur të largohej në kohë nga mjeti para se treni ta përplaste.

Sa u përket udhëtarëve në tren, asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Rama – Vuçiq do të përballen në një debat televiziv

0

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë serb Aleksadër Vuçiç do të shohim edhe një herë ballë për ballë, por këtë herë jo në një konferencë të përbashkët për shtyp, por në një debat televiziv.

Më 27 kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Vjenë për herë të dytë pas atij të Berlinit, nën kujdesin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Përveç Samitit të krerëve të qeverive ballkanike, pritet të organizohet edhe një shoë televiziv në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik, ku bashkë në studio do të jenë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperendimore, Goran Svilanoviç.

Horoskopi ditor

0

Dashi

Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione do jete kjo e sotmja për ata qe jena ne një lidhje. Do e lini pas te shkuarën e trazuar dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do tregohen te arsyeshëm dhe nuk do nxitohen për te hedhur hapa me rëndësi. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare dhe situata do filloje te përmirësohet tej mase.

Demi

Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet tej mase sot. Do flisni me hapur me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te hershme. Beqaret nuk do dini si te veprojnë ne disa momente sepse do pëlqejnë shume persona njëherësh. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme duke qene se gjendja do jete e qëndrueshme.

Binjaket

Dita e sotme do jete e bekuar nga yjet. Ju do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe do filloni te planifikoni edhe te ardhmen. Beqaret do jene me te hapur drejt ftesave qe do ju bëhen dhe mund te fillojnë shpejt edhe lidhje afatgjata. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Kohet e fundit keni mësuar t’i bëni mire llogarite.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire sot. Secili prej jush do ketë te tjera ide për jetën dhe ne çdo moment mund te lindin keqkuptime. Beqaret do kenë me shume fat se me pare dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Për t’i përmirësuar financat duhet te punoni fort dhe te kërkoni edhe ndihme nga te afërmit. Vetëm ne këtë mënyrë mund te arrini gjendjen e ëndërruar.

Luani

Do keni shume fat gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do marre rrjedhën e duhur. Qetësia dhe harmonia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do mendojnë për disa projekte te rëndësishme dhe nuk dol kenë as kohe te dalin e te njihen me persona te rinj. Për menaxhimin e financave duhet t’iu besoni me tepër specialisteve dhe jo vetes tuaj.

Virgjeresha

Kënaqësitë do jene te mëdha sot për ju qe jeni ne një lidhje. Me ne fund do dashuroheni te qete dhe pa dorashka. Çdo moment do jete i veçante. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do nguten për asgjë. Ne mbrëmje ka shume mundësi qe te realizojnë takime mbresëlënëse. Financat nuk do jene shume te mira, kështu qe duhet te mateni disa here para se te kryeni shpenzime.

Peshorja

Partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë me pare. Mbrëmja do jete akoma me pasionante. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete atë. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe do mund te kryeni edhe disa shpenzime me rëndësi.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do keni gjithë kohës dyshime dhe nuk do ndiheni te qete. Beqaret do jene idealiste dhe do kërkojnë persona perfektë te cilët ne boten qe jetojnë janë me kokrra. Te ardhurat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme dhe do keni mundësi te heqin edhe disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen.

Shigjetari

Nuk duhet te nxitoheni për asgjë sot juve qe jeni ne një lidhje sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Mendoni edhe për te ardhmen dhe kujdes me fjalët qe do thoni. Beqaret as vete nuk do e dine se çfarë do duan te bëjnë dhe do stepen për gjithçka. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do e mbani te qëndrueshme situatën.

