Në pikën kufitare “Bogorodicë” vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thonë nga LAMM.
Siç njofton LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë), trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar.
Rekomandohet shpejtësi e përshtatur me kushtet e rrugës, respektim i sinjalistikës rrugore dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe ngushtica malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
