Iran: Gazetari i “Washington Post”-it, i akuzuar për spiunazh, sërish në gjykatë

TË FUNDIT

Jason Rezaian, gazetari i ”Washington Post”, i ndaluar në Iran prej më shumë se një viti, i akuzuar për spiunazh, u kthye në gjykatë, për atë që do të jetë seanca e fundit përpara dhënies së një vendimi.

”Kjo do të jetë seanca e katërt me dyer të mbyllura e Rezaianit në Gjykatën Revolucionare ,në Teheran”, njoftoi agjencia e lajmeve, FARS.

Avokatja e tij tha se kjo mund të jetë seanca e fundit e këtij rasti.

Rezaian është akuzuar për spiunazh, për bashkëpunim me qeveritë armiqësore dhe për propagandë.

Ai është akuzuar për kalimi informacionesh nëpërmjet një gazetari amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Gazetari 39-vjeçar i ka mohuar këto akuza.

Qeveria amerikane ka hedhur poshtë akuzat si absurde dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Rezaianit.

Të shtunën, kryeredaktori i “Washington Post”, Martin Baron kërkoi t’i jepej fund asaj që ai e përshkroi si një “gjykim të rremë.”

“Irani është sjell në mënyrë të pandërgjegjshme në gjithë këtë parodi të këtij rasti”, u shpreh Baron tha në një deklaratë.

“Ka burgosur një gaz etar të pafajshëm për më shumë se një vit dhe e ka nënshtruar atë në keqtrajtim fizik dhe abuzim psikologjik”, përfundoi Baron.

Rezaian, i cili ka nënshtetësi amerikane dhe iraniane, u arrestua në korrik të vitit 2014 së bashku me bashkëshorten e tij, Yeganeh Salehi dhe një fotografe.

Dy gratë u liruan nga paraburgimi.