SHBA: Rekord audience

0

Njëzet e katër milionë teleshikues kanë ndjekur debatin e parë për zgjedhjet paraprake të republikanëve me kandidatin e shumë përfolur, Donald Tramp, duke e kthyer në emisionin më të ndjekur në historinë e stacionit “Fox News”, bëhet sot e ditur nga shoqëria “Nielsen Media Research”.

Kurrë më parë “Fox News” që ishte organizatori dhe transmetuesi i debatit nuk kishte arritur një numër kaq të madh telespektatorësh në historinë e tij.

Rekordi i mëparshëm i audiencës ishte 11,8 milionë teleshikues i regjistruar mbrëmjen e rizgjedhjes së Barak Obamës në vitin 2012.

Prania e Donald Tramp duket se është bërë shkak për suksesin e emisionit.

Në 2011, debati i parë në zgjedhjet paraprake të republikanëve kishte mbledhur rreth tri milionë teleshikues.

Trump performoi në stilin e tij tipik gjatë debatit prej dy orësh, i njëjti stil që e ka ndihmuar atë deri më tani të lërë pas kandidatët e tjerë republikanë. Por, teksa fushata nisi zyrtarisht mëngjesin e së premtes, buzëqeshja në fytyrat e këshilltarëve të kandidatëve të tjerë tregoi historinë e plotë të asaj se çfarë ndodhi në skenën e “Quicken Arena”.

Secili prej tyre u shfaq si fitimtar, ose të paktën kështu pretenduan këshilltarët e rivalëve. Gjë që tregon edhe njëherë se mburrje të tilla janë bërë të zakonshme tashmë pas një debati të zhvilluar, edhe pse një pjesë e mirë e mburrjes bazohet në realitet. Trump mund të kishte qenë në qendër të vëmendjes, por edhe të tjerët performuan po aq mirë, ose ndoshta edhe më efektivisht në përgjithësi e me shumë mundësi kanë siguruar disa votues republikanë më shumë për veten e tyre.

Prej muajsh, udhëheqësit republikanë kanë folur në lidhje me forcën e mundshme të kandidatëve të tjerë të së njëjtës parti. Si grup, kandidaturat që aspirojnë të fitojnë të drejtën për të garuar për President të Shteteve të Bashkuara, janë padyshim më me eksperiencë dhe duken më të gatshëm për një fushatë kombëtare, sesa grupi i politikanëve që synuan të rivalizonin Mitt Romneyn gjatë nominimeve për zgjedhjet presidenciale të 2012-s./ATSH/

Vdes krimineli i dënuar me mbi 500 vjet burg

0

Ka vdekur një nga kriminelët më të mëdhenj të Kilit, Manuel Contreras, i cili ishte dënuar me mbi 500 vjet burg.

Contreras, kreu i policisë famëkeqe politike në kohën e diktaturës së Augusto Pinocheto, i cili konsiderohet si një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e Kilit, ka ndëruar jetën të premten në moshën 86-vjeçare.

Policia njoftoi se ka vdekur në spitalin ushtarak në Santiago.

Conteras ishte dënuar me më shumë se 500 vjet burg për torurim, zhdukje dhe rrëmbimin e kundërshtarëve.

Ai ishte themeluesi dhe drejtori i vetëm i Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare (DINA), që konsiderohet përgjegjëse për shumicën e viktimave të diktaturës kiliane në periudhën 1973 – 1990, përkatësisht për 3.300 të vrarë apo të zhdukur dhe për torturimin e mbi 38.000 personave.

Konsiderohej dora e djathtë e Pinochetos, ndërsa në burg ishte që nga viti 2005 kur u dënua për rrëmbim të një pjesëtar të opozitës. Ishte gjykuar në disa procese, por fuqimisht mohonte se DINA kishte qëndruar pas torturimeve dhe zhdukjeve të njerëzve.

Pluhuri, balta, po mbysin Tetovën

0

Qyteti i Tetovës është mbuluar nga pluhuri dhe balta masive që po rrezikon jetën e përditshme të qytetarëve, pas vrasësit tjetër të ndotjes “Jugohrom” që këtyre ditëve siç mësohet ka shtuar kapacitetet.

Gjitha rrugët e qytetit janë të mbuluara me pluhurin, një kaos i madh urban. Në Shipkovicë, Lisec, Reçicë e Madhe, Poroj gjendja është edhe më katastrofale.

Tashmë është dita e pestë dhe akoma nuk po mund të gjendet 6 vjeçarja Rina Ahmeti, trupi i së cilës dyshohet se gjendet nën dheun dhe baltën që kishte vërshuar shtëpinë e kësaj familje në ditën e vërshimeve.