Bricjapi

Keni kohe qe jeni ne një lidhje me partnerin aktual? Sot do filloni seriozisht te bëni plane afatgjata ne mënyrë qe te siguroni edhe te ardhmen. Do bini dakord për gjithçka. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare jo për lidhje serioze. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te paarsyeshëm sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Ujori

Do kënaqeni gjithë kohës ne krahët e partnerit tuaj sot dhe do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie me te. Ne çdo moment do ndiheni për mrekulli. Beqaret duhet te kujdesen për çdo detaj para se te hedhin hapa me rëndësi. Ne këtë mënyrë do e mbrojnë veten nga vuajtjet. Gjendja e financave do jete e paqëndrueshme. Pranojeni ndihmën e familjareve sepse nuk keni çfarë te bëni tjetër.

Peshqit

Jeta juaj ne çift jo ne çdo moment do jete aq e mire sa keni dashur. Mund te keni edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin dhe mund te lëndoheni paksa prej tij. Beqaret do jene ne ajër dhe ka rrezik te mos përfitojnë aq sa duhet nga ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do dini t’i bëni mire llogarite dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Do jeni me te qete se me pare.

​Ministria e Kulturës e Shqipërisë – 10 autorë në Fondin për mbështetjen e krijimtarisë letrare

0

Ministria e Kulturës e Shqipërisë njoftoi të premten se në zbatim të politikave për mbështetjen e autorëve shqiptarë dhe promovimin e letërsisë shqipe u hap Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare shqiptare, nëpërmjet së cilit u vendos të financoheshin 10 autorë me një shumë prej 250.000 lekë.

Në deklaratën e MK-së përpos të tjerash theksohet se në thirrjen për këtë konkurrim u paraqitën 57 drafte krijimtarie të cilat iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të përzgjedhjes nga ana e jurisë.

Ndërkohë, juria e ngritur për këtë qëllim e përbërë nga Prof. Asoc. Dr.Çapajev Gjokutaj, studiues i letërsisë, z. Ardian Vehbiu, shkrimtar e studiues, z. Ben Andoni, gazetar e përkthyes, mori në shqyrtim draftet e koduara, pa emrat e autorëve përkatës, për të siguruar paanshmëri të plotë në procesin e vlerësimit.

Në përfundim të procesit vlerësues, juria përzgjodhi si të meritueshme për mbështetje financiare veprat e mëposhtme – autorët e të cilave u bënë të njohur pasi gjithsecili nga anëtarët e jurisë kishte depozituar vlerësimin e vet me pikë.

Në gjininë e poezisë u përzgjodhën Luljeta Lleshanaku dhe Rudina Çupi.

Në gjininë e prozës së shkurtër u përzgjodhën, Idlir Azizaj, Josif Papagjoni dhe Arben Dedja.

Ndërsa në gjininë e romanit u përzgjodhën Arian Leka, Romeo Çollaku, Gazmend Krasniqi, Grigor Banushi dhe Darien Levani.

Për vlerësimin e këtyre autorëve, juria u bazua në këto kritere: aftësinë për t’i dhënë frazës dhe tekstit një formë estetike, ku zotërimi i të shprehurit të ndërthuret me aftësinë për ta befasuar lexuesin; freskinë dhe gjallërinë e figuracionit dhe të ritmit (në poezi). Po ashtu kriteret e tjera kanë të bëjnë me praninë e shenjave se autori është në kërkim prioritar të risive në formë; tematika jo-rutinë, stimuluese dhe tërheqëse për lexuesin dhe prova që personazhet e prezantuar nuk janë hije as stereotipe të letërsisë së traditës.

Juria gjithashtu vëren me keqardhje se pati edhe ndonjë autor që nuk arriti të përfshihej në dhjetëshen fituese ndonëse prurjet ishin interesante. Vlerësimi është kryer në respekt të pikëzimit dhe të metodologjisë së vlerësimit vetëm të vlerës së projektit letrar dhe jo të CV letrare të aplikantëve.

Një dukuri e tillë nuk mund të shmangej dhe ajo tani dëshmon që procesi i vlerësimit dhe i përzgjedhjes ka qenë më objektivi i mundshëm. Por po kështu juria i inkurajon autorët jo fitues të vijojnë me shkrimin e teksteve letrare duke premtuar kështu krijime të suksesshme.

