Bankat komerciale rrjepin qytetarët

0

Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë, përveç normave të larta të kredive, aplikojnë standarde të dyfishta gjatë procesit të dhënies së kredive për qytetarë dhe bizneset në vend. Përkundër fitimit të lartë që disa nga to e realizojnë brenda vitit, ato prapëseprapë nuk kanë ndryshuar mënyrën e dhënies së kredive.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë tremujorit të parë 2015, neto profiti i realizuar deri në mars shënoi vlerën 19.9 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 9.8 milionë euro të regjistruar deri në mars 2014.

Emanuel Bajra, njohës i sistemit bankar-financiar, analist i derivateve, bonove dhe fondeve “Hedge”, me punë në “City of London”, në Londër, thotë se përderisa Eurozona ka një nivel inflacioni prej 1.85% dhe niveli i kamatave nuk e kalon 5%, atëherë pse bankat në Kosovë nuk aplikojnë të njëjtën metodologji të uljes së kamatave.

“Një trend krejt tjetër po ndjekin bankat në Kosovë. Ato në vend se të bëhen promotor në stimulimin e ekonomisë, rritjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë, gradualisht po shndërrohen në institucione që prioritetet e mësipërme i lënë të jenë sekondare duke promovuar kredi me gjoja kamatë të ulët, përderisa kalkulimi i kthimit të një kredie prej 10.000 euro kap shifra kthimi marramendëse deri në 15% , pra 11.500 euro”, thotë Bajra.

Ai po ashtu tha se një fenomen tjetër që e ka vërejtur në Kosovë është edhe reklamimi i kredive nga të gjitha bankat në vend, duke promovuar produkte kreditore me shuma mbi 10 mijë euro pa hipotekë, përderisa konsumatori mashtrohet derisa e gjen veten të obliguar të dëshmojë hipotekë dhe aspekte tjera administrative.

Ndërkaq, drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë se bankat duhet t’i respektojnë të gjitha këto ligje sa i përket shpalosjes së normës efektive të interesit dhe informatave të tjera që parashihen me ligj. Ai po ashtu tregon se ka raste kur BQK-ja i ka gjobitur bankat varësisht nga shkeljet që ato kanë bërë.

Balija arsyeton aktivitetin e bankave, të cilat në të shumtën e rasteve nuk i përmbahen atyre produkteve që i reklamojnë.

Në anën tjetër , Besnik Kada, zyrtar për informim në BQK, tha përmes përgjigjeve elektronike se çdo herë kur BQK konstaton se bankat nuk janë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, vepron konform kompetencave që dalin nga Ligji i BQK-së dhe Ligji për banka, institucione mikro financiare dhe institucioneve financiare jobankare.

“Një ndër kërkesat e BQK-së në këtë fushë ka qenë shpalosja e të gjitha kostove që ngarkohet klienti me rastin e marrjes së kredive, që kredi-marrësi potencial më pastaj të mund të marrë vendimin adekuat. Tashmë bankat shpalosin të gjitha kostot lidhur me kredinë siç kërkohet në rregulloren e cekur më lartë”, tha Kada.

Sipas tij, nga periudha janar-qershor e këtij viti, BQK ka pranuar gjithsej 74 ankesa.

Ndërsa Fadil Bajrami, zëvendësdrejtor në Raiffeisen Bank, tha se Banka e tij vepron me transparencë të lartë dhe respekton bazat themelore të marketingut. Por, shton se ka raste kur klientët kanë vonesa në kthimin e këstit të kredisë.

Ndryshe, të dhën at e BQK-së, tregojnë se kreditë e bankave për periudhën tre mujore të këtij viti kanë arritur vlerën prej gjithsej 1.90 miliardë euro, që paraqet rritje vjetore prej 4.3 për qind. Duke arritur vlerën prej 216.3 milionë euro, gjithsej kreditë e reja të lëshuara gjatë tremujorit të parë 2015 u karakterizuan me rritje vjetore prej 8.4 për qind. Ndërsa Norma mesatare e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve dhe ekonomive familjare në mars 2015 u zvogëlua në 8.9 për qind nga 11.3 për qind sa ishte në mars 2014.

