Qeveria i përgjigjet KIPRED-it: Jemi në nivel të detyrës

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar sot lidhur me rezultatet e hulumtimit nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, sipas të cilave Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë me besim më të ulët te qytetarët e Kosovës.

Kryeministria, me anë të një komunikate, të titulluar “Sqarim”, ka siguruar qytetarët e Kosovës se “institucionet e shtetit janë në nivel të detyrës së tyre për ruajtjen e plotë të rendit dhe të sigurisë në vend”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik lidhur me pretendimet e prezantuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), përmes një hulumtimi të opinionit publik në lidhje me besueshmërinë ndaj institucioneve në çështjet e sigurisë.

Qeveria e Kosovës sqaron opinionin publik se të gjitha dikasteret relevante të Qeverisë së Kosovës, dhe bartësit e tyre, janë të angazhuara plotësisht në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në territorin e Kosovës.

Udhëheqësit më të lartë të Qeverisë së Kosovës janë në koordinim të vazhdueshëm me të gjit ha institucionet e thirrura për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Kosovë, për të bashkërenditur veprimet me qëllim të garantimit të sigurisë në vend.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka bashkëpunim dhe koordinim të afërt me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë për të luftuar çdo formë të mundshme të cenimit të rendit dhe të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar maksimalisht, duke qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Andaj, përtej perceptimeve të plasuara nga anketat apo format e tjera të hulumtimeve të pjesshme, Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Kosovës se institucionet e shtetit janë në nivel të detyrës së tyr e për ruajtjen e plotë të rendit dhe të sigurisë në vend”, thuhet në komunikatën e sotme nga Zyra për Komunikim Publik – Zyra e Kryeministrit.

Opozita: Shpresat tek Kushtetuesja jokredibile(Video)

0

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës, kanë dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese lëndën që konteston ndryshimet e amendamentit 24 të Kushtetutës i cili i ka hapur rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se në arsyetimin e dhënë në këtë lëndë ata kanë kontestuar mënyrën se si është riproceduar amendamenti gjë e cila sipas tyre është jashtë procedurave të Kuvendit dhe rregullores.

Pas dorëzimit të lëndës deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka folur edhe për ditën kur amendamenti është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu tha para mediave se me 3 gusht është bërë presion i jashtëzakonshëm mbi deputetët. Ajo, pret që kësaj radhe Gjykata Kushtetuese të marr vendim të drejtë për këtë çështje.

Të tria deputetët edhe pse thanë se ka humbur kredibiliteti i Kushtetueses me vendimet paraprake që ka marrë, ato prapë i bëjnë thirrje dhe shpresojnë se Gjykata do të marrë një vendim të drejtë në afatin e përcaktuar prej 60 ditësh.

 

Ronaldo dhe Ramos rikthehen në stërvitje

0

Yjet e Real Madridid, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos pas problemeve me lëndime që kanë pasur gjatë ndeshjeve para sezonale, tani janë të gatshëm të luajnë përsëri.

Sot janë rikthyer të dy lojtarët në stërvitjen e plotë të klubit dhe do të jenë të gatshëm për fillimin e kampionatit në La Liga, raporton Goal.com.

Ramos, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratën e re, kishte pësuar një lëndim të vogël gjatë ndeshjes kundër Bayern Munich javën e kaluar në Audi Cup, transmeton Koha.net.

Kurse Ronaldo kishte një problem me shpinën e tij pas turneut në Australi. Potugezi kishte humbur turneun Audi Cup të zhvilluar në Gjermani, gjithashtu edhe udhëtimin e fundit në Norvegji.

Të dy lojtarët pritet që ta luajnë ndeshjen e fundit miqësore kundër Galatasarayt, të martën e ardhshme në Trofeun Santiago Bernabeu.

Ndërsa për ndeshjen hapëse në La Liga kundër Sporting Gijon më 23 gusht do të jenë plotësisht të gatshëm.

Në gjendje kome ia realizojnë ceremoninë e martesës

0

He Jinging prej dy viteve qëndronte në koma dhe mjekët ishin shprehur se shpresa për ta mbajtur në jetë ishin shuar. Para se të ndodhej në një situatë të tillë një nga dëshirat dhe endrrat e vajzës ishte të martohej me të fejuarin e saj, Lu Lai.

Familjarët e saj nuk donin që ajo të largohej nga kjo jetë me pengje. Kështu ata vendosën që para se t’i hiqnin pajisjen që e mbante në jetë dhe ta vishnin me fustanin e nusërisë. Ceremonia e martesës u zhvillua në ambientet e spitalit, ku edhe pse në gjendje kome, nusja veshi fustanin e bardhë, per te permbushur endrren e saj me te madhe!

Aktori i propozon prezantueses së motit LIVE (Video)

0

Ngjarja interesante dhe e këndshme ka ndodhur ne Meksike dhe protagoniste janë aktori i njohur vendas Alfonso de Nigris dhe e fejuara e tij Marcela Mistral, e njohur ne këtë vend edhe si prezantuese e motit ne televizionin shtetëror.

Aktori i rënë qe me pare ne ujdi edhe me regjine ka hyrë ne studion ku vajza ishte duke dhënë direkt ne TV te dhënat për motin dhe i ka propozuar asaj martese. Pasi ka kaluar emocionet e momentit, aq me tepër ne një sipërmarrje televizive qe vajza e ka shume për zemër dhe qe duket se është duke ja dale, ajo ka përqafuar partneri e saj qe nga sot do te jete edhe bashkëshorti i saj.

