Meriton Maloku është fituesi i çmimit “Gjon Mili 2015”

0

Fitues i Çmimit të parë të ekspozitës “Gjon Mili 2015″, që ka vlerë financiare 1000 euro, është Meriton Maloku. Kështu ka vendosur juria në përbërje Fulya Erdemci, Christine Frisinghelli dhe Blerim Raca.

Mes veprave të artistëve Din Azizi, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Kushtrim Zeqiri dhe Antoneta Kastrati, Casey Cooper Johnson, Martin Beck, Keenan, Thomas dhe Eyal Weizman, John Miller, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez dhe Sean Snyder të cilët ishin në garë për këtë çmim, fotografitë e Malokut sipas jurisë i janë përshtatur më së miri temës së përcaktuar nga kuratori Richard Brikett, “Linjat e furnizimit: Fotografia dhe logjistika”.

Tetovë: Afrohet rreziku nga sëmundjet ngjitëse

0

Shenja përmirësimi të gjendjes shëndetësore të një pjese të banorëve të Reçicës së Vogël, edhe pse sipas tyre, nëse Komuna nuk përshpejton procesin e pastrimit të mbeturinave, epidemitë mbeten evidente. Pas dezinfektimit të shtëpive dhe oborreve të tyre nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët po ashtu kanë shpërndarë edhe medikamente për fëmijët dhe të moshuarit që shfaqën simptoma sëmundjesh në lëkurë, sot gjendja në mes të banorëve ishte më e qetë. Megjithatë, ata kërkuan dezinfektim të shpeshtë të oborreve, deri në largimin e mbeturinave. Banorët po përpiqen t’i pastrojnë ato në mënyrë private, por duke u vënë gjithnjë në ballë të rrezikut për infektim. Procesi i pastrimit dhe dezinfektimit bëhet akoma më i vështirë në këtë fshat, për shkak edhe të ujit të ndotur i cili nuk mund të përdoret as për pastrim.

“Fëmijët ja ku i kam i solla mbrëmë, mirë janë njëherë, na sollën ca ilaçe kur erdhën dhe spërkatën nga shëndetësia. Tash për tash janë mirë iu ka kalu, blemë edhe barna ata të spitalit, që e spërkatën shtëpinë oborrin dhomat brenda bodrumet, tash për tash janë mirë fëmijët. Jo jo ndihmë nuk kemi prej askujt privat e solla këtë ekskavatorin krejt e paguam prej xhepi askush s’na paguan, kërkuam ndihmë po na thanë vet duhet ti bëni se duhet ti pastrojmë rrugët kryesore”.

“Fëmijët i kam largu, njëri djalë ka ende pak ca infektime, ndërsa të vegjlit i kam largu kah dajallarët i kam shpërngul. Jemi tu pastrua krejt me mjetet tona me njerëzit tonë me shpenzimet tona, kam pas shumë dëme kam largu 100 traktor me material prej oborri”.

“Nuk janë mirë fëmijët i çova tek gjyshi i tyre janë vërtetë në tmerr prej pluhurit”.

Zëvendës drejtori i Qendrës për mbrojtje dhe Shpëtim, Ekrem Zendeli, ka kërkuar nga banorët që të durojnë edhe sot ndërsa ka paralajmëruar se nga dita e nesërme, do futen edhe në pastrimin e oborreve të shtëpive.

“Sonte apo nesër do e kemi trupin koordinues ku do bëjmë plan për pastrimin e oborreve, sepse në Reçicë të Madhe ai plan u realizua dhe janë pastruar edhe oborret e shtëpive”, tha Ekrem Zendeli, Zv/drejtor i Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndërkaq, edhe nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se dezinfektimi do të vazhdojë për çdo ditë deri në pastrimin e tërësishëm të mbeturinave. Ai bëri apel që banorët të paraqiten në Komunë, për të kërkuar ekip dezinfektimi, ndërsa në raste simptomash infektimi, të paraqiten te spitali i Tetovës.

Molla, arma më efikase e polakëve kundër Putinit!

0

Polakët para një viti ishin në ankth, pas vendosjes së embargos ndaj prodhimeve ushqimore të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Sot prodhuesit polakë po shënojnë eksport rekord dhe arma më efikase e tyre kundër embargos ruse është molla.