"Lë gjithçka për të jetuar në xhungël"

0

Për 31 vjet, Angelo Valkenborg ka bërë një jetë normale me një punë të mirë, një grua dhe një shtëpi të bukur.

Pastaj, papritmas diçka ndodhi në jetën e tij të përditshme dhe kuptoi që ajo që po jetonte nuk ishte çka dëshironte me të vërtetë.

Ai ishte një visitor i rregullt i kurseve të mbijetesës në natyrë, dhe kështu u nis për një ekspeditë tre-javore në pyjet e Slloverisë Veriore dhe kuptoi që pasioni për “jetën e egër” nuk ecte përkrah jetës së tij rutinë.

Pas dështimit të martesës, i riu belg ra në një periudhë depresioni, që u intensifikua më shumë edhe kur gjëra në punë nuk po shkonin aq mirë sa duhet.

Kështu Angelo, vendoi të linte gjithçka e të kthehej në pyll. Shiti shtëpinë, përshëndeti ish-gruan e tij, së cilës i la një nga dy qentë që kishte, dhe u kthye në pyllin e Sllovenisë, ku kishte filluar një jetë të re tashmë.

Sot, Angelo jeton në një kasolle, ushqehet me manaferrat, hithra e bretkosa, ndërsa mishin arrin ta sigurojë nga ndonjë fshat të afërt, sepse gjuetia pa liçensë është e ndaluar.

Zbulohet plani i ISIS-it për të vrarë mbretëreshën Elizabeth

0

Shërbimet e inteligjencës dhe policia britanike kanë zbuluar planin e Shtetit Islamik për të vrarë mbretëreshën Elizabeth.

“Daily Mail” shkruan se ISIS kishte planifikuar të vriste mbretëreshën më 15 gusht, gjatë ceremonisë që pritet të organizohet për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Mësohet se terroristët kishin planifikuar të shpërthenin një tenxhere me presion, të ngjashme me atë që u përdor në maratonën e Bostonit në vitin 2013.

Pavarësisht zbulimit të komplotit, mbretëresha nuk është trembur dhe është shprehur e vendosur për të marrë pjesë në ceremoni, në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia do të zhvillohet në Londër më 15 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga BBC.

Përveç mbretëreshës, do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshi edhe princin Carlo, i cili gjithashtu është vendosur në shënjestrën e ISIS.

Sërpska: Kryeministër s’është Thaçi, por Mustafa

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, me deklaratat me të cilat në start e hedh poshtë propozimin e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për ditën e kujtimit të viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi “po ngutet” dhe harron se nuk është ai kryeministër në Prishtinë, porse Isa Mustafa, kumtoi mbrëmë Listë Serbe.

Sërpska në komunikatën “përkujton” Thaçin se përveç se nuk është kryeministër, as Qeveria e Kosovës nuk është qeveri e PDK-së së tij, porse qeveri e koalicionit – LDK, PDK dhe Lista Serbe dhe se qëndrim rreth nismës së Vuçiqit partnerët e koalicionit, e me këtë edhe Qeveria e Kosovës, ende nuk kanë marrë.

“Në këtë mënyrë ministri Thaçi mund t’i japë goditje të riparueshme marrëdhënieve brenda koalicionit tonë”, thuhet në komunikatën që Sërpska ia ka dërguar Tanjugut të Beogradit.

Thaçi dje për televizionin Al Jazeera deklaroi se nisma e Vuçiqit për ditë të përbashkët të përkujtimit të viktimave në hapësirat e ish-Jugosllavisë është e papranueshme dhe se paraqet relativizmi dhe rishkrim të historisë.

“Nuk mund t’i barazojmë ata që nxitnin, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që mbronin shtëpitë e tyre. Kjo nuk është e njerëzishme dhe n uk i shërben pajtimit”, shkroi Thaçi në rrjetet sociale.

