​Prishtina, një kaos i madh trafiku

0

Kryeqyteti i Kosovës që nga fillimi i sezonit veror ngjan në një kaos të vërtet nga numri i madh i veturave që çdo ditë frekuentojnë atë.

Parkimet e veturave vend e pavend, zënia e trotuareve nga veturat, renovimet e disa rrugëve kryesore në Prishtinë, si dhe pjesëmarrja në komunikacion e automjeteve me tabela të huaja, e që u përkasin bashkatdhetarëve tanë, sipas zyrtarëve policorë por edhe komunalë, kanë ndikuar në këtë kaos.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu në një prononcim tha se tollovia e krijuar në qytet si pasojë e gropave si dhe parkingjeve vend e pavend , do të fillojë të mënjanohet, por se sezoni veror është koha kur kryhen punime infrastrukturore. Mullafazliu mes tjerash përmend edhe shifrën prej 18 milionë eurove që Drejtoria e Infrastrukturës ka zotuar t’i ndajë si pjesë e investimeve në infrastrukturë.

Zëdhënësja Mullafazliu tha se nga komuna tashmë ka filluar të bëhet identifikimi i parkingjeve në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” dhe shumë shpejt do të fillojë edhe trajtimi i komplet bulevardeve në rrugën “ Luan Haradinaj” dhe në rrugën” Garibaldi”.

E tërë kjo sipas saj do të shkaktojë tollovi në trafik dhe qytet, porse janë duke punuar me kapacitete të shtuara në mënyrë që punët të përfundojnë sa më shpejt.

Arsye të tjera sipas saj përveç gropave dhe rrugëve të dëmtuara, janë edhe përqendrimi i të gjitha institucioneve qendrore në kryeqy tetet, si dhe shtimi i vizitave të mërgimtarëve gjatë muajve të verës.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti, në një përgjigje ka konfirmuar se muajin e fundit janë shtuar ngarkesat në trafik brenda kryeqytetit dhe se kjo ngarkesë vërehet sidomos në orët e paradites.

Kjo ngarkesë, sipas Ahmetit, më pastaj ka prodhuar edhe shqiptim të gjobave të cilat, për periudhën njëmujore, prej 01deri më 29 korrik 2015, janë gjithsej 1 mijë e 189 gjoba.

Mirëpo, përkundër kësaj gjendjeje, Ahmeti ka theksuar se numri i aksidenteve, duke përjashtuar ato në dalje të Prishtinës, mbetet i njëjtë.

Në statistikat që zyra për informim ka dërguar  njësiti i trafikut që operon në qytetin e Prishtinës gjatë operacionit “Respektimi i Semaforit”, për mosrespektim të semaforit(drita e kuqe) janë shqiptuar 504 tiketa, për rreshtim të gabuar 485 tiketa, si dhe për kundërvajtje të tjera janë shqiptuar 200 gjoba, të cilat gjithsej bëjnë 1 mijë e 189 gjoba.

​Dhunë mbi gratë

0

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm ka njoftuar për dy raste të dhunës mbi gratë në 24 orët e kaluara.

Në Fushë Kosovë një femër, e kombësisë Boshnjake, ka raportuar se, pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull, i kombësisë shqiptare, me të cilin ishte duke bashkë-jetuar.

Me vendim të prokurorit viktima me dy fëmijët e tij është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Nga Mitrovica raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull, ashkali, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shqiptarët edhe azilantë, edhe hajna!

0

Plot 22 shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjermane me akuzën e vjedhjes së shtëpive dhe restoranteve.

Sipas mediave lokale shqiptarët ishin azilkërkues dhe banonin në Lingen.

Të arrestuarit janë të moshësh 19-38 vjeç dhe vidhnin bizhuteri, celularë, laptopë etj.

Ata udhëhiqeshin nga një shtetas që është cilësuar si “kryehajduti” nga policia.

Mediat gjermane bëjnë me dije se vazhdojnë verifikimet për 19 shqiptarë të tjerë.

Dy aksidente trafiku me të lënduar

0

Policia e Kosovës në raportin e vet 24-orësh ka njoftuar për dy aksidente trafiku në të cilat ka pasur gjithsej katër të lënduar.

