Ndryshimi i stilit të flokëve ndikon në ngritjen e vetëbesimit

0

Kur femrat janë të dëshpëruara kanë tendenca të hajnë më shumë apo të bëjnë më shumë shoping, mirëpo njëra nga gjërat që bëjnë është edhe ndryshimi i stilit të flokëve. Studimet tregojnë se kjo gjë ndihmon në ngritjen e vetëbesimit.

Gjëja e parë që duhet ta dini është forma e fytyrës suaj

Lidhini flokët dhe qëndroni para pasqyrës të shihni nëse fytyra juaj është e rrumbullakët, katrore, e gjatë, ovale, trekëndësh apo në formë të zemrës. Forma e fytyrës do të përcaktojë se cili stil i flokëve do ju përshtatet më së miri.

Forma ideale për të gjitha stilet e flokëve është forma ovale e fytyrës, keni fytyrë ovale nëse fytyra është pak e zgjatur, e gjerë në mollëzat e faqeve dhe vija e nofulës është butësisht e rrumbullakët.

Forma e zemrës dhe e trekëndëshit zakonisht është e njejtë mirëpo ndryshon në formën e zemrës të vijës së flokëve në ballë.

Forma e rrumbullakët është e gjatë sa është e gjerë në mollëza. Pastaj ajo katrore është më e ngushtë në pjesën e ballit, nofulla është e fortë dhe pjesa më e gjerë e fytyrës. Fytyra e gjatë është e ngushtë në mollëza dhe është më e gjatë se ç`është e gjerë.

1. Fytyra ovale: Jeni më me fat nga të gjithë pasiqë mund të provoni çdo stil të flokëve që dëshironi. Ky lloj i fytyrës është më i lehti dhe i përshtatet të gjitha stileve të flokëve.

2. Fytyra e gjatë: Flokë të gjata deri në supe do e balancojnë fytyrën tuaj, që të zgjeroni fytyrën rrisni vëllimin e flokëve anash. Një “JO” e madhe është qethja e shkurtë, flokët e përdredhura dhe të valëzuara.

3. Fytyra e rrumbullakët: Fokë të jata të shtresuara, pak të valëzuara, anë të mbledhura por të gjata si dhe ballukët janë të përshtatshme për këtë formë. Shmanguni nga balluket e shkurtëra dhe flokë të shkurta deri në mjekër, pasiqë e bëjnë fytyrën tuaj më të gjatë.

4. Fytyrë katrore: Qëllimi është të zbusni vijën e nofullës, andaj provoni stil të flokëve me dredha dhe valë si balluke të imëta. Nëse ju pëlqejnë shtresat, duhet të jenë të gjata sa nofulla juaj. Shmanguni nga qethjet në gjatësinë e nofullës si dhe stilet që theksojnë vijën tuaj të ashpër të nofullës.

5. Formë zemër/trekëndësh: Balluke të mbedhura anash me shtresa nën mjekër dhe gjatësi deri në supe, është ideale.

Rëndësia e stilit të flokëve

Ngritja e atributeve tona fizike mund të kontribuojë në pamjen tonë. Sa më i përshattshëm të jetë stili i flokëve me fytyrën, aq më bukur do të dukemi. Disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm për formën e fytyrës dhe stilet e flokëve që ju përshtaten. Edhe pa fustan të ri, aksesor apo grim, faktori që mund bëjë të dukeni mrekullueshëm është stili i flokëve. Stili i flokëve përmirëson pamjen tuaj dhe mund të ketë ndikim në atë se si ju perceptojnë njerëzit tjerë.

Zgjedheni stilin më të mirë të flokëve

Të përcaktoni cilin stil do e zgjedhni, duhet të merrni në konsideratë formën tuaj të fytyrës si dhe këshillën e stilistit tuaj. Pyesni se çfarë është më mirë për formën tuaj të fytyrës, edhepse ekperimentimi është i mirë, konsideroni atë që ju përshtatet. Mund t`ia shpjegoni stilistit stilin që e dëshiron, pastaj ai/ajo do e përcaktojë se çfarë ju përshtatet dhe ju bën të dukeni mrekullueshëm

" Veteranët të kenë durim edhe pak "

0

Kryetari i OVL-UÇK-së, Smajl Elezaj u ka bërë thirrje veteranëve të luftës të kenë durim sa i përket publikimit të listave.

