Alarmohet Policia, 40 pjesëtarë e ruajnë një protestues

TË FUNDIT

Një numër prej rreth 40 pjesëtarësh të Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot ndërtesën e Qeverisë, për shkak të dyshimit se aty do të mbahej një protestë.
Por, para këtij numri të policëve ishte dalë sot vetëm një protestues, veteran i luftës.

Për këtë përgjigje nuk patën në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i këtij institucioni Baki Kelani, tha për KosovaPress se Policia merr masa aty ku vlerëson se mund të thyhet qetësia dhe rendi publik, por, pa dhënë detaje shtesë.

Një protestë të tillë nuk e ka njoftuar në Polici as Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve. Kryetari i këtij këshilli Xhevdet Qeriqi tha se nuk kanë marrë ende ndonjë vendim për protestën e radhës dhe për një të tillë do të dakordohen shumë shpejt.