Dy gazetarët polakë, të cilët janë arrestuar nga policia maqedonase për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit, sot janë liruar. Ata e kanë paguar dënimin dhe do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre gazetareske.
Sipas Radio Polonisë, gazetari Jan Hunin dhe fotoreporteri Maksymilian Rigamonti, janë arrestuar pas kalimit ilegal të kufirit Greqi-Maqedoni bashkë me refugjatët e shumtë që po e frekuentojnë këtë kufi në rrugën drejt Evropës.
