​Çifti shqiptar i dëbuar nga Italia mohon lidhjet me xhihadin

0

Adrian dhe Jasmina Çollaku nga Kavaja është çifti i cili është dëbuar nga Italia pasi akuzohet se propogandonin për luftën e Shtetit Islamik.

Në dëshminë që kanë dhënë në polici ata kanë mohuar çdo lidhje me Shtetin Islamik dhe se nuk ndodheshin në Itali as për të propaganduar dhe as për të bërë veprime terroriste.

Duke mohuar lidhjet me terrorizimin çifti shqiptar e konsideron ndalimin e tyre një keqkuptim të drejtësisë italiane.

Por sipas policisë italiane të cilën citon media italiane aktivitetin propagandues ndaj xhihadit, çifti shqiptar e kryente jo aq nën internet se sa në takime e mbledhje private që në aparencë ngjanin me vizita mes të njohurish. 32 vjeçari konsiderohej një element potencialisht i rrezikshëm.

Ndërsa bashkëshortja e tij 23 vjeçare kishte pak kontakte me botën përreth e dilte përherë e mbuluar e vetëm për të marrë pjesë në takimet propaganduese.

Ndërkaq rasti i fundit i dëbimit të një emigranti që përkrahte ideologjinë e xhihadit është ai i një shqiptari nga Kosova. Mevai t Kokora mësohet se ka marrë pjesë dhe në një kamp stërvitjeje në Turqi, me qëllim largimin e mëvonshëm drejt Sirisë. Ai është ndaluar në një godinë të kultit islamik në Udine dhe është shoqëruar në Venecia për t’u deportuar më pas drejt Kosovës.

“Jo për vonesë të listave por nëse zvarriten benificionet” (Video)

0

Pas protestës së djeshme nga Këshilli për Mbrojtjen e Vlerave të UCK-së për zvarritje të publikimt të listave për këtë kategori, protestë paralajmëron edhe organizata e Veteranëvet të Luftës së UCK-së, por me kërkesë tjetër, nëse Qeveria nuk nxjerr sa më shpejt udhëzim administrativ për benificione.

Ndryshe, këto dy organizata të veteranëve, njëra e udhëhequr nga Xhevdet Qeriqi dhe tjetra nga Xhevat Jashari ka kohë që janë përçarë dhe nuk mbajnë portesta të përbashkëta, po ashtu kërksat i kanë të ndryshme./21 Media/

Mashtron policët dhe ikë

0

Një i dyshuar ka arritur që përveç që t’i shmanget obligimeve doganore edhe t’i mashtrojë policët.

Në raportin 24 orësh raportohet se në Vitomiricë të Pejës, i dyshuari, të cilit iu kishte konfiskuar vetura për shmangie nga obligimet doganore, është lejuar që nga vetura t’i merr gjërat personale dhe i njëjti ka shfrytëzuar rastin duke e ndezur veturën dhe me shpejtësi të madhe ka arritur që të largohet nga ai lokacion me ç’rast ka rrezikuar zyrtarin policor dhe disa qytetar tjerë.

Nga njësitë policore vetura është gjetur e braktisur, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Deklarata që preku të gjithë botën!

0

Ish-modelja australiane Turia Pitt pësoi djegie në 65% të trupit, humbi gishtat në dorën e djathtë dhe qëndroi 5 muaj në spital pasi ngeci në një zjarr gjatë një maratone 100 kilometërshe në vitin 2011.

Partneri i saj vendosi të linte punën e të kujdesej për të. I pyetur nga CNN gjatë një interviste nëse kishte menduar ndonjë moment ta linte Turia Pitt, të punësonte dikë të kujdesej për të e të vazhdonte me jetën e tij ai dha përgjigjien që preku të gjithë botën.

“Unë u martova me shpirtin dhe karakterin e saj, ajo është e vetmja femër që do të vazhdojë të plotësojë ëndrrat e mia”, tha Michael Hoskin.

Meshkujt apo femrat janë më të fortë pas ndarjes?

