Mustafa në Gjakovë, a e injoroi Mimozën?

0

A ka filluar revanshi politik i kryeministrit Mustafa ndaj kryetares së Gjakovës, Kusari Lilës? Kjo pyetje është bërë mes rreshtash sot, nga vet kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, në RTV “Dukagjini”.
Kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila e ftuar për të shpalosur të arriturat dhe sfidat me Gjakovën, ka drejtuar kritika për Qeverinë e Kosovës e cila sipas saj, lë shumë për të dëshiruar sa i përket mbështetjes për Gjakovën.

“Janë projekte që në tërësi kapin shifrën mbi 46 milionë euro e të cilat kryesisht vijnë nga BE dhe institucione ndërkombëtare për komunën e Gjakovës, të cilat nuk kanë marrë mbështetjen bazike qeveritare në asnjë rast. Edhe pse këto shifra nuk është kërkuar që t’i ndajë qeveria për ne, të paktën ne kemi pasur nevojë për rolin e qeverisë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë Kusari Lila.

Kusari–Lila, si argument për këto kritika ka theksuar edhe rastin e sotëm të vizitës së Kryeministrit Isa Mustafa në Gjakovë, për ç’gjë ajo është informuar nga mediat, transmeton KP.

“Ja shembulli, unë duke ardhur në Pejë e dëgjova në radio se kryeministri sot qëndron në Gjakovë. Kjo nuk na bënë mirë. Në të gjitha komunat ku qeverisë LDK, Mustafa është shoqëruar nga kryetarët përkatës. Mendojë se duhet ulur logot partiake sepse Gjakova është ajka e një pjese të mirë të Kosovës dhe edhe kryeministri ka nevojë për Gjakovën”, ka përfunduar Kusari Lila.

Sopranoja kosovare në skenën bullgare me “Requiem” të Mozartit

0

Një koncept pothuajse krejt tjetër i paraqitjes së veprës “Requiem” të Mozartit ka bërë bashkë në Bullgari artistë nga zhanre të ndryshme. Nën regji të Ognian Draganovit, kasta e artistëve, në mesin e të cilëve edhe sopranoja kosovare, Besa Llugiqi, do të ngjiten në skenën e “Rousse State Opera” në Ruse të Bullgarisë mbrëmjen e së martës, shkruan sot Koha Ditore.

Sopranoja Llugiqi do të ngjitet e para në skenë bashkë me dy engjëj. Përballë kanë ata që vijnë nga ferri. Ekipi është në fazën finale të provave. Edhe e diela për Llugiqin dhe kolegët e saj ka qenë ditë punë. Ajo ka thënë për gazetën se koncepti regjisorial ka bërë që pjesëmarrës në shfaqje të jenë artistë të fushave të ndryshme.

“Rol të madh ka edhe baleti që emeton muzikën nëpërmjet lëvizjeve. Është një produksion shumë i madh. Secili nga ne edhe aktrojmë. Muzika është vokalo-instrumentale, por është madhështore”, ka thënë ajo.

Gjithçka do të zhvillohet nën dirigjimin e italianit Carlo Donadio, ku pjesë e kastës së artistëve do të jenë edhe mexosopranoja Snezhinka Abramova e tenori Nikollai Moscov. Koreografia i është besuar Silvia Tomovasas e kostumograf është italiani, Salvatore Russo.

​Protesta në përkrahje të Ivanoviqit (Video)

0

Qindra qytetarë, familjarë, përfaqësues të komunave veriore, intelektualë, simpatizantë të SDP-së etj, kanë protestuar të hënën para ndërtesës së EULEX-it në veri të Mitrovicës, kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit të liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, si dhe mohimit të mbrojtjes së tij në liri.

Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe pankarta me mbishkrimet “Gjykata e EULEX-it – kazamat”, “Meucci na thuaj cili është verdikti” etj.

Madje kanë marshuar deri tek objekti i burgut në Veri të Mitrovicës duke brohoritur emrat e të akuzuarve.