Një vit pas vendosjes së embargos ruse ndaj importimit të prodhimeve ushqimore nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, prodhuesit polakë po shënojnë një nivel rekord të eksportit. Një efekt të tillë shoqërues të sanksioneve nuk e ka pritur askush.
“Nëse dëshiron ti kundërvihesh Putinit, atëherë ha molla dhe pi verë të mollës”, kishte rekomanduar vitin e kaluar lexuesit e tij Gregor Novacki, kryeredaktor i revistës së biznesit, Puls Biznes.
Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj embargos ruse, të cilën Moska e vendosi si reagim ndaj sanksioneve që unioni vendosi ndaj Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.
Dhe thirrja e tij u përhap në Poloni me një shpejtësi të madhe. Brenda vetëm dy ditësh, faqja Ha molla u bë më e njohura në mesin e shfrytëzuesve të rrjeteve sociale në Fejsbuk dhe Tviter.
Embargoja ruse goditi rëndë pemëtarët polakë, në veçanti prodhuesit e mollëve. Deri vjet, 70 për qind e pemëve të eksportuara nga Polonia shkonin në tregun rus. Polonia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të mollës dhe lëngjeve të mollës në Evropë.
Në fillim pemëtarët e kishin vështirë dhe u detyruan të ulin çmimet. Por që nga marsi i këtij viti, situata u përmirësua. Shitja shënoi një rritje prej 47 për qind për dallim nga viti i kaluar, ngase mollët polake filluan të eksportohen në tregje tjera.
Kryetari i Asociacionit të Pemëtarëve në Poloni, Mirosllav Malishevski, tha se nëse Rusia edhe më tutje blen molla nga Bjellorusia, Ukraina, Serbia dhe Maqedonia, atëherë këto shtete do të eksportojnë atje gjithë prodhimin e tyre dhe do të jenë të detyruara që për tregjet e tyre të blejnë mollët e Polonisë. Polonia eksporton ushqim në 73 shtete të botës, kualiteti i prodhimeve polake vlerësohet kudo. Eksporti rekord duket se është efekt shoqërues i embargos ruse dhe prodhuesit polak kanë gjetur tregje të reja në Lindjen e Afërt, Azi dhe Afrikë./ 21 Media

Nagasaki shënoi 70 vjetorin e sulmit bërthamor

0

Tri ditë pas ceremonisë në qytetin e Hiroshimës, ku u kujtua 70 vjetori i sulmit të parë bërthamor në historinë e njerëzimit, edhe qyteti i dytë në Japoni, Nagasaki, shënoi sot 70 vjetorin e sulmit bërthamor kundër këtij qyteti, si pasojë e të cilit u vranë 74 mijë njerëz.
Në Japoni sot u shënua 70 vjetori i sulmit bërthamor të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qytetin Nagasaki, si pasojë e të cilit humbën jetën mbi 74 mijë njerëz.
Me dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë këtu edhe të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, shënuan këtë përvjetor me një minutë heshtje në orën 11:02 minuta sipas kohës lokale, pikërisht në momentin kur bomba ra në Nagasaki më 9 gusht të vitit 1945.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i shoqëruar nga 75 përfaqësues të shteteve, që morën pjesë në këtë ceremoni, përfshirë këtu edhe ambasadoren amerikane në Tokio, Kerolin Kenedi, vendosi një kurorë në përmendoren kushtuar viktimave.
Gjatë fjalimit të tij, Abe tha se Japonia do të vazhdojë ti përmbahet parimit se nuk do të prodhojë, nuk do të posedojë dhe nuk do të lejojë stacionimin e armëve bërthamore në territorin e vet.
Japonia nënshkroi kapitullimin më 15 gusht, me të cilin akt edhe zyrtarisht përfundoi Lufta e Dytë Botërore dy javë më vonë, më 2 shtator.
Tri ditë para Nagasakit, më 6 gusht të vitit 1945, një aeroplan amerikan hodhi bombën bërthamore në Hiroshimë, ku u vranë së paku 140 mijë njerëz.
Në Nagasaki u hodh bomba e quajtur Njeriu i Trashë dhe ajo kishte një fuqi edhe më shkatërrimtare, se bomba e hedhur në Hiroshimë.
Deri me tani, asnjë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka vizituar Hiroshimën dhe Nagasakin./ 21 Media

Arta vjen me “Thuaj jo”

0

Arta Bajrami këtë verë ka qenë mjaftë aktive. Këngëtarja e ka sjellur një album muzikorë dhe gjithashtu dy këngë me videoklipe, raporton Indeksonline.