0

Kërkimet e fundit të Universitetit të Binghmantonit kanë dalë në përfundime interesante, ku meshkujt nuk e marrin veten nga një ndarje, në ndryshim nga femrat. Për këtë kërkim janë pyetur rreth 5700 vetë në 96 vende të ndryshme të botës. Atyre u është kërkuar të vlerësojnë nga 1 deri në 10 dhimbjen psikologjike dhe emocionale pas një ndarjeje.

Meshkujt nuk arrijnë asnjëherë të “shërohen” plotësisht, thjesht “ecin përpara”, ndryshe nga femrat që e rimarin veten duke marrë një mësim të mirë,thuhet në studim.

36 vjet burg për grabitejn në Bahrejn

0

EULEX-i nëpërmjet një komunikate për media ka sqaruar se dje një një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë shpalli aktgjykimin për një rast të grabitjes me armë i cili ka ndodhur në Bahrejn.

Sipas EULEX-it gjyqtari vendosi që Amin Sejdini të shpallet fajtor për veprën penale të krimit të organizuar, dhe u dënua me 12 vjet burgim dhe një gjobë prej 12 mijë e 500 euro.

Gentian Abazi u shpall fajtor për veprën penale të krimit dhe u dënua me 11 vjet burgim dhe një gjobë prej 12 mijë e 500 euro.

Rrahman Aliu u shpall fajtor për veprën penale të krimit të organizuar dhe u dënua me 11 vjet burgim dhe një gjobë prej 12 mijë e 500 euro.

Gjyqtari vendosi që Haki Gashi nuk është fajtor për veprën penale të krimit të organizuar në kundërshtim sepse nuk është vërtetuar që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjyqtari vendosi që Ekrem Gashi është fajtor për veprën penale të pronësisë, kontrollit apo posedimit të paautorizuar të armëve dhe u dënua me 3 vjet burgim. Municioni është konfiskuar.

Islamistët e kanë vrarë kroatin e kidnapuar

0

Pjesëtarët e Shtetit Islam ia kanë prerë kokën kroatit Tomisllav Salopek, që u kidnapua më 22 korrik, lajmëruan mediat kroate duke iu referuar sajtit newsday247.

Burime të lidhura me islamistët kanë thënë se xhihadistët e kanë vrarë kroatin 30-vjeçar i cili ka punuar për kompaninë francezen CGG Ardiseis. Thuhet edhe se janë paraqitur fotografi të Salopekut të ekzekutuar, me kokë të prerë, por autenticiteti i këtyre informatave nuk është konfirmuar.

Paraprakisht u publikua një informatë se islamistët kanë dhënë afat shtesë prej 48 orëve për plotësimin e ultimatumit të tyre.

Intervistë me shkrimtarin Fatos Kongoli (Video)

0

Letërsinë e konsideron si sport të vështirë, ndërsa jetën e vet e quan si personazh, e cila është pasqyruar në veprat e tij. Ky është shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Fatos Kongoli, i cili thotë se veprat e vërteta në karrierën e tij i ka shkruar në vitet e ’90-ta/21 Media.

Artistja ukrainase krijon me fishekë portretin e Putinit

0

Vepra e Daria Marchenkos është një përshkrim real i Putinit, me një kostum të errët dhe kravatë të kuqe.

Ajo është më shumë se dy metra e gjatë dhe dominon studion e artistes. “Të filja në të njëjtën dhomë me të, ka qenë pak e frikshme në fillim, por tani jam mësuar”, ka thënë Marchenko.

Fishekët, kryesisht nga armët Kalashnikov, janë mbledhur nga vullnetarë pranë aeroportit të Donjeckut në lindje të Ukrainës dhe fushëbeteja të tjera në Donbas.

Festivali i RTSH-së fton krijuesit për konkurrim

0

Edicioni i 54 i Festivalit të RTSH-së që do të përzgjedhë këngën më të mirë për Eurosong tashmë fton krijuesit që të marrin pjesë me krijimet e tyre, të cilat duhet ti përmbahen kritereve që tashmë janë të fituara nga kjo garë.

Në këtë festival kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë këngëtarët që janë mbi 16 vjeç, thuhet në njoftimin, duke specifikuar se edhe me sa krijime kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë krijuesit që e synojnë këtë garë.