Juria dëshiron të përgëzojë autorët për cilësinë e drafteve të paraqitura në konkurrim dhe uron 10 fituesit me bindjen se do të arrijnë të çojnë deri në fund projektet e tyre dhe t’i japin lexuesit vlera letrare të mirëfillta.

Wenger: Jemi gati të luftojmë

0

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se skuadra e tij është gati të luftojë për titullin e Premier Leaguesn
Ne jemi gati të luftojmë dhe gjithashtu jemi të motivuar qysh në fillim. Një nga synimet tona është ta fillojmë fuqishëm kampionatin.West Hami ka bërë disa blerje të mira sidomos Payet që është lojtar shumë kreativ dhe efikas. Premier League është të luftosh në çdo ndeshje deri në fund dhe ne duhet të jemi gati psikologjikisht për këtë”, tha francezi.

​Facebook sjell aplikacionin për VIP-at

0

Facebook prezantoi një veçori të re për aplikacionin e saj Mentions. Ky aplikacion është krijuar posaçërisht për njerëzit e famshëm.

Tani e tutje, sportistë, muzikantë, politikanë dhe njerëz të famshëm do të kenë mundësi të shpërndajnë video në kohë reale me fansat e tyre.

Nga këtu, përdoruesit mund të pëlqejnë, shpërndajnë dhe komentojnë videot ndërkohë që shfaqen në kohë reale. Nëse nuk mund ta shihni videon drejtpërdrejt, ju mund ta shihni më vonë tek faqja zyrtare e një personi të famshëm.

Personat e parë të famshëm që do të përfitojnë këtë veçori janë Dwayne The Rock Johnson, Serena Williams, Luke Bryan, Ricardo Kaká, Ashley Tisdale, Lester Holt, Martha Stewart dhe Michael Bublé.

​BE: Ende ka kohë për zbatimin e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë

0

Marrëveshja për Lëvizje të Lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mos gjejë zbatim nga ana e shtetit serb, të cilët edhe më tej po refuzojnë të lëshojnë qytetarë nga Kosova për të kaluar kufirin me Serbinë vetëm me anë të letërnjoftimeve.

Në pyetjen drejtuar nga KosovaPress për zëdhënësen e Përfaqësueses së Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijançiq, se a ka marrë ndonjë vërejtje deri më tani pala serbe për moszbatim, Kocijançiq është përgjigjur se procesi është në zhvillim e sipër.

Ajo ka konfirmuar për KosovaPress se takimi i radhës në nivel ekspertësh për këtë çështje do të mbahet pas pushimeve të verës.

“Zbatimi i Marrëveshjes për lëvizje të Lirë është një proces qe është ende në zhvillim e sipër. Takimi i radhës (në nivel ekspertësh) do të planifikohen pas pushimeve të verës, në shtator”, ka qenë përgjigjja e Kocijançiq.

Ajo po ashtu ka sqaruar edhe njëherë se “pas Marrëveshjes për lëvizje të Lirë, banorët e secilës palë mund të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të palës tjetër, duke përdorur letërnj oftimet e tyre. letërnjoftimi do të shoqërohet nga një dokument me shkrim “hyrje/dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë përmes një vendi të tretë”.

Kocijançiq është shprehur se asnjëra palë nuk mund të anashkalojë këtë Marrëveshje.

“Këto rregulla janë pjesë përbërëse e Marrëveshjes për lëvizje të Lirë. Asnjë detyrim nuk mund të anashkalohet nga ajo Marrëveshje qe të dy palët kanë për të hequr dokumentin “hyrje / dalje”, është përgjigjur Kocijançiq.

Ndryshe Kosova së fundi në dialogun teknik me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nënshkruar Marrëveshjen për Policat Kufitare, marrëveshje kjo që është thënë se do të fillojë së zbatuari që nga 12 gushti i këtij viti.