Ka vetëm pak ditë që është lëshuar video e këngës “Taman” dhe Arta ende pa e shijuar mirë suksesin e kësaj kënge, po sjellë diçka tjetër.

Bajrami së shpejti lanson spotin e këngës me titull “Thuaj jo”, këngë kjo që gjendet edhe në albumin “Victory”

Stefanoviq: Kundërshtarët lëshojnë rast të madh për pajtim

0

Ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar sot se ata që nuk e pranojnë nismën e Aleksandar Vuçiqit për ditë të përbashkët të kujtimit të viktimave në konfliktet e ish-Jugosllavisë tregojnë se nuk e dallojnë rastin për pajtim.

“Nisma e kryeministrit tregoi dorën e sinqertë që dëshiron të vendosë paqe të përhershme, respekt dhe stabilitet në rajon dhe vetëm ata që një gjë të tillë nuk e dallojnë dhe i shikojnë interesat e veta të imta mund të mos e pranojë”, ka thënë ministri i policisë në Vërnjaçka Banja.

Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe shef të diplomacisë së Kosovës Hashim Thaçit se nisma e Vuçiqit është e papranueshme, Stefanoviq ka thënë se Thaçi harron se nuk është më kryeministër i Kosovës.

Ai ka shprehur “keqardhje” që disa udhëheqës shtetërorë “nuk janë në nivelin që nevojitet për të udhëhequr vendet”.

“Që dikush të udhëheqë një shtet serioz, qoftë kjo edhe krahina jonë Kosova, duhet patjetër ta kuptojë çastin historik dhe duhet të kuptojë se porosia e kryeministrit ishte porosia më e mirë në ndërtimin e ardhmërisë”, u ka thënë Stefanoviqi gazetarëve në Vërnjaçka Banja.

Përndryshe, përveç zëvendëskryeministrit të Kosovës, nismën e kryeministrit serb e hodhi poshtë edhe kryeministri kroat Zoran Milanoviq.

 

BE:100 milion euro për sektorin e energjisë në Kosovë në 2014-2020

0

Sistemi i energjisë elektrike në Kosovë paraqet sfida serioze për rritjen ekonomike, rrjedhimisht për Qeverinë e Republikës së Kosovës është prioritet modernizimi dhe përmirësimin i sektorit të energjisë në vend.

Në përputhje me zotimet e Qeverisë së Kosovës për të vendosur sektorin e energjisë në një rrugë të qëndrueshme të avancimit dhe përmirësimit, një rrol të rëndësishëm do të ketë edhe mbështetja nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku tha,se Qeveria e Kosovës ka hartuar Dokumentin Planifikues Sektorial (DPS) për sektorin e energjisë, një dokument që do të përdoret si bazë për përgatitjen e veprimeve apo projekteve në kuadër të programimit vjetor të fondeve nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA).

”Vlen të përmendet se në kuadër të përmbushjes së standardeve mjedisore siç kërkohet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, qeveria ka në plan të fillojë me zbatimin e masave të mbrojtjes së mjedisit në njësitë e gjenerimit të Kosovës B dhe me ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga linjiti, por me teknologji bashkëkohore dhe në përputhje me direktivat e BE-së. Përveç kësaj, rritja e efiçiences së energjisë dhe përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë janë me rëndësi jetike në këtë proces, I cili në Kosovë veç ka filluar të zhvillohet”, tha ministri Çollaku në përgjigjet elektronike.

“Padyshim që projektet të cilat do të financohen nga BE-ja me afro 100 milion euro do të ndikojnë dukshëm në forcimin e sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës si një prej prioriteteve strategjike të Republikës së Kosovës” ka thënë Çollaku. Ai ka shtuar se në kuadër të dokumentit planifikues janë identifikuar disa prioritete në sektorin e energjisë si: ndërtimi i objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme; zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të transmisionit; zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror; rritja e efiçiencës së energjisë dhe promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë si dhe rritja e mundësive për furnizim me energji termike dhe rritjen e efikasitetit operacional.

Sipas DPS, këto prioritetet e lartpërmendura do të financohen me 33 milion euro. Përderisa programimi i fondeve të BE-së thuhet të ketë përfunduar në kuadër të Dokumentit Planifikues Sektorial, përmes tyre synohet të forcohet sektori I energjisë për çka janë hartuar edhe projekte konkrete në këtë fushë.

