Shqipëri: ​Ish-oficeri belg “blen” vdekjen – për t’i shpëtuar burgut!

0

Një nënshtetas 52-vjeçar belg ka arritur të “blejë” vdekjen e tij në Shqipëri.

Ish-hetuesi i policisë gjyqësore të Belgjikës, Guido V.L, i cili ishte arratisur drejt Shqipërisë, ka mundur që në bashkëpunim me një mjek shqiptar të sigurojë certifikatën e tij të vdekjes.

I arratisur drejt Shqipërisë një vit më parë, ish-oficeri e inskenoi vdekjen për të shmangur dënimin e mundshëm nga drejtësia belge e cila kishte nisur ndaj tij hetimin për pastrim parash dhe aktivitete kriminale.

Por më pas një koleg i tij e ka njohur në një kafene në Belgjikë dhe ai është prangosur, raporton OraNews.

Ish-hetuesi pranoi se kishte inskenuar vdekjen e tij në Shqipëri duke falsifikuar dokumentet me ndihmën e mjekut.

Për këtë Gjykata e dënoi me një vit burg dhe me gjobë prej 500 euro.

Prishtinë: Një shesh në gjysmëterr/foto/

0

Kryeqyteti i Kosovës ka tri sheshe të bukura të lidhura me njëri-tjetrin, dhe kjo, sipas qytetarëve, është një nga pjesët më të bukura.
Por, sheshi “Zahir Pajaziti” duket se sa i përket ndriqimit publik është harruar bukur shumë. Aty janë të vetmet dy-tri poçe elektrike që bëjnë tërë ndriqimin publik kurse llampat e tjera nuk janë në funksion kurse mungesë po arrijnë ta “kompenzojnë” dyqanet me dritat e tyre ose edhe ky shitës i “shtalbave” në këtë shesh, siç shihet edhe në fotografinë tone që bëmë sonte në buzëmbrëmje.
Kujtojmë se kompania përkatëse duhet t’i ndërrojë poçet e djegura e kështu të mos mbetet në terr ky shesh i bukur e aq i frenkuentuar i Prishtinës, sidmos këtë verë kur diaspora ka mbushur rrugët e këtij qyteti./ 21 Media

Iran: Gazetari i “Washington Post”-it, i akuzuar për spiunazh, sërish në gjykatë

0

Jason Rezaian, gazetari i ”Washington Post”, i ndaluar në Iran prej më shumë se një viti, i akuzuar për spiunazh, u kthye në gjykatë, për atë që do të jetë seanca e fundit përpara dhënies së një vendimi.

”Kjo do të jetë seanca e katërt me dyer të mbyllura e Rezaianit në Gjykatën Revolucionare ,në Teheran”, njoftoi agjencia e lajmeve, FARS.

Avokatja e tij tha se kjo mund të jetë seanca e fundit e këtij rasti.

Rezaian është akuzuar për spiunazh, për bashkëpunim me qeveritë armiqësore dhe për propagandë.

Ai është akuzuar për kalimi informacionesh nëpërmjet një gazetari amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Gazetari 39-vjeçar i ka mohuar këto akuza.

Qeveria amerikane ka hedhur poshtë akuzat si absurde dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Rezaianit.

Të shtunën, kryeredaktori i “Washington Post”, Martin Baron kërkoi t’i jepej fund asaj që ai e përshkroi si një “gjykim të rremë.”

“Irani është sjell në mënyrë të pandërgjegjshme në gjithë këtë parodi të këtij rasti”, u shpreh Baron tha në një deklaratë.

“Ka burgosur një gaz etar të pafajshëm për më shumë se një vit dhe e ka nënshtruar atë në keqtrajtim fizik dhe abuzim psikologjik”, përfundoi Baron.

Rezaian, i cili ka nënshtetësi amerikane dhe iraniane, u arrestua në korrik të vitit 2014 së bashku me bashkëshorten e tij, Yeganeh Salehi dhe një fotografe.

Dy gratë u liruan nga paraburgimi.