Ai ka bërë me dije për “Epokën e re” se veteranët kanë të drejtë të protestojnë por, sipas tij, komisionit për shqyrtimin e ankesave i duhet edhe pak kohë.
Elezaj ka thënë se ky proces po zvarritet për shkak të numrit të madh të ankesave she stafit të vogël të sekretarisë së komisionit qeveritar. Ai beson se shqyrtimi i ankesave duhet të përfundojë deri me 15 shtator

Kë e don më së shumti Dafina ? (Video)

0

Dafina në emisionin veror “21 gradë” në RTV 21 shpalosi projektet e reja të cilat sipas saj do të vinë së shpejti dhe do të jenë të shumta .

Ajo gjithashtu u përgjigj në pyetjen e Labit se kë e don më shumë prej djemve të grupit e ajo pa hezitim tha Ledrin /21 Media

​Këto vende do të mbesin sot pa rrymë

0

Korporata Energjetike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media tregon për vendet ku gjatë ditës së sotme do të ketë shkyçje të rrymës.

Shkyçjet po bëhen për shkak të punimeve që është duke kryer kjo kompani si: ndërrimit të shtyllave të vjetra, për shkak të revizionit të rregullt vjetor, me qëllim të realizimit të projekteve për zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit nga ana e KEDS-it, me qëllim të vendosjes së shtyllave të tensionit të lartë dhe për shkak të pastrimit të trasesë.

Këto janë edhe arsyet e lajmërimit të këtyre shkyçjeve. Më poshtë gjeni kohën dhe vendet se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sipas njoftimit të KEDS-it.

KEDS Sh.A. njofton se më 11.08.2015 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat prej orës 09:00-12:00 dhe nga 15:00-18:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magurja(një pjesë), Medvevci, Dobraja, Rreze, Blinaja, Qylage, Poturovci, Torine Poturovc, Gllanicë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të projekteve për zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit nga ana e KEDS-it.

II

Më 11.08.2015 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat – Kraishta prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Rufci, Halilaqi, Ribar i Madhë, Ribar i Vogël, Zllakuqani, Kraishta, Bujani, Bregu i Zi, Godanci dhe Varigovci.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllave të djegura në LP 10 kV.

III

Më 12.08.2015 në NS 35/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lakuriqi 1 prej orës 11:30 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Zahir Pajazit,Beteja e Vërrinit, Astrit Suli, Gustav Majeri, Petrit Bytyqi, Ardianà «t, Martin Camaj, Paqja, Sylejman Rotlla.

Dalja 10 kV Çlirimi i popullit prej orës 12:00 deri në orën 12:30

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Mbreti Zog, Farkëtarët, Remzi Ademi, Adem Jashari, Saraqët, Bajrakli, Buja Godeni, Rifat Krasniqi, Medine, Fehmi Lladrovci, Sheshi Lidhja Shqiptare, Xhemil Doda dhe Shtëpia e Kulturës.

Dalja 10 kV Lakuriqi 4 prej orës 12:30 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Salajdin Braha, Sylejman Rotlla, Gjallica dhe Zahir Pajaziti.

Shkyçja realizohet për shkak të revizionit të rregullt vjetor.

IV

Më 11.08.2015 në NS 35/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lakuriqi 1 prej orës 11:30 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa fur nizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Zahir Pajazit, Beteja e Vërrinit, Astrit Suli, Gustav Majeri, Petrit Bytyqi, Ardianët, Martin Camaj, Paqja, Sylejman Rotlla.

Dalja 10 kV Çlirimi i popullit prej orës 12:00 deri në orën 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Mbreti Zog, Farkëtarët, Remzi Ademi, Adem Jashari, Saraqët, Bajrakli, Buja Godeni, Rifat Krasniqi, Medine, Fehmi Lladrovci, Sheshi Lidhja Shqiptare, Xhemil Doda dhe Shtëpia Kulturës.

Dalja 10 kV Lakuriqi 4 prej orës 12:30 deri në orën13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Salajdin Braha, Sylejman Rotlla, Gjallica dhe Zahir Pajaziti.

Shkyçja realizohet për shkak të revizionit të rregullt vjetor.

V

Më 11.08.2015 në TS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet:

LP 10 kV Kllokoti nga ora 11:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Remniku, Kllokoti, Budrika, Skifterajt etj.

Shkyçja bëhet me qëllim të vendosjes së shtyllave të tensionit të lartë.

Më 11.08.2015 NS 110/10(20) kV Istog do të shkyçet:

Dalja 10 kV Vrella prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkëmbi, Vëllezërit Mustafaj, Manastiri, HE Istog, Istog Shema, Ukaj, Cerce( Kaliqanët, Rugovët, Haskajt, Regjajt, Lubozhdë ( Lajqët, shkolla), Vrella ( pompa, Demajt, teute1, teuta2, xhamija, guri, kulla, stup, perkiqt, studenice pompa, magjarët, ramqaj, xhamia, sadikajt, NN makoni, Cerce, Regjajt, Dritonicom Istog, lagja e gasturanëve, lagja kaliqanëve cerce, separacioni aliu, blakajt istog.