Nga Suhareka njoftohet se është arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, në rr. Zahir Pajaziti raportohet për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile me ngasës meshkuj.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëri nga drejtuesit e automjetit si dhe dy pasagjere femra.

Të lënduarve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Domatet parandalojnë kancerin e prostatës

0

Shkencëtarët britanikë gjatë një studimi të realizuar vitet e fundit kanë pohuar se domatet mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës.

Meshkujt të cilët konsumojnë domate ku janë të përfshira edhe domatet e freskëta dhe salca e domates, kanë një rrezik 20 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjes, është konfirmuar nga ekspertët nga Universiteti i Bristolit.

Kanceri i prostatës është kanceri dytë më i shpeshtë i popullatës mashkullore në botë. Mjekët zakonisht e rekomandojnë një dietë e pasur me fruta dhe perime dhe me më pak mish të kuq dhe mish të përpunuar, yndyrë dhe kripë është e dobishme në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

​Arrestohet edhe një “dasmor i zhurmshëm”

0

Është arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës një person, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e llojit Ekol Special cal. 9mm, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, dasmori “i zhurmshëm” pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pikë-kalimet kufitare, në Merdare pritet 5 orë!

0

Policia e Kosovës njofton për gjendjen në pikë kalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
Në pikë kalimin kufitarë te Dheu i bardhë pritjet janë 1 orë,kurse në Merdare pritjen janë të gjatë deri në 5 orë.
Si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur me gjendjen sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës (RKS) me Serbinë, ju informojmë se edhe sot (ora 13:00) gjatë vikendit janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS ka pak pritje deri në (20 min.), ndërsa në dalje kolona është e gjatë dhe pritjet zgjasin rreth (4.30 deri 5.30 orë),varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona shumë të gjata, ku pritjet në dalje nga RKS-ja momentalisht zgjasin rreth ( 1 orë).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë nga ( 1 deri 2) orë.

Pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje të gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (20-30-) minuta, kryesisht në dalje.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar.

Ivanoviq, tregon arsyet pse hyri në grevë urie

0

Oliver Ivanoviq i akuzuar për krime lufte në Kosovë ka thënë se arsyeja pse ai u fut në grevë është për të ngritur zërin, sipas tij, për padrejtësinë që po i bëhet. Në një letër dërguar të përditshmes serbe “Politika”, Ivanoviq ka thënë se ndjehet i pafajshëm dhe mohon akuzat për krime lufte. Në letrën publike, të botuar sot, Ivanoviq thotë se ndjehen thellësisht i zhgënjyer me vendimin e trupit gjykues për t’ia vazhduar paraburgimin edhe për 2 muaj, duke e cilësuar këtë si një veprim të ndikuar politikisht. Ivanoviq hyri dje në grevë urie në burgun e Mitrovicës, duke kërkuar që t’i jepet mundësia për mbrojtje në liri./21Media

​Maqedoni: Lirohen dy gazetarët polakë të arrestuar me refugjatët

0

Dy gazetarët polakë, të cilët janë arrestuar nga policia maqedonase për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit, sot janë liruar. Ata e kanë paguar dënimin dhe do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre gazetareske.

Sipas Radio Polonisë, gazetari Jan Hunin dhe fotoreporteri Maksymilian Rigamonti, janë arrestuar pas kalimit ilegal të kufirit Greqi-Maqedoni bashkë me refugjatët e shumtë që po e frekuentojnë këtë kufi në rrugën drejt Evropës.

Tjetër rekord për “One Direction”

0

Grupi muzikor “One Direction”, ka thyer rekord me këngën e re të titulluar “Drag me Down” pasi po kryeson klasifikimet britanike.
“Drag me Down” është kënga me klikimet më të shumta të arritura ndonjëherë brenda një jave në Britani.

Për bandën “One Direction” kjo këngë është e para si katërshe, pas largimit të Zayn Malik.

Më përpara flitej se grupi nuk po punonte për projekte të reja muzikore, dhe kjo këngë ishte surprizë për fansat, por edhe për vetë grupin pasi i renditi të parët në klasifikimet britanike.