Fillon vlerësimi i dëmeve nga përmbytjet në Tetovë

0

Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve nga përmbytjet e para një jave në Tetovë dolën në terren për të regjistruar dhe konfirmuar dëmtimet. Inspektimi filloi nga fshati Reçicë e Madhe, ndërkohë që në ditët në vijim do të vizitohen të gjitha rajonet e prekura.

Ekspertët siguruan se vlerësimi do të jetë real ndërkohë që do të regjistrohen të gjitha dëmet nga pasuritë e patundshme deri te automjetet dhe makinat e tjera, përfshi edhe tokat bujqësore.

“Do të vizitohen afër 400 shtëpi, do të bëhet regjistrimi i çdo materiali të dëmtuar, pastaj do të dalë me rezultat konkret se sa është dëmi i shkaktuar nga vërshimet. Realisht do të ketë vlerësim të drejtë përveç nga ana e Zyrës Gjyqësore për Vlerësim do të na dalin në ndihmë edhe nga UNDP-ja të cilët kanë deleguar specialistë të fushave të ndryshme me vlerësues”, theksoi Ejup Halimi, Kryetar i Komisionit për vlerësimin e dëmeve.

“Kemi ardhur në terren të bëjmë vlerësimin e dëmeve që kanë ndodhur në pasurinë e patundshme, të tundshme, automjet dhe makinat e tjera bujqësore… Do të mundohemi në mënyrë të detajuar të bëjmë regjistrimin e dëmeve dhe në bazë t ë saj me objektivitetin më të madh do të bëhen edhe vlerësimet”, tha Zijadin Sallai, Byroja për ekspertizë gjyqësore dhe vlerësime.

Kryetari i Reçicës së Madhe Murtezan Ibishi njoftoi se vetëm në këtë fshat janë dëmtuar rreth 70 shtëpi ndërkohë që fshati është një vatër e mundshme për përhapjen e ndonjë epideime.

“Prej rrënimeve që u bënë janë diku rreth 68-70 shtëpi, pra janë shumë të dëmtuar, me frigoriferë, televizorë, bodrumet e shtëpive janë të dëmtuara. Mund të përhapen edhe epidemi pasi ka nisur të vijë një erë e rëndë, njerëzit kanë frikë të qëndrojnë në vendbanimet e tyre”, u theksoi Murtezan Ibishi, Kyretar i Fshatit Reçicë e madhem raporton AlsatM.

Banorët ndërkaq janë të shqetësuar nëse dëmet e tyre do të kompensohen në mënyrë të drejtë dhe reale.

“Ne kemi dëme rreth 10 mijë euro, vijnë doktorët thonë se duhet të pastrohet, vijnë prej komunës thonë që mos të pastrohet, n e tani nuk dimë çfarë të bëjmë. Këtu kanë qenë krejt me kompjuter, me televizor, dhe kuzhina krejt është prishur.. Ne çfarë themi nuk i pranojnë dëmet e tona… Le të vijnë le të shohin. Ne na shpëtoi ushtria sepse nuk vinin të pastrojnë, ne i hodhëm të gjitha sepse doktorët thanë se nuk guxojmë t’i mbajnë, tani komuna thatë se nuk guxoni t’i pastroni, ne nuk dimë çfarë të bëjmë”, theksoi një banor.

“Ka shumë dëme këtu. Komisioni ka ardhur t’i vlerësojnë… premtime ka shumë por sa do t’i realizojnë, nuk e dimë”, tha një banor.

Sipas të dhënave të deridjeshme të Komisionit për Vlerësimin e dëmeve, bëhet fjalë për 500 shtëpi të rrafshuara ose pjesërisht të dëmtuara, rreth 90 makina, 10 traktorë, furgonë dhe ekskavator, ndërkohë që në listë figurojnë gjithashtu edhe dëmet që kanë pësuar tokat bujqësore. Nuk ka një afat të caktuar kur pritet përfundimi i vlerësimeve, megjithatë thekso het se ai do të përfundojë maksimalisht, në mënyrë që qeveria të lëshojë paratë e dëmshpërblimit për banorët. Ndërkohë, paralelisht me regjistrimin e dëmeve, qytetarët e prekur nga përmbytjet po regjistrohen edhe për dezinfektimin e shtëpive të tyre, për të parandaluar paraqitjen e ndonjë sëmundjeje. Nga ana tjetër shtabet emergjente vazhdojnë grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave, në ndihmë të familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur.