Arrestohen dy persona për posedim arme

0

Policia e Kosovës në orët e hershme te mëngjesit të sotëm ka ndaluar në piken e kontrollit rutinor në magjistralen Brezovicë-Prizren një automjet te tipit BMË dhe gjate kontrollit kanë hasur në një revole të tipi EKOL 99, 4 pako me 280 plumba te kalibrit 7.62 mm dhe 6 fishekë të kalibrit 7.65mm.

Me urdhër te prokurorit janë dërguan në mbajtje dy persona nga Prizreni, me inicialet B.S dhe H.M.

Arta vjen më“Thuaj jo”

0

Këngëtarja Arta Bajrami këtë verë ka sjellur një album muzikorë dhe gjithashtu dy këngë me videoklipe.

Ka vetëm pak ditë që është lëshuar video e këngës “Taman” dhe Arta ende pa e shijuar mirë suksesin e kësaj kënge, po sjellë diçka tjetër.

Bajrami së shpejti lanson spotin e këngës me titull “Thuaj jo”.

​Vdes befas djali 14-vjeçar i presidentit bullgar

0

Filip Plevneliev, djali 14-vjeçar i presidentit bullgar Rosen Plevneliev, vdiq dje nga një sëmundje e rëndë, kumtoi kabineti i presidentit.

Filipi ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, ndërsa s’ka pasur as shenja e as simptome. Aorta i është çarë nëpër tërë gjatësinë dhe ka shkaktuar gjakderdhje në organizëm, mëson gazeta “24 çasa”.

“Sot, më 8 gusht, na la djali ynë i madh, Filipi. Ai ishte një fëmijë i mirë dhe i fortë, na jepte gëzim neve dhe të gjithëve që e njihnin. Ky është një çast jashtëzakonisht i rëndë për familjen, për mua, bashkëshorten dhe dy djemtë tanë dhe Ju lutemi që të na lejohet qetësi në pikëllimin – e transmetoi sekretari deklaratën e presidentit Plevneliev.

Presidenti bullgar dhe bashkëshortja e tij Julijana kanë edhe dy djem më të vegjël, Asenin dhe Pavlen.

Ditëve të fundit 2 mijë emigrantë kanë hyrë në Maqedoni

0

Ka arritur edhe në 2 mijë numri i emigrantëve që dy ditët e fundit kanë hyrë në Maqedoni.Kështu bëjnë të ditur nga OJQ “Legis” të cilët si shkak për rritjen e numrit të refugjatëve përmendin ndërtimin e murit në kufirin Serbi-Hungari që pritet të përfundoj deri më 31 gusht.

Nga “Legis” gjithashtu bëjnë të ditur se refugjatët e fundit që po hyjnë në Maqedoni vijnë direkt nga vendet e prekura nga lufta dhe me plagë gjaku akoma të freskëta.

Sipas Mersiha Smailoviq, rasti i fundit dhe më tragjik kishte të bëj me dy fëmijë të vegjël të cilët nga bombardimet kishin humbur duart dhe këmbët.

“Atë që mund ta vërejmë tani është se refugjatët nga Siria tani vërtet direkt vijnë nga Siria. Disa vetëm para një jave e kanë ikur nga Alepo, Homs dhe shumë vende tjera që janë të përfshira nga lufta. Javën e kaluara kishim dy fëmijë të vegjël, 4 dhe 5 vjet, njëri prej tyre nuk kishte aspak ekstremitete dhe i tëri ishte me plagë të freskëta. E publikuam foton e tij në Facebook dhe të njëjtën ditë kishte shumë gazetarë gjermanë që e publikuan foton e tij në gazetat ku punonin, ata bënë edhe intervistë me aktivistët tanë. Fotoja preku gjithë Evr opën për shkak se fëmija ishte pa ekstremitete ndërsa prindërit e mbanin në një çantë rrobash për shkak se nuk kishin mundësi tjetër. Na kontaktuan politikan evropian , organizata joqeveritare evropiane që e kërkonin fëmijën. Thonë se rrëfimi për të mund të ndikojë të ndryshojë politika evropiane ndaj refugjatëve të Sirisë”, tha Mersiha Smailloviq, “Legis”/AlsatM

OJQ-të apelojnë te qytetarët që të ndihmojnë emigrantët të cilët kalojnë nëpër territorin e Maqedonisë.