Këshilltari komunal i Kuvendit të Mitrovicës Veriore nga radhët e partisë ‘SDP’ të Oliver Ivanoviqit, Igor Simiq, tha se nga gjithsej 47 dëshmitarë të prokurorisë të cilët kanë dëshmuar deri tani, vetëm se është konfirmuar se Oliver Ivanoviq nuk ka kryer veprat për të cilat pretendon prokurori.

Kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, tha para të pranishmëve se Ivanoviq dhe Delibashiq vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në burg.

Në anën tjetër, kryesuesja e Kuvendit Komunal të komunës së Mitrovicës Veriore, Ksenija Bozhoviq, tha se deri tani qytetarët e veriut i janë përgjigjur në mënyrën më të qetë dhe demokratike të gjitha kërkesave të gjykatës së EULEX-it.

Sipas saj, lideri i tyre i cili është duke qëndruar që 19 muaj në burg, është detyruar të zgjedhë rrugën më të vështirë, përkatësisht të fillojë grevën e urisë.

Ajo shtoi se Ivanoviq që katër ditë që ka filluar grevën ka humbur më shumë se tre kilogramë, duke rrezikuar kështu shëndetin e tij.

“Ne nga ky tubim dërgojmë porosi atyre, me kërkesa për Meuccin, të përmbledhura në një pyetje. Ai e di deri kur do të dëgjohen dëshmitarët, dhe e pyesim ndoshta e di edhe aktgjykimin, le të na tregojë” ka thënë mes tjerash Bozhoviq.

Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Ndryshe, trupi gjykues i EULEX-it para pak ditësh ka vazhduar paraburgimin ndaj Ivanoviqit edhe për 60 ditë, ndërsa në shenjë pakënaqësie me një vendim të tillë, ky i fundit ka filluar grevë urie brenda hapësirave të burgut.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar 2014 nën akuzat se ka kryer krime lufte ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 – 2000 në veri të Mitrovicës.

Dhjetë të plagosur nga një sulm terrorist në Turqi

0

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga dhuna që ka nisur në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll. Siç edhe raportojnë mediat turke, të plagosurit kanë mbetur nga sulmi i mbrëmshëm me bombë në stacionin policor Fatih në Sultanbeyli.

Tre nga të plagosurit janë polic dhe shtatë të tjerët janë civilë.

Po ashtu mediat turke raportojnë se ka pasur edhe të shtëna me armë jashtë konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ka arritur të arrestojë njërin nga sulmuesit, përderisa është shkëmbyer edhe zjarr ndërmjet policisë dhe të dyshuarve.

 

Tetovë: Gjendet trupi i pajetë i 6 vjeçarës

0

Pas më shumë se një javë kërkime, sot është gjetur trupi i pajetë i vogëlushes Rina e cila u zhduk pas përmbytjeve katastrofale në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Trupi i Rinës është gjetur nën gërmadhat tek shtëpia e kushëririt të saj, që gjendet disa shtëpi larg nga shtëpia e saj.

Alarmohet Policia, 40 pjesëtarë e ruajnë një protestues

0

Një numër prej rreth 40 pjesëtarësh të Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot ndërtesën e Qeverisë, për shkak të dyshimit se aty do të mbahej një protestë.
Por, para këtij numri të policëve ishte dalë sot vetëm një protestues, veteran i luftës.

Për këtë përgjigje nuk patën në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i këtij institucioni Baki Kelani, tha për KosovaPress se Policia merr masa aty ku vlerëson se mund të thyhet qetësia dhe rendi publik, por, pa dhënë detaje shtesë.

Një protestë të tillë nuk e ka njoftuar në Polici as Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve. Kryetari i këtij këshilli Xhevdet Qeriqi tha se nuk kanë marrë ende ndonjë vendim për protestën e radhës dhe për një të tillë do të dakordohen shumë shpejt.

