SHBA, policia vret një zezak

TË FUNDIT

Një tjetër i ri me ngjyrë është ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga policia, një ngjarje kjo që mund të riktheje ngjarjet e dhunshme kundër racizmit në vend.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Teksas dhe nga himet paraprake të policisë së qytetit Arlington thuhet se agjenti Brad Miller ka përdorur forcë të tepruar ndaj 19-vjeçarit. Agjenti është pezulluar nga detyra dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Dyshohet se 19-vjeçari, Christian Taylor, po kryente një vjedhje dhe është pikasur nga polici që i ka kërkuar atij të dorëzohet, por i riu ka refuzuar të dorëzohet duke u zënë me agjentin.

Sipas medieve amerikane, i riu afro-amerikan kishte përplasur me makinën e tij vitrinën e një konçensionari makinash. Pas marrjes së sinjalit për një grabitje, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë parë mjetin e 19-vjeçarit që kishte shkatërruar vitrinën.

Ata janë afruar dhe i kanë kërkuar atij të dorëzohen dhe pas një hezitimi një prej policëve hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend.

Christian Taylor ishte një lojtar futbolli në një universitet të Teksasit.