Banorët e Shipkovicës por edhe familjarë të familjes Ahmeti kërkojnë mobilizim më të madh për të gjetur trupin e vajzës së tyre. Një gjendje e rëndë është edhe në shtëpitë e tjera përreth, ku rrugët e shtëpive janë të zënë me gurë gjigantë, mbeturina, baltë dhe makineri shtëpiake. Qeveria e Maqedonisë po injoron dhe anashkalon ndihmën e ofruar sidomos nga Forcat Mbrojtëse të Kosovës në pastrimin e terrenit në Shipkovicë, por edhe zona tjera.

 

Aniston martohet tinëz

0

Në një intervistë dhënë disa muaj më parë, ajo pati deklaruar se nëse do të martohej, do ta bënte këtë në një ceremoni krejtësisht sekrete, me një grup të ngushtë miqsh dhe familjarësh dhe larg vëmendjes së mediave.

U tha u bë! Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë kurorëzuar romancën e tyre në fshehtësi të plotë në Bel Air.
Revista “People” thotë se në ceremoni nuk ishin më shumë se 70 persona të ftuar, mes të cilëve edhe miqtë e Aniston, Lisa Kudrow, Chelsea Handler dhe Howard Stern.

TMZ raporton se ceremonia është zhvilluar në një vilë ngjitur me kompleksin e Aniston. Jennifer dhe Theroux kanë përdorur një shteg sekret për t’u paraqitur para të ftuarve, ndërkohë që është stafi i shërbimit është mbajtur në terr deri në momentin e nisjes së ceremonisë.

Çifti ja doli mbanë të kurorëzohet në fshehtësi, por nuk iu shmang dot paparacëve në momentin e nisjes së muajit të mjaltit. Ata u fotografuan duke hipur në një avion privat, me gjasa në ndonjë destinacion ekzotik.

Aniston, 45 vjeçe dhe Theroux, 43 vjeç, të cilët kanë qenë miq shumë kohë përpara se të nisnin një lidhje, kanë qëndruar për tre vjet të fejuar.

Jeta sentimentale e Aniston u vu në qendër të paparacëve që pas ndarjes nga Brad Pitt në vitin 2005.

4 rregulla për të rritur flokët më shpejt

0

Ushqimi i mirë e nxit trupin të prodhojë të gjitha gjërat që i duhen për të funksionuar sa më mirë. Gjithashtu “faktorët e jashtëm” – me fjalë të tjera trajtimet e flokëve janë mënyrë e mirë për të nxitur rritjen e shpejtë të tyre.

Konsumoni sa më shumë proteina:Proteinat janë thelbësore për rritjen e flokëve, kështu që konsumoni proteina të mjaftueshme dhe të jeni të sigurt që flokët do të rriten më shpejt. Burime të mira të proteinave si: mish dhe peshk janë më të dobishme për rritjen e flokëve. Mishi përmban hekur i cili është një tjetër aspekt thelbësor në rritjen e tyre.

Merrni sa më shumë vitamina: Disa vitamina ndihmojnë në nxitjen e rrites së flokëve, më së shumti: vitamina C dhe Biotin. Trupi ka nevojë për vitaminë C për të prodhuar kolagjen, e cila është e domosdoshme për flokë dhe lëkurë të shëndetshme. Vitamina C gjithashtu ndihmon në thithjen e hekurit, e cila nxit rritjen e flokëve (plus ajo është një përforcues për sistemin imunitar). Trupi nuk mund të prodhojë vitaminë C, ajo është një vitaminë që duhet të merret nga ushqimi . Ushqime të tilla si agrume, brokoli dhe spinaq përmbajnë vitaminë C.

Ruani balancën e hormoneve: përveç ndryshimeve pozitive që do të shihni në lëkurë, biotin dhe vitamina të tjera mund të nxisin më të shpejt dhe rritjen e flokëve. Biotin është si ujë që tret yndyrnat dhe sheqernat e dëmshme për trupin. Vezë, arra, manaferra, peshk dhe disa perime ju japin Biotin. Edhe pse në sasi të vogësl përsëri është e dobishme.

Nicole e prekur nga lidhja e Hamiltonit me Rihannën

0

Siç duket për Nicole Scherzinger është e vështirë të përtypë poshtë lidhjen e re të Lewis Hamilton me këngëtaren Rihanna.

Ish ylli i Pussycat Dolls që nga viti 2007-të frekuentohej me pilotin e garave të Formula 1, ndërkohë që në shkurt të këtij viti çifti e mbyllën përfundimisht lidhjen e tyre.