Specialja nesër në Kushtetuese

0

Opozita do të dërgoj nesër në Gjykatën Kushtetuese lëndë që konteston vendimin e Kuvendit për themelimin e Gjykatën Kushtetuese.

Këtë e ka konfirmuar,deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu e cila tha se nesër kur edhe është afati I fundit ligjor, ata do të dërgojnë kë Kushtetuese, për të shqyrtuar në përgjithësi ndryshimin kushtetuese në raport me kushtetutën dhe sovranitetin dhe sidomos me juridiksionin e sistemit të drejtësisë në vend.

Haxhiu tha se ata lëndën do ta dërgojnë nesër në ora 11.

 

Rrjetet sociale,shkaktar i depresionit tek të rinjtë

0

Sipas një studimi adoleshentët që përdorin rrjetet sociale për më shumë se 2 orë në ditë ka më shumë gjasa të kenë ndjenja depresioni.

Studimi, u publikua në revistën Cyberpsychology, Behavior & Social Networking. U analizuan të dhënat e 750 studentëve.

Hulumtuesit zbuluan një lidhje ndërmjet përdorimit të madh të rrjeteve sociale dhe rritjes së mundësisë së problemeve të shëndetit mendor, përfshi dhe shqetësimin psikologjik dhe mendimeve për vetëvrasje.

Ata gjithashtu arritën në konkluzionin se nëse fëmijët po i përdorin rrjetet sociale në mënyrë të vazhdueshme, duhet bërë diçka për t’i shkëputur nga internet.

“Nuk është vetëm përdorimi i shpeshtë i faqeve të rrjeteve socaile shkaktar i paraqitjes së problemeve të shëndetit mendor, por edhe sasia e madhe e kohës e harxhuar para ekranit,” thuhej në studim.

 

Chievo, Bari dhe Grashopers në garë për Migjen Bashën

0

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha është vënë në ndjekje të tri klubeve evropiane.

Basha, i cili gjatë kësaj verë është ndare me Torinon, kërkohet nga dy klubet italiane, Chievo dhe Bari, por sipas mediave italiane, lojtari është duke u kërkuar edhe nga klubi zviceran, Grashopers.

Mesfushori shqiptar nga viti 2006 është pjesë e futbollit italian, dhe siç raportojnë mediat italiane, Basha edhe në sezonin e ri duket se do të luajë në Itali, ku kërkohet nga Chievo e Bari, dhe sigurisht se lojtari do të pëlqen kalimin tek Chievo për të qenë pjesë e Serisë A, pasi që Bari garon në Seria B.

Mësohet se lojtari preferon Chievon, megjithatë, e ardhmja e lojtarit do të varët nga ofertat që vijnë nga klubet e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe klubin zviceran, Grashopers.

 

Sa rënie flokësh është normale

0

Humbja e flokëve është vërtet diçka e tmerrshme dhe janë të shumta femrat që jetojnë përditë me këtë frikë. Dhe si  të mos jenë të frikësuara kur në fund të dushit përballen me një top qimesh apo kur kalojnë gishtat në flokë, gjithmonë u mbeten disa fije në dorë.

Por Elizabeth Cunnane Phillips, eksperte e flokëve në një klinikë në Nju Jork,është shprehur se pjesa më e madhe e njerëzve, humbin 80-100 fije floku në ditë. Sipas saj, ky 10% i flokëve tuaj është në gjendje rënieje, për t’i lënë vendin fijeve të reja ndaj kjo normë rënieje është normale.

“Mund të ketë variacione edhe në varësi të stinës në të cilën ndodhemi,” shprehet ajo. “Nëse nuk shihni ulje të rënies deri në 8 javë, atëherë është momenti që të filloni investigimin.”/Anabel

Shkak për rënien e tepërt mund të jetë mungesa e hekurit në organizëm, niveli i stresit, problemet e tiroides, ndryshimi i niveleve të hormoneve, ushqim i varfër pa proteina, dëmtimi nga kimikatet e nxehtësia etj.