Turqia e atentateve të sotme (foto)

0

Nëntë persona u vranë në sulme të ndara anembanë Turqisë të hënën, duke shtuar shqetësimet se vendimi i Ankarasë për të rritur presionin ushtarak mbi separatistët kurdë dhe për të rritur përfshirjen në fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik, do të shkaktojë më shumë dhunë në tokën turke.

Një makinë që mbante eksplozivë goditi një stacion policie në lagjen Sultanbeyli të Stambollit në kohën lokale 01:00 pas mesnate, duke vrarë sulmuesin dhe plagosur tre policë dhe shtatë kalimtarë.

Më pak se gjashtë orë më vonë, dy persona të armatosur hapën zjarr në të njëjtin stacion të policisë, duke bërë një përleshje të armatosur në të cilën dy sulmuesit dhe një polic u vranë.

Njëkohësisht, në një tjetër incident të shënuar, ku katër agjentë të policisë u vranë në një shpërthim në një rrugë në provincën Sirnak, menjëherë më pas, militantë të armatosur hapën zjarr ndaj një helikopteri ushtarak, duke vrarë një ushtar.

Qeveria dhe mediat turke kanë fajësuar terroristët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, në një kohë që Ankaraja i ka shpallur luftë grupit militant gjatë javëve të fundit me të paktën 21 viktima në mesin e forcave të siguri së turke dhe 50 në mesin e terroristëve kurdë.

Organizata terroriste DHKP-C dha një deklaratë në faqen e saj, ku përshkroi SHBA-të si “armik kryesor i njerëzve në Lindjen e Mesme dhe në botë”. Dhe është pikërisht ky grup terroristë që duket se do të marri përgjegjësinë e sulmeve të sotme.

Ahmet Akcay, një banor i cili dëshmoi sulmin, tha se një nga gratë ka gjuajtur disa herë pa ndal ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe oficerëve konsullorë.

Një nga dy gratë u kap më vonë e plagosur, është deklaruar kështu nga zyra e guvernatorit të Stambollit.

Agjencia e lajmeve Dogan tha se gruaja e plagosur është rreth moshës 51 vjeçare dhe kishte qenë e burgosur për një kohë me dyshimet se ishte një anëtare e DHKP-C.

Ndërkohë autoritetet e sigurisë në Turqi deklaruan sot pasdite se nuk kishin asnjë paralajmërim apo shenjë për këto sulme, dhe për këtë gjë po hetohet hollësisht, përderisa masat e sigurisë janë rritur në gjendje të jashtëzakonshme, sidomos në dy qytetet kryesore Stamboll dhe Ankara.

Më poshtë po ju sjellim disa nga fotot e bëra sot në të tri zonat e qytetit të Stambollit, ku pati sulme të cilësuara si terroriste nga SHBA-ve dhe Turqisë.

 

 

 

Çka mund të mësojmë nga gratë e suksesshme?

0

Nëse vendosim që të kemi suksese në jetë atëherë duhet të mësojmë nga përvoja e të tjerëve. Nëse ëndërrojmë që një ditë të bëhemi milioner këtë nuk do ta arrijmë shpejt sepse duhet të kalohet një rrugë e vështirë dhe t’i bihet “kokës për muri” deri sa të mos na dhemb.

Mësimet që i marrim nga përvoja e të të tjerëve, që nënkupton sukseset dhe rëniet, është një moment kyq në rrugën e suksesit tonë.

Në botën e meshkujve gratë e kanë më vështirë të depërtojnë dhe se rruga e grave milionere të thuash se në shumicën e rasteve është e njejtë.