Shkyçja bëhet për shkak të pastri mit të trasesë.

KEDS paralajmëron se shkyçje do të ketë edhe nesër. E për këtë ditë do të shkyçet NS 110/35/10 kV Lipjan: Lp 35 kV Shtime prej orës 10:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin të gjithë konsumatorët që furnizohen nga nënstacioni 35/10 kV Shtime, duke përfshirë qytezën dhe fshatrat.

Edhe kjo shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë.

Çka thotë horoskopi sot

0

Ky është horoskopi për ditën e martë 11 gusht 2015 që Noa.al sjell për ju. – Gjatë ditët së sotme do të ndiheni të lodhur, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm në përzgjedhjen e aktiviteteve ditore, për të kaluar këtë situatë dhe për të mos ju kapur përtacia.

Dashi

Gjatë ditës së sotme do të ndiheni të lodhur, keni shenja të mungesës së vitalitetit. Mundohuni të mbani gjallë energjitë pozitive për të mos rënë në pesimizëm. Mendoni se gjërat nuk ju ecin siç duhet, por mos harroni shkaku i të gjitha dështimeve jeni vetë ju.

Demi

Jeni natyra optimiste, dhe kjo ju bën ta kaloni ditën mirë. Biznesi po ju ecën mirë dhe ju mund të përfitoni shumë, por vetëm me një kusht nëse arrini të komunikomi me takt dhe në mënyrë të sjellshme me partnerët e biznesit.

Binjakët

Keni gabime në vlerësimin e partnerëve. Heqja dorë nga ofertat e tyre joshëse do t’ju sjellë vetëm humbje. Aktivitetet profesionale do të kërkojnë më shumë përpjekje se zakonisht. Duhet të mendoni qartë dhe qetësisht taktikat që ju duhet të për pasur një partneritet të qëndrueshëm.

Gaforrja

Kjo ditë ju jep një mundësi për të frenuar pasionet e krenarisë dhe vetë-respektit që ju shfaqni herë pas here. Dëgjoni këshillën dhe nevojat e brezit të vjetër, mësoni të pranoni edhe ndonjë gabim apo të metë të tyre. Shmangni tonin e lartë me fëmijët. Në këto kushte, ju mund të mbani paqen dhe qetësinë në familje.

Luani

Askush nuk do të marrë vendime të nxituar, ndaj për të mos e bërë këtë, duhet të uleni dhe të prisni pak. Pavarësisht problemeve të vogla, shëndeti juaj do të jetë i mirë. Bisedoni me një njeriun tuaj të dashur dhe kjo do t’ju qetësojë dhe largojë stresin e ditës.

Virgjëresha

Vazhdimisht hasni pengesa e keqkuptimet gjatë punës. Kjo ju ndodh të gjithëve, ndaj nuk ka pse të ndiheni të pakënaqur me veten. Mundohuni të shmangni mos marrëveshjet me fëmijët. Kushtoni pak më shumë rëndësi shëndetit, mos e shmangni një vizitë tek mjeku.

Peshorja

Ju do të mund të zbuloni sot planet sekrete që dikush po përpiqet të bëjë kundër jush dhe kjo arritje ndoshta do t’ju kënaqë. Por kujdes mos u rrëmbeni nga zemërimi dhe inati ndaj personit në fjalë. Mund të ndiheni mirë për momentin, por në të ardhmen nuk shënon asgjë të mirë.

Akrepi

Kjo është një ditë e favorshme për të ndryshuar, punë, vendbanim apo mjedise të tjerë ku ju rrini më shumë. Këto lëvizje do të ndryshojnë edhe qëndrimin tuja ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Rritja e etjes për përvoja të reja, do të ndikojë në jetën tuaj personale. Mund ta gjeni veten në situata dhe zgjedhje të vështira.

Shigjetari

Sot, dëgjoni me kujdes një propozim që do t’ju vijë nga menaxheri apo një kolegu juaj, pasi do të jetë e mirë për të arritur një sukses në një marrëveshje fitimprurëse. Pasdite mund të merrni një surprizë të këndshme ose një lajm të pa pritur, i cili do të ndikojë pozitivisht tek ju. Në planin personal gjërat janë mirë. Mos humbisni mundësinë për të korrigjuar ndonjë gabim tek vetja.