“Ajo që është evidente gjatë këtyre ditëve është rritja e numrit të emigrantëve të cilët hyjnë në Maqedoni. Ata thonë se po shpejtojnë të hynë në Maqedoni më qëllim që të arrijnë sa më shpejtë në Hungari, derisa sa Hungaria nuk ka nisur të ngrit një mur më të lart. Për shkak të disa momenteve panike ata po shpejtojnë të arrijnë në vendet evropiane, shpejt ta lëshojnë Maqedoninë. Në bazë të ushqim që po e ndajmë çdo ditë në Gjevgjeli, bashkë edhe me disa organizata joqeveritare, numri po leviz prej 1 mijë deri në 1500. Ndërsa gjatë periudhës së vikendit numri arrin edhe deri në 2 mijë, për shkak se vikendet janë të frekuentuar”, deklaroi Mersiha Smailloviq, “Legis”.

Kohë më parë kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se rrethoja e gjatë 175 kilometra ndërmjet kufirit hungarez-serb, që ka për qëllim pengimin e valës së migrantëve, do të përfundojë deri më 31 gusht të këtij viti. Orban ka shtuar se përvoja tregon se kjo mënyrë e mbylljes së kufijve rezulton me zvogëlimin e kalimeve ilegale të kufirit për rreth 85 për qind.

 

Ekipi i aeroplanit letonez shkarkohet për shkak se ishin të dehur

0

Piloti dhe tre anëtarë të ekuipazhit të avio-kompanisë të Letonisë Air Baltik u shkarkuan pak para fluturimit nga Oslo për në Greqi për shkak se ata nuk e kanë kaluar testin për alkool , ka njoftuar sot policia norvegjeze.

“Rezultatet e alko-testit kanë treguar se katër nga pesë anëtarët e ekuipazhit kanë alkool në gjak më shumë se që lejohet”, ka thënë zëdhënësja e policisë Edit El Sorensen tha , duke shtuar se të gjithë janë arrestuar.

Piloti, bashkë – piloti dhe dy stjuardesa , të gjithë me origjinë nga Letonia dhe punonjës të Air Baltik , janë në paraburgim , ku atyre do t’u merren mostrat e gjakut për analizë . Policia norvegjeze ka kryer kontroll të ekuipazhit pas një telefonate anonime .

Media lokale norvegjeze raportojnë se në fluturim ishte paraparë të udhëtonin 109 pasagjerë . Nëse gjendet se janë fajtorë, anëtarwt e ekuipazhit mund të dënohen deri në dy vjet .

Horoskopi ditor, 9 gusht 2015

0

Dashi

Dita do të jetë e favorshme për aktivitete të fuqishme dhe stërvitje. Pavarësisht nga pengesat e mundshme, ju do të përpiqeni shumë për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare si dhe për të forcuar marrëdhënien me partnerin. Këshillohet që t’i kushtoni më shumë vëmendje shtëpisë dhe të bëni blerje të rëndësishme.

Demi

Dita do të jetë e mbarë. Problemet do të zgjidhen me kalimin e kohës dhe ju do të humbni vitalitetin dhe ekuilibrin. Nuk përjashtohet një lajm i mirë lidhur me të dashurit tuaj. Kushtojuni vëmendje njerëzve rreth jush në mënyrë që të përforconi dinjitetin tuaj. Besimi në vete dhe tek të dashurit, do të ketë një efekt pozitiv.

Binjakët

Dita do të shënohet me një ndjenjë të rinovuar, fillimin e mundësive të reja dhe rritjen e vitalitetit. Ka shumë mundësi që të humbni durimin deri në fund. Ju mund të dëshironi të bëni ndryshime në jetën tuaj. Mund të keni propozime të reja nga bashkëpunëtorët. Mundohuni të mos i shtyni për një kohë të pacaktuar.