Nëse analizohet rruga jetësore e grave të suksesshme atëherë mund të arrijmë te përfundimi se të gjitha kanë pasur jetë të vështirë, dhe se kanë ndërtuar diçka nga kurrçkafja por me fuqinë e dëshirës për të arritur suksesin, por gjithnjë me talentin dhe idetë e veta.

Disa sosh kanë pasur fëmijëri të vështirë, janë përballur me vdekjet e hershme të të dashurëve të tyre, ka raste kur kanë qenë të maltretuara dhe se që nga fillimi i jetës iu është dashur të luftojnë me rëniet e ndryshme.
Ajo që i dallon ato në ngritjen e tyre është insistimi i tyre për të dale nga situatat e rënda dhe të ecin sigurt përpara.

Ndërsa për meshkujt mjafton të kenë talent dhe nuk ua vejnë veshin njerëzve përreth, ndërkaq te gratë e suksesshme është diçka tjetër.

Ato nuk është e thënë të kenë intelegjenci mbi normalen. Gruaja e suksesshme duhet të jetë e ndërgjegjshme, fleksibile, e dashur e mbi të gjitha e guximshme.

Të gjitha gratë e suksesshme kanë një veçori të përbashkët se ato hallet e veta private i lënë te shtëpia kurse maksimalisht i përkushtohen punës.

Ato dallohen nga të tjerat sepse janë më pak neurotike dhe janë më stabile në pikëpamje emocionale. Ato e marrin më me gjakftohtësi presionin shoqëror me të cilin ndeshën gjatë karrierës.

Çka mund të mësojmë nga grate e këtilla?

Ajo që e dallon gruan milionere nga rrethi është se ato rëniet dhe ngritjet e ndryshme gjatë punës i marrin si diçka e zakonshme, si gjëra të njejta, si normale dhe me qetësi.
E rëndësihme është që ajo të jetë e rrethuar me familjarët e vet, me miqët por edhe me të tjerët që do ta ndihmojnë në karrierën e saj dhe të punojnë me te në mënyrë që të mos ndeshet me “hendekun” e madh ndërmjet jetës private dhe asaj të punës.

Dhe, krejt në fund, çelësi i suksesit të çdo gruaje milionere është vendosmëria e saj për të ndjekë instiktet e veta dhe të bëjë në jetë atë që don./ 21 Media

Shaqa i kryen testet mjekësore te Stoke

0

Xherdan Shaqiri ka kryer me sukses testet mjekësore te Stoke City, dhe ka arritur marrëveshje personale.

Lajmi jepet nga Sky Sport në Twitter.

Sky Sport njihet për saktësinë e informacionit, dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i kosovarit te skuadra angleze.

Alban Ukaj edhe me “Sabina K”, në Festivalin e Sarajevës

0

“One day in Sarajevo”, është dokumentari i Jasmila Zhbaniq që do të ketë premierën botërore në Festivalin e Sarajevës, në të cilin ka marrë pjesë edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj. Përpos këtij dokumentari, Ukaj do të prezantohet në këtë festival edhe nëpërmjet premierës së filmit “Sabina K”, të regjisorit amerikan, Kristoball Crusen. “Është rastësi që të dy filmat të kenë premierën botërore në Sarajevë, edhe pse mendoj se “One day in Sarajevo”, e ka vendin në festivalin e Sarajevës”, ka thënë për KultPlus, Alban Ukaj.

Horoskopi javor (10 -16 gusht)

0

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje do bëni mire te mos i ngatërroni paratë gjate kësaj jave sepse ne një moment apo ne një tjetër do lindin debate dhe mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë atyre qe do i joshin me fjale te bukura, por atyre qe me qetësinë e tyre do duken me interesante. Për te përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi te besoni tek lojërat e fatit sepse përndryshe situata do ju dale jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do jete edhe me e mire nga sa e kishit menduar. Do jeni ne forma te shkëlqyer dhe plot energji. Ne pune do jete momenti ideal për te filluar projekte te reja. Do jeni te përqendruar dhe do arrini shpejt atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e mire.

