Gena lanson projektin e ri “Ndal” (Video)

0

Këngëtari Gena ka lansuar këngën e re e cila titullohet “Ndal”.

Ai i është bashkuar artistëve tjerë që kanë publikuar këngë gjatë verës.

Për këngën e re ka bashkëpunuar me Edlir Begollin dhe videoproduksionin VSM.

Teksti i “Ndal” është shkruar nga vet këngëtari.

Horoskopi ditor, 10 gusht 2015

0

Dashi

Dita është e mbushur me energji. Mundësi të mëdha dhe dështimet e rastit mund t’ju shkaktojnë jo pak humbje. Ka shumë mundësi që disa ndryshime të ndodhin në punë, por ato do të varen vetëm nga ju.

Demi

Pozita e pafavorshme e yjeve do të bëjë që ju të tregoni vendosmëri të dukshme. Ashpërsia e gjykimit mund të çojë në grindje, ose mund të lëndojë dikë. Kujdesi i veçantë duhet të tregohet veçanërisht nga femrat e lindura në këtë shenjë.

Binjakët

Sot përpiquni të veproni me një qëllim të caktuar, pa u ndikuar nga emocionet dhe si rezultat i një qasje të arsyeshme për problemet me sens të përbashkët logjike. Pengesat mund të zbulojnë burimet tuaja të fshehura, si dhe anën e pasme të tyre.

Gaforrja

Dita është e mbarë për idetë, pasionet apo argëtimin. Disa paqartësi dhe vështirësi duke u marrë me veten, mund të ndikojnë në kontakt me njerëzit e tjerë në mëngjes. Ndoshta femrat e lindura në këtë shenjë do të tërheqin vëmendjen e meshkujve. Nuk përjashtohet një hobi apo një flirt i ri.

Luani

Sot mund të ketë një ngjarje të rëndësishme në jetën tuaj personale. Ka shumë mundësi që dita t’i dedikohet partnerit, familjes dhe rehatisë në shtëpi. Kjo është një ditë e rrezikshme dhe e vështirë në aspektin e shëndetit. Shanset dhe rrethanat negative apo fati i keq, do të ndikojnë për keq në shëndet.

Virgjëresha

Kapaciteti vital është në krye, por planet do të ndërhyjnë negativisht me zbatimin e ideve dhe mirëkuptimin e ndërsjellë në komunikim. Ndjeshmëria juaj emocionale mund të shkaktojë grindje me njerëz të afërt. Grindjet dhe pakënaqësitë me partnerin mund të thyejnë marrëdhëniet ekzistuese, kështu që është më mirë që të përmbaheni para nisjes së një veprimi në jetën tuaj personale. Në të kundërt mund të harxhoni kohë dhe energji me diskutime boshe dhe me mosmarrëveshje të pakuptimta.

Peshorja

Sot favorizohet komunikimi i dobishëm në ekip dhe aktivitetet në grup. Energjia dhe vitalitieti i meshkujve të lindur në këtë shenjë do të ngjallin gëzim dhe optimizëm për të tjerët. Megjithatë në orët e pasdites mund të ketë rëndim të sëmundjeve kronike, lëndime apo aksidente të mundshme. Mos abuzoni me alkoolin. Kaloni mbrëmjen në shtëpi me rrethin e ngushtë familjar ose me miqtë tuaj të ngushtë.

Akrepi

Marrëdhëniet me familjen dhe miqtë nuk do të jenë shumë mirë. Ndoshta mashtrimet, shpifjet apo keqkuptimet e mundshme do të parandalojnë përparimin shpirtëror, veprimtarinë kolektive ose krijimtarinë. Një festë ose një takim, mund të prishet nga dikush, duke ju luhatur rehatinë. Ëndrrat duhet të ruhen me kujdes dhe të mbahen sekret.

Shigjetari

Prioriteti juaj duhet të jetë gjetja e aleatëve, ose në të kundërt refuzoni çdo ndihmë dhe do të ndjeheni të lirë për të shkuar drejt qëllimit të dëshiruar. Megjithatë mos i lini njerëzit tuaj të dashur pa vëmendje, pasi etja për sukses mund t’ju errësojë sytë nga pjesa tjetër e botës.

Bricjapi

Dëshira për të marrë miratimin e të tjerëve dhe për të provuar se çdo gjë që duket mirë është e mirë, mund t’i shtyjë femrat e lindura në këtë shenjë në acarim nervor ose në grindje me një mik të ngushtë. Problemet e papritura mund të komplikojnë marrëdhëniet me miqtë. Yjet rekomandojnë që të silleni më me kujdes se zakonisht.

Ujori

Yjet ju këshillojnë që të mendoni për marrëdhëniet romantike dhe hobin tuaj. Gjatë kësaj dite femrat do të jenë në gjendje të maksimizojnë kapacitetin e tyre intelektual dhe shpirtëror. Gjithë meshkujt që janë vetëm duhet të bëjnë kujdes, pasi është i mundshëm një takim romantik.