​Për gjashtë muajt e parë të vitit u shuan 909 biznese

0

Numri i bizneseve që falimentojnë në Kosovë brenda një viti është i madh dhe mjaftë shqetësues. Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë shuar 909 biznes , dhe po në këtë periudhë biznese me pronësi të huaja janë shuar 18-të.

Vjollca Dibra, zyrtare për informim në MTI-së, tha se përmes përgjigjeve elektronike, se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 5 mijë e 182 biznese të reja , ndërsa me pronësi të huaj 211. Sipas saj, Turqia është shteti që më së shumti ka bërë investime gjatë kësaj periudhe. Dibra tha së nga Turqia janë regjistruar investime në vlerë 20.10 milion euro, nga Zvicra 19.4 milion euro, Gjermania 11.4 milion euro, Austria me 9.1 milion euro , Shqipëria 9.7 milion euro , ndërsa nga Amerika janë regjistruar 5.5 milion euro investime në këtë gjashtë mujorësh.

Dibra tha se vlera e këtyre investimeve është bërë nëpatundshmëri, ndërtim, energjetikë, shërbime tregtare dhe shërbime financiare. Ajo po ashtu tha se gjatë periudhës 6 mujore Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA, ka realizuar kontakte me 46 kompani të cilat kanë kërkuar informata dhe kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se Kosova po i vuan pasojat politike të vitit të kaluar.

Ai tregon se arsyeja e numrit të madh të bizneseve të shuara vijnë si pasoj e ambientit të keq që ka qenë deri tash. Sipas tij, me ndryshimet e parapara të qeverisë, do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike.

Për Gërxhaliun është me rëndësi që në vitin 2015-të të kemi biznese të reja të investitorëve nga jashtë dhe në këtë drejtim duhet të qëndrojmë në këtë përbërje.

Ndërsa Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike, tha se është shqetësuese raporti ndërmjet bizneseve të regjistruara dhe atyre të shuara.

Sipas tij, brenga më e madhe është fakti se Kosova ende nuk ka ndërtuar një ambient të qëndrueshme për biznese, ndërsa politikat fiskle nuk mjaftojnë, meqenëse ato më shumë ndërlidhen me konsumatorin se sa me biznesin.

Gjatë vitit 2014 vlera e IHD –ve (Investimet e Huaja direkte ) ishte 151.3 milion euro. Mirëpo, nëse e krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar T1 2014 ku vlera e investimeve ishte 42.7 milion euro me këtë vit T1 2015 ka një ngritje.

Ja cilën këngë Etno Engjujt nuk do e kishin përseritur

0

Në emisionin Summer me Labin në RTV 21,të ftuar këtë të dielë janë grupi i famshëm “Etno Engjujt”.

Gjatë viteve dihet se ky grup muzikor shquhet për një veprimtari të bujshme,me këngë të shumëta,videoklipe,bashkëpunime etj.

I pyetur nga autori i emisionit Summer,se cka nuk kishin përseritur nga krijimtaria e tyre,Genci tha, edhe pse ka kaluar kohë e gjatë ndoshta,po këngën”E shtune”nuk do kisha përseritur në krijimtarinë muzikore/21Media

SHBA:Vret 8 persona,mes tyre 5 fëmijë

0

Një krim i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një shtëpi në qarkun N. Harris të Teksasit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur 5 fëmijë dhe 3 të rritur, por agresori raportohet të jetë vetëdorëzuar në polici.

Zyra e Policisë së këtij qarku bëri të ditur se ishin raportuar të shtëna rreth një orë para mesnate në lagjen “Falling Oaks”, jo shumë larg prej Memorialit të Veteranëve.

Një ekip i ndërhyrjes së shpejtë SWAT i është përgjigjur menjëherë raportimeve, por agresori nuk ka bërë aspak rezistencë dhe i është dorëzuar forcave të rendit pa shkaktuar ndonjë incident të mëtejshëm.

Autoritetet ligjzbatuese u futën brenda në shtëpi dhe gjetën trupat e pajetë të 8 personave. Ende nuk është bërë e qartë lidhja që mund të ketë pasur autori i masakrës me viktimat e shumëfishta, por policia po heton për të zbuluar shkaqet e këtij krimi.