Demi

Do kaloni shume vështirësi gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje dhe here pas here do jeni ne dyshim nëse doni apo jo te qëndroni pranë partnerit. Mos merrni asnjë vendim te nxituar. Beqaret nuk duhet t’i besojnë pamjes se pare sepse mund te zhgënjehen dhe mund te vuajnë. Për një lidhje te qëndrueshme duhet te bëni paksa durim. Ne planin financiar do kryeni shpenzime te ekzagjeruar dhe situata mund te ketë goxha tronditje. Shëndeti do jete akoma me i mire nëse merreni me sport apo praktikoni yoga. ne pune duhet te harxhoni pak kohe për te reflektuar me kujdes para se te veproni. Ne këtë mënyrë do arrini me shpejt suksesin. Ambienti ne familje nuk do jete i ngrohte.

Binjaket

Pozicionimi i yjeve do jete shume i mire këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do i sqaroni qe ditët e para mosmarrëveshjet e vogla dhe do jeni me te qete. Mbrëmjet e fundjavës do jene mjaft romantike. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do pranojnë te njihen me ata qe do i joshin. Mire është te mos nxitohen për te mare vendime. Me financat do dini si te silleni dhe nuk do keni aspak probleme. Gjendja shëndetësore ka për te qene akoma me e mire se disa kohe me pare. Nuk do ndiheni me as te lodhur. Ne pune priten ndryshime te rëndësishme. Pranojini propozimet qe do ju bëhen për ndryshim pozicioni. Jeta familjare do jete si zakonisht.

Gaforrja

Përgatituni për te papritura gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje. Partneri nuk do jete aspak ne humor dhe mund te keni probleme me te. Beqaret do bëjnë mire te sillen sa me mire me disa persona qe do i joshin sepse jetës nuk i dihet asnjëherë çfarë mund te sjelle. Te ardhurat qe keni mire është t’i menaxhoni me përkujdes. Po vazhduat te shpenzoni pa fund dhe pa menduar për te ardhmen do keni probleme dhe vështirësi. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mund te keni dhimbje koke dhe luhatje tensioni. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku keni dashur. Disa miq te ngushte do ju ofrojnë ndihmën e tyre. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Luani

Jave e mbushur me surpriza do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme kështu qe duhet ta shfrytëzoni ne maksimum çdo moment. Beqaret do njihen me një person qe nuk e kishin pare kurrë me pare dhe do mendojnë seriozisht te krijojnë një lidhje me te. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment. Do dini si t’i bëni mire llogarite dhe nuk do keni probleme. Shëndeti do jete me e mire se disa kohe me pare, por gjithsesi nuk do mungoje ndonjë dhimbje koke apo ndonjë shqetësim nga stomaku. Ne pune do jeni te zotet dhe do arrini shume shpejt qëllimin qe i keni vene vetes. Jeta familjare do jete e qete.

Virgjeresha

Yjet do e favorizojnë tej mase këtë jave jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë sa te mundin nga mundësitë qe do iu jepen. Te ardhurat do kenë edhe me shume përmirësime për shkak te përmbylljes me sukses te një projekti te madh. Do ndiheni me te qete kur te kryeni disa shpenzime. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te keni probleme me zemrën ose me artikulacionet. Flisni sa me pare me mjeket specialiste. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do dini si te veproni ne çdo moment te sikletshem. Me familjaret gjerat do ecin për mrekulli.

Peshorja

Jave sharmante kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mjaft mire ne krahët e partnerit dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do njihen mire me disa persona dhe rreth ditës se enjte ose te premte mund te mendojnë për një lidhje. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet ende shume maturi me shpenzimet. Shëndeti fizik dhe ai mendor nuk do kenë probleme. Do jeni ne forme te shkëlqyer dhe plot energji. Nëse ne pune jeni ne pritjeje te një rritjeje page apo keni kërkuar një ndryshim pozicioni do merrni përgjigje pozitive. Jave goxha pozitive. Marrëdhënia me familjaret do mbetet e ngrohte.

