David Beckham i lumtur me fëmijët e tij

0

Nuk është sekret që David Beckham është një familjar shumë i përkushtuar.

Ai e gëzon çdo minutë që kalon me vajzën e tij biondinë, Harper dhe tre djemtë, Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

Ish-futbollisti u fotografua duke luajtur me djalin e tij më të madh, 16-vjeçarin Brooklyn, dhe vajzën 4-vjeçe Harper pasi i kishte çuar ata për drekë në Kaliforni.

David, 40 vjeç, bënte shaka me djalin e tij, e vajza i ndiqte me vrap, teksa të tre drejtoheshin për te makina e tyre.

Fenerbahçe e do Shaqirin!

0

Fenerbahce i shtohet listës së pretendentëve për Xherdan Shaqirin. Lajmi konfirmohet në Turqi, nga e përdtishmja “Fanatik”. Sipas gazetës, pas përforcimeve me lojtar të nivelit botëror, si Robin van Persie dhe Nani, drejtuesit e klubit nga Stambolli kërkojnë edhe një tjetër yll.
Pavarësisht “bllokimit” të ditëve të fundit dhe spekulimeve se mund të qëndrojë te Interi, mesfushori mbetet kandidati kryesor për t’u larguar.
Madje, shqiptari me pasaportë zvicerane, cilësohet si një prej emrave që po bllokon merkaton e ekipit zikaltër.
Pista turke mund të jetë e pranueshme nga Shaqiri, sepse Fenerbahce luan në kualifikueset e Champions League dhe gjatë sezonit të ardhshëm e ka të garantuar pjesëmarrjen në sfidat ndërkombëtare.
Deri më tani, e ardhmja e 23-vjeçarit të lindur në Gjilan është lidhur me dy gjigandë të Bundesligës, Schalke dhe Bayer Leverkusen. Ofertat nuk ka munguar as nga Anglia, ku pas Stoke City erdhi edhe oferta me vlerë 15 milionë nga Evertoni.
Për të mposhtur konkurrencën, te Fenerbahce janë të gatshëm të paguajnë shifrën e 18 milionë eurove të pretenduar nga Interi. Vendimi është marrë pas mbledhjes së presidentit të klubit turk, Aziz Yildirim me stafin e tij.
Yildirim duket se i ka dhënë direktiva të qarta drejtorit sportiv të Fenerbahce-s, Giuliano Terraneo, të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me zikaltërit, në mënyrë që marrëveshja të arrihet sa më shpejt.

​Kurti: Një lëvizje pa popull dhe një popull me lëvizje

0

​Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ligjëruar në Universitetin Veror në Prishtinë mbi pjesëmarrjen politike dhe organizimin e një lëvizjeje politike.

Kurti ka thënë se lëvizja politike i bën njerëzit të angazhuar dhe se ato lëvizje përbëhen prej njerëzve të angazhuar që u bëjnë thirrje qytetarëve për angazhim. Kjo sjell shpresën e llojit të ri që nuk bazohet në pritje por në vetë angazhimin, theksoi ai.

“Kemi parë degradimin e demokracisë përfaqësuese në demokraci elektorale. Kjo i ka shkurajuar njerëzit që të aktivizohen duke i shndërruar ata në spektatorë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ka treguar se pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën politike e sheh të domosdoshme.

“Njerëzit duan të marrin pjesë sepse përfaqësimi po shënon mungesën e tyre. Pjesëmarrja të bën të pranishëm. Dhe, nuk ka pjesëmarrje pa lëvizje”, ka shtuar Kurti.

Ai ka shpjeguar edhe për rolin që ka organizimi i brendshëm i një lëvizjeje duke përmendur tri rreziqet më të mëdha që i kanosen asaj: lodhja, devijimi dhe dogm atizmi.

Kurse, teksa fliste për fitoret, është shprehur se idetë e drejta e të mira e bëjnë një organizatë që të fitojë. Por, ai humbjet ia atribuon organizatës. “Një lëvizje politike mund të humbas për shkak të dobësisë së organizatës, mirëpo fitorja e një lëvizjeje politike nuk bën të jetë fitore e fuqisë së organizatës por e idesë politike dhe konceptit socio-ekonomik.”

Ndërkaq për aspektin radikal të lëvizjes politike, përveç tjerash, ai tha që aktivistët e një lëvizjeje politike duhet të jenë radikal për nga qëndrimi që kanë dhe angazhimi që bëjnë për temat socio-politike e jo radikal për nga karakteri i tyre personal.

Prezantimin e tij Kurti e përmbylli me fjalinë: “Një lëvizje pa popull mbetet Asgjë Një popull me lëvizje bëhet Gjithçka”. Më pas, ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve të vendit e ndërkombëtarë, bashkëbisedimi me të cilët vazhdoi edhe gjatë pu shimit midis sesioneve.

Ledri befason Lumin për ditëlindje

0

Ledri Vula i ka bërë një befasi për ditëlindje kolegut të tij, Lumi B.

Reperi i grupit KAOS feston sot ditëlindjen, të cilën ka filluar ta festojë qysh në mesnatë.

Lumi B dhe Ledri ishin bashkë në një koncert në Shqipëri, dhe me të kaluar ora 12, ky i fundit është futur në dhomën e shokut të tij me një shishe shampanjë.

Ledri ka shkumuar dhe lagur Lumin dhe kolegët e tij dhe videon e ka postuar në Intstagram.

