Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar. Në pjesët perëndimore era do të jetë nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 35°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me pak vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 32°C.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim pritet një periudhë me mot me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare gjatë ditës. Të hënën pritet shi i përkohshëm lokal dhe në disa vende kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
