Nis Premier League

TË FUNDIT

Njëra ndër ligat më atraktive në futbollin botëror, Premier League do të nis sot.

Emocionet e kësaj ligë dramatike do të rinisin me super përballjen mes Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Ndërkaq, kampionët në fuqi të Anglisë, Chelsea sezonin e ri e nis para fansave të tyre kundër Swansea Cityt, kurse, nënkampionët, Manchester City startojnë në transfertë tek West Bromwich Albion.

Ndërkohë, Arsenali e Liverpooli edicionin e ri e nisin kundër West Hamit përkatësisht Stoke Cityt.

Sot takohen:

13:45, Manchester United-Tottenham Hotspur

16:00, AFC Bournemouth-Aston Villa

16:00, Everton-Watford

16:00, Leicester City-Sunderland

16:00, Norwich City-Crystal Palace

18:30, Chelsea-Swansea City

Nesër takohen:

14:30, Arsenal-West Ham United

14:30, Newcastle United-Southampton

17:00, Stoke City-Liverpool

Të hënën takohen:

21:00, West Bromwich Albion-Manchester City