Nëntë persona u vranë në sulme të ndara anembanë Turqisë të hënën, duke shtuar shqetësimet se vendimi i Ankarasë për të rritur presionin ushtarak mbi separatistët kurdë dhe për të rritur përfshirjen në fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik, do të shkaktojë më shumë dhunë në tokën turke.
Një makinë që mbante eksplozivë goditi një stacion policie në lagjen Sultanbeyli të Stambollit në kohën lokale 01:00 pas mesnate, duke vrarë sulmuesin dhe plagosur tre policë dhe shtatë kalimtarë.
Më pak se gjashtë orë më vonë, dy persona të armatosur hapën zjarr në të njëjtin stacion të policisë, duke bërë një përleshje të armatosur në të cilën dy sulmuesit dhe një polic u vranë.
Njëkohësisht, në një tjetër incident të shënuar, ku katër agjentë të policisë u vranë në një shpërthim në një rrugë në provincën Sirnak, menjëherë më pas, militantë të armatosur hapën zjarr ndaj një helikopteri ushtarak, duke vrarë një ushtar.
Qeveria dhe mediat turke kanë fajësuar terroristët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, në një kohë që Ankaraja i ka shpallur luftë grupit militant gjatë javëve të fundit me të paktën 21 viktima në mesin e forcave të siguri së turke dhe 50 në mesin e terroristëve kurdë.
Organizata terroriste DHKP-C dha një deklaratë në faqen e saj, ku përshkroi SHBA-të si “armik kryesor i njerëzve në Lindjen e Mesme dhe në botë”. Dhe është pikërisht ky grup terroristë që duket se do të marri përgjegjësinë e sulmeve të sotme.
Ahmet Akcay, një banor i cili dëshmoi sulmin, tha se një nga gratë ka gjuajtur disa herë pa ndal ndaj zyrtarëve të sigurisë dhe oficerëve konsullorë.
Një nga dy gratë u kap më vonë e plagosur, është deklaruar kështu nga zyra e guvernatorit të Stambollit.
Agjencia e lajmeve Dogan tha se gruaja e plagosur është rreth moshës 51 vjeçare dhe kishte qenë e burgosur për një kohë me dyshimet se ishte një anëtare e DHKP-C.
Ndërkohë autoritetet e sigurisë në Turqi deklaruan sot pasdite se nuk kishin asnjë paralajmërim apo shenjë për këto sulme, dhe për këtë gjë po hetohet hollësisht, përderisa masat e sigurisë janë rritur në gjendje të jashtëzakonshme, sidomos në dy qytetet kryesore Stamboll dhe Ankara.
Më poshtë po ju sjellim disa nga fotot e bëra sot në të tri zonat e qytetit të Stambollit, ku pati sulme të cilësuara si terroriste nga SHBA-ve dhe Turqisë.
|

















