Të paktën 24 veta janë vrarë dhe 55 janë plagosur në shpërthimin e një automobili-bombë në tregun e qytetit Bakuba në Irakun lindor, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar autoriteteve lokale.
Në një shpërthim tjetër në lindje të qytetit janë vrarë edhe shtatë persona, ndërsa 25 janë plagosur.
Tani për tani askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
