Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare 

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër (27 korrik) është paralajmëruar grevë e doganierëve në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Doirani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).

Sipas informacioneve nga autoritetet kompetente greke, greva do të zgjasë nga ora 05:00 deri në 09:00, sipas kohës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj periudhe, automjetet e pasagjerëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të mallrave do të ndërpritet plotësisht, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Greqia.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhohen të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike në dispozicion, me qëllim që qarkullimi në anën maqedonase të pikave kufitare të zhvillohet sa më lehtë dhe pa pengesa.