Shtetet që vendosin për Kosovën në UNESCO

0

Kosova, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë që të bëhet anëtare e UNESCO-s, kurse shumica e vendeve anëtare të Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në Komitetin Ekzekutiv të UNESCO-s anëtarë janë shumica e vendeve që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të cilat edhe pritet të votojnë pro anëtarësimit të saj, transmeton Koha.net.

Shtetet anëtare te Këshillit ekzekutiv te UNESCO-s: Afganistani,Shqipëria,Algjeria,Gjermania, Angola, Argjentina, Austria, Bangladeshi, Belize, Brazili, Kina, Kuba, Egjipti, El Salvador, Emirate e Bashkuara Arabe, Ekuadori, Spanja, Estonia, SHBA, Etiopia, Maqedonia, Federata Ruse, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, India, Indonezia,Italia, Japonia,Kuvajti, Malavi, Mali, Maroku, Mauriciusi, Meksika, Mali Zi, Mozambiku, Namibia, Nepali, Nigeria, Uganda, Pakistani, Papua –Guinea e re, Holanda, Republika e Koresë, Republika Dominikane, Çekia, Mbretëria e Bashkuar,Shën Kitzi , Suedia, Çadi,Tajlanda,Trinit e Tobago,Togo,Tunizia,Turkmenistani dhe Ukraina, gjithsej 58 shtete.

Shumica këtyre shteteve e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas rregullave të UNESCOS, kur një shtet jo anëtar i OKB-së paraqitet për t’u anëtarësuar në UNESCO, së pari duhet te kalojë me dy te tretat e votave në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s i cili numëron 58 anëtarë.

Nëse kjo fazë kryhet me sukses , atëherë kandidatura së bashku me pëlqimin e anëtarëve të KE –së të UNESCO-s kalon ne Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s (mbahet në dhjetor te këtij viti) ku gjithashtu kërkohen dy të tretet e votave të 192 anëtarëve.

Kandiq: Gjykata Speciale, përgjigje amerikane ndaj mossuksesit të UNMIK-ut dhe EULEX-it

0

Gjykata Speciale nuk është kundër Kosovës, por është përgjigjja amerikane ndaj mossuksesit të UNMIK-ut dhe EULEX-it që të krijojnë kushte në të cilat gjyqësia kosovare do të mund të merrte përgjegjësinë për procesimin e krimeve të luftës dhe vrasjeve të pasluftës, të motivuara etnikisht dhe politikisht.
Kështu thotë Natasha Kandiq, aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, për ndjekjen e krimeve të luftës dhe pajtimin mes popujve në Ballkan.
Kandiq, që është e njohur si themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ndërsa tani është edhe koordinatore e procesit të krijimit të një komisioni rajonal për përcaktimin e fakteve rreth krimeve të luftës, REKOM, në një intervistë për “Kohën Ditore“ ka analizuar arsyet pse është dashur të krijohet Gjykata Speciale për Kosovën, ndërsa ka folur edhe për procesin e ndjekjes së krimeve të luftës të kryera në Kosovë, në përgjithësi.

Dikujt i nisi “ters” e diela (foto-lajm)

0

Këto pamje sot në mëngjes i regjistroi një kamerë amatore në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, te ETC-ja.

Dikush ishte përplasur me “golfin” në shtyllën e semaforit, ndërsa pak më vonë, kur ekipi i KosovaPress-it vizitoi vendin, aty nuk ishte më as makina, as ndonjë polic apo dikush tjetër që të tregojë se çfarë ishin pasojat e aksidentit.

Përkundër disa tentimeve që të marrim informatë me telefon nga zyrtarët e policisë, asnjë nuk na e ngriti telefonin dhe s’na u përgjigj mesazheve, kështu që na mbetet të shpresojmë se përveç dëmit material askush s’ka pësuar ndonjë lëndim.

Migrimi është tema bosht e “DokuFestit”(Video)

0

Në Prizren ka filluar edicionin e XIV festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.
Në këtë edicion ku temë boshtë është migrimi, do të shfaqen rreth 230 filma nga 43 vende të botës të cilët do të garojnë në gjashtë programe./ 21 Media

 

 

 

 

Norvegji: Kur dehet piloti!

0

Ka ndodhur edhe kjo: Në kompaninë ajrore “AirBaltic” të Norvegjisë një fluturim është shtyer për pesë orë pasi piloti dhe ndihmsi I tij ishin dehur pasi kishin konsumuar birra në kabinën e aeroplanit para nisjes për udhëtim! Gjatë alko testit u vërtetua se ata nuk do të ishin në gjendje ta drejtonin aeroplanin dhe si masë “preventive” ishte që fluturimi u shtye hiq më pak se për pesë orë deri sa ekuipazhit i doli pija!/ 21 Media

Vapa po shkon

0

Me këto pika shiu që kanë rënë në disa zona të vendit duket se vapa përvëluese me temperatura mbi 35 gradë Celsius i ka orët e numëruara.
Parashikimi i motit, ilMeteo.it dëshmon se nga këto ditë deri në fund të muajit, temperaturat do jenë drejt rënies.
Më e larta do të jetë vetëm 2 ditë, (te merkure, te enjte) 33 Gradë Celsius dhe më pas nuk do të kalojë 31 Gradë Celsius, ndersa me e uleta do te shenoje, 22 Grade Celsius.
Kjo për shkak të presionit të ulët atmosferik që pritet të përfshijë dhe vendin tonë ku në disa zona nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut. Shqiptarët duhet t’i ruhen temperaturave përvëluese deri të enjten e kësaj jave që po hyn dhe më pas do të kemi një gusht me vapë të durueshme dhe me ditë të caktuara të lagshta nga reshjet lokale.