Një burim për revistën britanike Star tregon se është tepër e dhimbshme për Nicole të shohë dhe të dëgjojë lajmet rreth romancës së re të Hamilton me bukuroshen nga Barbados, sikurse ndjenjat ende nuk janë shuar.

Nëse nuk ju kujtohet, ishte vetë Nicole ajo që i dha fund lidhjes për shkak se martesa dhe të pasurit fëmijë, nuk ishin ne planet e 30-vjeçarit.

Ndërkohë Nicole muajin e kaluar shijoi një romancë me futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Pajtim Kasami, por që zgjati vetëm për pak kohë, sa të dy ishin në pushime në Greqi.

​Ekuadori bllokon hetimin e Suedisë për Assange

0

Planet e organeve hetuese të Suedisë për marrjen në pyetje të themeluesit të Wikileaks-it Julian Assange në ambasadën ekuadoriane në Londër janë vënë në pikëpyetje, për shkak të bllokadës nga ana e Ekuadorit, i cili këtë e kushtëzon me lejimin e azilit politik për të nga ana e Suedisë, njoftuan autoritetet e Stokholmit.

“Nëse dëshiron azil (Assange) duhet të vijë në Suedi”, deklaroi një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë së Suedisë.

Prokurorët suedezë fillimisht kërkonin që Assange të udhëtojë për në Suedi për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat kundër tij për përdhunim, por themeluesi i Wikileaks-it e refuzoi kërkesën e tillë, duke u frikuar se Stokholmi do të mund ta ekstradonte në SHBA, ku rrezikon proces gjyqësor për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete amerikane në internet-faqen e tij.

Pas një ngecjeje në rrugë qorre prej më shumë muajve, në mars të këtij viti hetuesit suedezë u pajtuan që ta marrin në pyetje Assange në ambasadën ekuadoriane në Londër, por kjo tani është vënë në pikëpyetje për shkak të kërkesës së re të Ekuadorit për azil politik.

SHBA, policia vret një zezak

0

Një tjetër i ri me ngjyrë është ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga policia, një ngjarje kjo që mund të riktheje ngjarjet e dhunshme kundër racizmit në vend.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Teksas dhe nga himet paraprake të policisë së qytetit Arlington thuhet se agjenti Brad Miller ka përdorur forcë të tepruar ndaj 19-vjeçarit. Agjenti është pezulluar nga detyra dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Dyshohet se 19-vjeçari, Christian Taylor, po kryente një vjedhje dhe është pikasur nga polici që i ka kërkuar atij të dorëzohet, por i riu ka refuzuar të dorëzohet duke u zënë me agjentin.

Sipas medieve amerikane, i riu afro-amerikan kishte përplasur me makinën e tij vitrinën e një konçensionari makinash. Pas marrjes së sinjalit për një grabitje, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë parë mjetin e 19-vjeçarit që kishte shkatërruar vitrinën.

Ata janë afruar dhe i kanë kërkuar atij të dorëzohen dhe pas një hezitimi një prej policëve hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend.

Christian Taylor ishte një lojtar futbolli në një universitet të Teksasit.

Burgim përjetë vrasësit të 12 personave në kinema

0

Vrasësi i 12 personave në një kinema në Aurora të Shteteve të Bashkuara, James Holmes, është dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi me kusht.

27-vjeçari i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm që kërkohej nga prokurorët, kjo falë zemërgjerësisë së gjykatës së shtetit të Kolorados.

Pala mbrojtëse e vrasësit paraqiti para trupit gjykues fakte sipas të cilave dëshmojnë se Holmes kishte probleme mendore në momentin që ka kryer vrasje.

Por, ashtu si organi i akuzës edhe trupi gjykues i hodhi poshtë pretendimet e avokatit, duke thënë se pavarësisht problemit të tij, ai është përgjegjës për vrasjen, mbetet fajtor.

Muajin e shkuar, Holmes u shpall fajtor për 164 akuza për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Procesi i tij gjyqësor zgjati 49 ditë dhe në dëshmuan 250 persona, shumica e të cilëve dinin dhe treguan fakte që e fundosën më tepër të riun.

Dhjetëra të vrarë në sulmin e dytë në Kabul

0

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, është tronditur të prtemten nga dy sulme vetëvrasëse që morën jetët e dhjetra vetëve. Në sulmin afër Akademisë Policore në Kabul, u vranë 20 rekrutë policorë, ndërsa në shpërthin në një zonë të banuar, afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, mbetën të vrarë të paktën 15 civilë dhe mbi 240 të plagosur./21Media