Akrepi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte. Do merreni vesh me partnerin dhe shume shpejt mund te merrni edhe vendime te rëndësishme te cilat deri me sot i kishit lënë pas dore. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk do mund te fillojnë histori dashurie serioze te paktën edhe për disa kohe. Financat do jene delikate. Do bëni mire te shpenzoni me kursin derisa gjendja te stabilizohet disi. Shëndeti duhet pasur me ne vëmendje se me pare. Do keni disa shqetësime te vogla, por qe do kalojnë shpesh. Ne pune do jeni plot energji dhe do arrini me shpejt sesa kishit menduar objektivin kryesor. Jeta familjare do jete njësoj si me pare.

Shigjetari

Dite premtuese do vijnë gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Do jeni edhe largpamës. Beqaret do emocionohen mjaft nga dikush qe do ju gjendet pranë ne një moment te caktuar dhe mezi do presin ta bëjnë për vete. Do mundohen paksa, po do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar mos merrni vendime te nxitura sepse gjendja mund t’iu përkeqësohet. Shëndeti here pas here do kenë shqetësime te vogla. Mos mbani dieta strikte qe te mos vuani. Gjithçka e ka një kufi. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe do doni te arrini majën. Me pak mund do ja dilni. Jeta familjare do jete pa probleme.

Bricjapi

Dite premtuese do vijnë gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Do jeni edhe largpamës. Beqaret do emocionohen mjaft nga dikush qe do ju gjendet pranë ne një moment te caktuar dhe mezi do presin ta bëjnë për vete. Do mundohen paksa, po do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar mos merrni vendime te nxitura sepse gjendja mund t’iu përkeqësohet. Shëndeti here pas here do kenë shqetësime te vogla. Mos mbani dieta strikte qe te mos vuani. Gjithçka e ka një kufi. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe do doni te arrini majën. Me pak mund do ja dilni. Jeta familjare do jete pa probleme.

Ujori

Do përkujdeseni deri ne detaje këtë jave për personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia me te do jete e shkëlqyer. Nuk do keni me se çfarë te kërkoni. Beqaret do fillojnë angazhime serioze nga mesi i javës. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata do ju dale jashtë kontrollit. Me pas nuk do dini nga t’ia mbani. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Gjendja do përmirësohet vete dalëngadalë. Ne pune do jeni ambicione dhe mjaft te vendosur. Mendimet do i shprehni hapur dhe do flisni pa dorashka edhe me shefat. Ne familje do ketë mosmarrëveshje te vogla.

Peshqit

Mos bëni gabim ta lini pas dore partnerin gjate kësaj jave sepse shume te tjerë po ju vështrojnë prej kohesh dhe presin qe t’ua rrëmbejnë atë. Çdo moment te lire kushtojani atij dhe përgatisni edhe surpriza. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe jo te fillojnë një lidhje sa për te mos qene vetëm. Me vone do vuajnë nëse e bëjnë këtë. Gjendja e financave ka shume mundësi te përmirësohet dhe ju te kryeni transaksione. Dita e enjte do jete më me fat. Gjendja fizike do jete e mire, por ajo morale do lere për te dëshiruar. Flisni me ndonjë psikolog dhe bëni yoga. Ne pune do keni shume ambicie dhe kjo do ju shtyje te provoni sfida te reja. Me familjaret duhet te flisni hapur dhe mos mbani te fshehta.

Çka po ndodhë në qiellin e Tiranës? (Foto)

0

Siç ka ndodhur edhe ditët e fundit, në Tiranë pritet të ketë reshje shiu, që mund ta freskojnë disi motin, por deri tani nuk raportohet për një gjë të tillë.
Para pak çastesh qielli i kryeqytetit shqiptar u bë me të vërtetë i frikshëm, ndërsa këtë gjë nuk mund ta humbisnin qytetarët e saj që nxorrën menjëherë celularët, shkruan Portali Albeu.
Në këto foto mund të shihni disa pamje të qiellit të Tiranës pak pas mesdite…