Makina përplaset nga treni, vdesin tre persona

TË FUNDIT

Të paktën tre persona kanë vdekur nga një aksident që ka ndodhur në orët vona të natës në Francë, ku një tren ka përplasur një mjet.

Sipas medieve franceze, treni e ka marrë disa metra me vete makinën, e cila kishte kishte ngecur mes shinave në komunën e Conde-sur-Husine në rajonin e Ornes.

Makina kishte ndaluar në mes të shinave dhe po përpiqej të largohej prej per aty, ndërsa një grua kishte arritur të largohej në kohë nga mjeti para se treni ta përplaste.

Sa u përket udhëtarëve në tren, asnjë prej tyre nuk është lënduar.