Peshqit

Shfaqni trajtim të favorshëm ndaj autoriteteve apo agjencive qeveritare. Megjithatë këshillohet që planet t’i mbani për vete, përndryshe pasdite të gjitha iniciativat tuaja mund të dështojnë. Shumë ëndrra do të përmbushen gjatë ditës.

Papa kërkon që njerëzimi të heqë dorë nga lufta

0

Papa Françesku ka dhënë mbrëmë një deklaratë rreth bombardimit atomik të Hiroshimës, pikërisht 70 vjet pas.

Papa Françesku ka thënë se ky bombardim vazhdon të shkaktojë “tmerr dhe neveri” edhe 70 vjet pas.

Ai ka bërë thirrje për ndalimin e armëve bërthamore dhe të armëve të shkatërrimit në masë.

“Njerëzit kudo duhet të ngrihen dhe t’i thonë me një zë ‘jo’ luftës dhe dhunës, ‘po’ dialogut dhe paqes”, ka thënë Papa.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën atomike në Hiroshimë më 6 gusht të vitit 1945, duke vrarë 140,000 njerëz. Tre ditë më vonë, më 9 gusht, kanë bombarduar edhe Nagasakin, ku kanë vdekur mbi 70,000 veta.

Kaçaniku kujton sot dëshmorët e brigadës 162

0

Komuna e Kaçanikut, shënon sot 17 vjetorin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Komandanti Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarët e tij Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.

Ata, do të kujtohen sot në një akademi përkujtimore e cila do të mbahet në pallatin e kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Përveç kësaj kjo komunë do të bëjë zbulimin edhe të shtatores së dëshmorit Avdyl Durës si dhe do përkujtoj edhe bashkëluftëtarët e tij Ramë Beka dhe të tjerët.

Nga procesi i demarkacionit me Malin e Zi, Kosova pritet t’i humbë 12 mijë hektarë

0

Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, ka kërkuar të ndërpritet procesi i demarkacionit me këtë shtet.
Ai ka thënë se nga ky proces Republika e Kosovës rrezikon të humbë mbi 12 mijë hektarë, për faktin se janë deformuar kufijtë e 1974-tës. Ai ka thënë se vijat e propozuara janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi, shkruan Epoka e Re.
Lajçi ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk është dashur të aprovojë raportin teknik të Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ndërsa, ka bërë thirrje të ndryshohet përbërja e Komisionit për demarkacion.

8 avionë ushtarakë amerikanë mbërrijnë në bazën Incirlik

0

Personeli dhe 8 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore Amerikane mbërrijnë në bazën ushtarake Incirlik të Turqisë në kuadër të luftës kundër DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burime zyrtare mësohet se Turqia në luftën kundër DAESH, që konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare, që prej bombardimeve e deri tani në rajonin Suruç të qytetit Shanlliurfa, ka kaluar në fazën e re.

Zyrtarët të cilët kanë theksuar se Turqia si një pjesë e koalicionit ndërkombëtarë do të vazhdojë luftën e sajë aktive kundër DAESH, kanë konfirmuar ardhjen e personelit dhe të 8 avionëve ushtarakë të SHBA-së në bazën Incirlik për të luftuar DAESH-in.

Theksohet se 6 avionë ushtarakë janë të tipit F-16, njëri i tipit C-5, ndërsa tjetri i tipit KC-135.

Tiranë: Shpërthen bombola, 26 të lënduar

0

Një bombole gazi në një lokal në zonën e “Don Boskos” ka shpërthyer pasditen e së dielës.

Sipas raportimeve të para, 26 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Gjithashtu, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

Shpërthimi i përmasave të mëdha ka ndodhur në një dyqan ëmbëltoreje në hyrje të zonës së Don Boskos dhe është dëgjuar edhe qindra metra larg nga vendngjarja.

Kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja më të mëdha duke parë përmasat e bombolës, por fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plot.

Të lënduarit

Pronarët: Abdulla Dervishi Paqesie Dervishi Jonida Dervishi (në emrin e të cilës ishte edhe biznesi) Kalimtarët: Klaudio Marashi Endrit Hima Sabri Boshmi Dhori Qirio Mateo Zoto Xheladie Shala Alfred Shala Kristi Koleci Edlir Lipo Evgjeni Shima (Laska) Kujtim Cani (në gjendje të rëndë shëndetësore) Mexhide Selimllari Krenar Begu Olsi Beqir

Ora 20:52­ Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar në orët e mbrëmjes të plagosurit e shpërthimit në “Don Bosko”, që ndodhen në ambientet e QSUT­-së. Ndërkohë që mësohet se drejt QSUT-­së, në repartin e Djegies janë transportuar të gjithë të plagosurit që më herët u shtruan në spitalin e Traumës.