Gaforrja

Dita është e favorshme për aktivitete të fuqishme dhe zhvilimin e një profesioni të ri. Nuk përjashtohet mundësia që të merrni miratimin për planet tuaja nga persona me ndikim. Kërkesat tuaja për çdo mbështetje financiare mund të plotësohen. Kjo ditë është veçanërisht e dobishme për ata që janë angazhuar në punën krijuese. Tregoni vetëpërmbajtje, mos ecni përpara me kokëfortësi, në mënyrë që të keni mundësi të shumta për të zbatuar planin tuaj.

Luani

Favorizohet zbatimi i planeve me aftësitë e fshehura dhe rezultati do t’ju sjellë kënaqësi. Ndoshta do të përfundoni me sukses një çështje të filluar. Sugjerimet tuaja do të shoqërohen nga udhëheqja. Megjithatë kjo nuk këshillohet për çështjet e zemrës, lërini ato mënjanë për një ditë tjetër.

Virgjëresha

Ju mund të jeni në gjendje që të fitoni një çështje ku jeni të përfshirë. Maturia do t’ju ndihmojë që të shmangni problemet e mëtejshme. Rezultatet e ngjarjeve të ditës, mund të ndikojnë seriozisht në imazhin tuaj. Pavarësisht tendencës së puritanizmit, ju do të karakterizoheni nga sensualiteti dhe malli për kënaqësitë e jetës.

Peshorja

Ka shumë mundësi që në rrugën tuaj të shfaqet një problem i vogël, i cili do t’ju inkurajojë për veprime të rrezikshme, madje dhe të pabesa. Këshillohet që të ndaloni në kohë, për të mos përfunduar në zemërim dhe agresion. Ju mund të veproni me diplomaci dhe takt pa rrezikuar. Pasditja premton një zgjidhje të mirë për të gjitha problemet. Mund të keni një udhëtim pune, prej të cilit do të mbeteni të kënaqur.

Akrepi

Shpërndajeni forcën dhe aftësinë tuaj dhe shkoni drejt objektivit të sunuar, por pa ambicie të tepruar dhe kërkesa ndaj të tjerëve. Përpiquni të fitoni mbi kolegët dhe eprorët. Është shumë e mundshme që të zbuloni perspektiva të reja. Kushtojini vëmendje të veçantë arsimimit të fëmijëve, pasioneve tuaja dhe marrëdhënieve me kolegët. Mos kini frikë për të ndërtuar një marrëdhënie me ta në mënyrë të barabartë.

Shigjetari

Nëse jeni mirë, atëherë ju do të keni dëshirë për të punuar. Ju mund të ndjeni një erë të re për aktivitetet e përditshme të zakonshme. Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të tregohen mjaft të mprehtë. Mos u ndikoni emocionalisht nga avancimi në karrierë, pasi mund të shoqërohet me rritje të shpenzimeve materiale.

Bricjapi

Rishikoni kontratat dhe marrëdhënien me partnerët apo autoritetet. Ndoshta ju duhet të braktisni një propozim pune. Ka shumë mundësi që të keni dëshirë për të ndryshuar në mënyrë drastike çdo gjë, që nga pamja e duke përfunduar së brendshmi.

Ujori

Ju mund të merrni mbështetjen e autoriteteve për të zbatuar planet tuaja. Mos i shtyni vendimet për çështjet madhore. Duke filluar nga sot, veproni më seriozisht dhe me energji. Ka shumë mundësi që të këtë një ndryshim në jetën tuaj personale. Shanset për lajme të mira do të jenë në rritje.

Peshqit

Të gjitha çështjet e nisura sot do të zhvillohen me sukses. Por mos harroni se suksesi marramendës mund të çojë në vetëmashtrim. Ambicia juaj, arroganca dhe tjetërsimi do të sjellin shumë probleme. Kontrolloni veten në mënyrë që të mos irritoni të tjerët.