Bricjapi

Përpjekjet në punë mund të jenë të kota. Kjo ditë do t’ju sprovojë për luftimin e cilësive, si urtësi dhe vetëkontrolli. Gabimet mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Mundohuni për të treguar mençurinë dhe dhembshuri për njerëzit që ju rrethojnë.

Ujori

Keni vështirësi për të kapur ritmin e punës, ndaj shpesh ju kap depresioni dhe nervozizmi. Duhet të qetësoheni dhe do ta shikoni se me qetësi vendimet dhe gjërat analizohen më mirë. Pasdite anuloni të gjitha takimet dhe flini gjumë, do t’ju qetësojë.

Peshqit

Kjo do të jetë një ditë e suksesshme. Ditë të mbarë për të shkuar në një punë të re, dhe për të ri parë ndonjë marrëdhënie të re biznesi. Ndoshta i përfundoni më herët transaksionet. Nëse ju doni ta kaloni mbrëmjen diku jashtë shtëpisë, është mirë ta kaloni me miq të këndshme .

Sot përkujtohen heronjtë Elton Zherka dhe Përmet Vula

0

Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes heroike të heronjve Elton Zherka dhe Përmet Vula, sot në Gjakovë, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, do të mbahet një akademi përkujtimore në organizim të Komunës së Gjakovës.

Para akademisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, prej orës 09:30 do të bëhen homazhe te Lapidari Shokët e Lirisë dhe te Varrezat e Qytetit

​Opozita sot hedh në gjyq amendamentet për Specialen

0

Përfaqësues të grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën do të dorëzojnë sot në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin procedural e përmbajtjesor të votimit të Amendamentit kushtetues lidhur me krijimin e Dhomave speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special.

Dorëzimi i kërkesës do të bëhet në orën 11:00, e pas kësaj do të ketë deklarim për përfaqësuesit e mediave.

​Mbi 30 të vrarë në dy sulme me bomba në Irakun lindor

0

Të paktën 24 veta janë vrarë dhe 55 janë plagosur në shpërthimin e një automobili-bombë në tregun e qytetit Bakuba në Irakun lindor, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Në një shpërthim tjetër në lindje të qytetit janë vrarë edhe shtatë persona, ndërsa 25 janë plagosur.

Tani për tani askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Koalicioni kryen 29 sulme ajrore në Siri dhe Irak

0

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë kryer 29 sulme ajrore të dielën, ku kanë goditur caqet e grupit militant Shteti islamik në Siri dhe Irak, njofton Task Forca e Përbashkët.

Në Irak janë kryer 21 sulme ajrore, në 9 qytete, përfshirë Makhmur, Ramadi dhe Bayji, ku janë goditur njësitë ushtarake të militantëve dhe ndërtesa. Është shkatërruar po ashtu edhe një fabrikë në Al Huwayja, ku ndërtoheshin eksplozivët.

Ndërkaq në Siri janë kryer 8 sulme ajrore, 5 prej tyre afër qytetit Al Hasaka.

Serbia pengon gërmimet afër Novi Pazarit

0

Janë ndërprerë përsëri gërmimet në Kozarevë të Novi Pazarit. Më 7 dhe 8 gusht ishin paraparë të bëheshin gërmimet vlerësuese në këtë lokacion, por ato janë ndërprerë nga pala serbe qysh ditën e parë.

I shqetësuar me këtë sjellje të serbëve, kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, përmes një mbledhjeje urgjente ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërpritet kjo praktikë e palës serbe.

Ndërprerja e gërmimeve vlerësuese në Kozarevë të Novi Pazarit nga ana e palës serbe i ka shqetësuar anëtarët e Komisionit për Persona të Zhdukur.

Në një mbledhje urgjente ata kërkuan nga institucionet përgjegjëse që të ushtrohet trysni ndaj shtetit serb që t’i ndërpresë këto praktika.

Ndonëse gërmimet ishin paraparë të zgjasnin dy ditë, zëvendësprokurori serb e urdhëroi ndërprerjen e tyre qysh ditën e parë, përkundër faktit se nuk ishte gërmuar edhe në një hapësirë të shënjuar, që përfshinte diku 20 metra në drejtimin lindor nga kanali i parë.

E përfaqësuesi i familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkinaj, e akuzoi Bashkësinë Ndërkombëtare se krejt këto po ndodhin në sy të tyre dhe ata po i tolerojnë këto sjellje.

U kërkua që kjo problematikë të ngrihet në nivel dialogu dhe të shkarkohet Kryetari i komisionit qeveritar për të zhdukur në Serbi.

Në mbledhjen e sotme u fol edhe për caktimin e agjendës më 30 gusht, ditës ndërkombëtare për persona të pagjetur.