Moti: I ndryshueshëm

0

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugperendimore dhe juglindore e kontinentit. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesen e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluare të shiut.

Sipas parashikimeve të IHMK, një gjendje po thuaj e do të vazhdoj edhe ditën e marte me kushte të njejta meteorologjike, kurse nga dita e merkurë deri të premten në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa në pjesën e dytë të ditës së premte do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriperendimin për tu zgjeruar më pas në tërë teritorin e Kosovës. Kjo gjendje e motit do të vazhdoje deri të dielen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike fillimisht do të shënoj vlerat e normales dhe më pas me tendenca zbritje deri në fundjavë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi deri 12m/s.

Kuvendi i Kosovës: Në pushim, pa i kryer punët

0

Me vetëm 26 për qind të normës së përmbushur, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim ende pa i përfunduar punët e tij.

Nga janari deri më 3 gusht, në 27 seancat e mbajtura, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 26 ligje nga gjithsej 100 sa ishin paraparë.

Falë prioritetit të dhënë nga Qeveria, amendamentet për themelimin e Gjykatës Speciale e kanë dominuar gjithë punën e Legjislativit për këtë sesion.

Sipas vetë deputetëve, Kuvendi vazhdon të kontrollohet nga Qeveria, pavarësisht se kjo e fundit do të duhej t’i përgjigjej atij. Rasti i Gjykatës Speciale, sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka shpërfaqur më së miri mungesën e autoritetit të Kuvendit.

E, deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, pohon se Legjislativi ka bërë një punë me ritme të çrregullta, duke i selektuar ligjet në varësi nga interesat e Qeverisë, përcjell koha.net. Ky dominim i Ekzekutivit mbi Legjislativin, sipas opozitës, po e bën Kosovën të rrëshqasë nga të qenët Republikë Parlamentare, drejt shndërrimit në Republikë Qeveritare.

 

Kush është Kryeprokurori i “Speciales”

0

Lajmi i mirë: është amerikan, por edhe një njohës mjaft i mirë i krimeve të ndodhura në ish-Jugosllavi.

Bëhet fjalë për një “zanatçi” të dorës së parë. Ai është David Schwendiman, njeriu që sipas gjasave do të udhëheqë akuzën në Gjykatën Speciale të Kosovës, që pritet të nisë në fillim të vitit 2016. Në fakt ai prej një viti drejton Task-Forcën e Bashkimit Europian për të ashkuquajturat akuza të Dick Marty-t.

Po kush është njeriu nga i cili do të kalojnë të gjitha firmat për arrestime, të cilat kësaj radhe vërtetë që mund të vendoin mbyllje karrierash politike?!

David Schwendiman, është amerikan nga shteti i Utah, ku ka nisur karrierën akademike dhe ligjore si pedagog e më pas avokat. Schwendiman është një nga pedagogët më të njohur jo vetëm të Universitetit të Utah, por edhe shumë universiteteve të SHBA.

Mban gradën Profesor Doktor në jurisprudencë. Ai ka punuar në hetimin e krimeve të luftës në shumë zona të botës. Është një nivel i lartë mendimi dhe gjykimi. Kur u emërua në krye të task forcës së BE-së për hetimin e të ashtuquajturat krime të UÇK-së deklaroi se “kemi rastin të nxjerrim të vërtetën mbi akuzat e raportit të Dick Marty-t.

Përpara se të emërohej në Kosovë, prokuror Schwendiman ka shërbyer në Afganistan si përfaqësues i Inspektorit të Përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit.

Në vitin 2001 ai shërbeu si atashe ligjor i ambasadës së SHBA për çështjet ligjore në Kabul. Por ajo që e bën të afërt me rastin e Kosovës, është se zoti Schwendiman, nga viti 2006-2009 ka shërbyer si prokuror ndërkombëtar në Departamentin Special për Krimet e Luftës, që ndodhej në Prokurorinë e Përgjithshme të Boshnjë-Hercegovinës.

Në këtë rol ai hetoi krimet e kryera në konfliktin që zgjati nga viti 1992-1995. Nga 2007-a ai ishte një nga 4 zv.Prokurorët e Përgjithshëm të Bosnjë-Hercegovinës dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit për Krimet e Luftës.

Ai përfaqësoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA në tre Lojra Olimpkike, ku siguria ka rëndësi primare: në Sidnej 2000, Salt Lake në 2002 dhe në Athinë në 2004.

Ai ka përfaqësuar Departamentin e Drejtësisë në disa çështje në Bahrein, Vietnam, Tajlandë dhe Bangladesh. Karrierën ai e ka nisur natyrisht si prokuror në shtetin Utah, ku ka shërbyer edhe si zv.Prokuror.

Nga vitit 1977 deri 1987, Schwendiman ka shërbyer edhe si avokat në Marinën e SHBA, ku ka marrë edhe gradën Leitnant Komandant.