Edhe dy muaj paraburgim për të arrestuarit te Liqeni i Badovcit

0

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Alltene Murseli, ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj pesë të arrestuarve nën dyshimet për terrorizëm afër Liqenit të Badovcit. Me vendimin e së hënës nga Gjykata, Besnik dhe Enis Latifi nga Mitrovica, Milazim Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut, Gazmend Haliti nga Hajvalia dhe Fehmi Musa nga Fushë-Kosova do të qëndrojnë në paraburgim deri më 10 shtator të këtij viti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë dhe destabilizimit dhe shkatërrimit të strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe shoqërore të Republikës së Kosovës kanë përgatitur veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në aktvendimin e gjyqtares Murseli, të cilin e ka siguruar gazeta “Koha Ditore”

“Prokuroria vlerëson se ende ekzistojnë shkaqet ligjore për vazhdimin e paraburgimit. Të gjitha rrethanat tregojnë se po që se të njëjtët do të gjenden në liri do të përsërisin vepra të tilla apo të ngjashme penale”, thuhet më tej në arsyetim .

Greqi:​ Pas 22 orë bisedimesh arrihet marrëveshja me kreditorët

0

Plotë 22 orë kanë zgjatur bisedimet midis ministrave të qeverisë greke dhe kuartetit huadhënës për memorandumin e tretë të ndihmës financiare që do mbajë Greqinë në Eurozonë dhe do e shpëtojë nga falimentimi.

Krejt në fund, siç edhe ka treguar ministri i Financave, Euklid Tsakalotos, është arritur marrëveshja me kreditorët ndërkombëtar.

Sipas Tsakalotos, kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe dy ose tre çështje të parëndësishme me të cilat merren tashmë grupet teknike nga të dy palët.

“Deri të enjten ajo duhet të miratohet nga Parlamenti grek. Të premten pastaj ministrat e financave të Eurozonës mund të japin dritën e gjelbër për ndihma të reja financiare. Koha nuk pret. Më 20 gusht duhet të bëhet një shlyerje e detyrimit për Bankën Qendrore Evropiane (BQE) prej 3.2 miliardë eurosh. Athina ka nevojë urgjente për kapital të ri për ta përmbushur këtë detyrim”, ka thënë ministri Tsakalotos.

Parlamenti grek gjatë ditës së nesërme apo edhe të enjten do të ketë para vetës 30 reforma që do t’i japin dritën e gjelbër.

Ndër to janë: Rritja e taksës së tonazhit të anijeve, rikthimi i sistemit të regjistrimit të recetave të barnave, heqja e privilegjeve të fermerëve për naftë me çmim të ulët, ristrukturimi i administratës publike, përmirësimi i mangësive në mbledhjen e të ardhurave tatimore, shkurtimi gradual e pensioneve të parakohshme, qarkore për sistemin e TVSH-së në ishujt greke, me anulim të privilegjeve deri në fund të 2016, plani i Integruar për rikapitalizimin e bankave, mbështetja për një likuiditet të plotë dhe trajtimi i kredive të këqija dhe reforma në tregun e energjisë, veçanërisht të gazit natyror deri në liberalizimin e plotë në 2018.

" Zoja e Hasit " në Zym të Prizrenit

0

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 15 gusht, kremtohet Festa fetare – Zoja e Hasit dhe mbahet manifestimi kulturor “Ditët e Mërgimtarëve”
Manifestimi që i kushtohet mërgimtarëve, përkatësisht diasporës, organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”, Ansambli etno-kulturor “Katarina Josipi”, që të dyja në Zym, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës.

Në fillim pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të vendosin lule te lapidari “Guri i Kurbetçarit” e pastaj do t’i vizitojnë monumentet kulturo-historike të Zymit, si dhe në fund mbahet një tubim kulturor ku pasi të përshëndeten pjesëmarrësit, do të mbahet një kumtesë që ka të bëjë me historikun e kurbetit te zymjanët, përkatësisht hasjanët, por edhe për kontributin që e kanë dhanë kurbetçarët e Zymit në zhvillimin e vendlindjes së tyre.
Me atë rast do të hapet ekspozita e librave të autorëve zymjanë (Imzot Ndre Bogdani, Imzot Pjetër Bogdani, Lukë Bogdani, Lazër Lumezi, Atë Ndue Bytyçi, Anton Pashku, Gjon Dulaj, Frrok Kristaj, Nikollë Kërhanaj, Atë Nue Kajtazi, Motra Ollga Dulaj, Hilë Gjevelekaj, Dr. Hashim Çollaku, Balë Kajzogaj, Hilë L. Sh. Prekpalaj, Lucije Marklushaj, Tunë Prekpalaj, Nol Kristaj, Gjon Gjevelekaj, Hajdar Mallaku, Gjon Kolëndrekaj, e kështu me radhë).
Njëherësh do të hapet ekspozita e Frrok Kristajt me fotografi të Imzot Pjetër Bogdanit, Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit e të Anton Pashkut.
Në fund, veprimtarët kurbetçarë, që i kanë kontribuar zhvillimit të vendlindjes – Zymit, do të laureohen me mirënjohje.

Peticioni për gratë e dhunuara nuk është dërguar fare në OKB

0

I nënshkruar në muajin korrik të vitit të kaluar, peticioni “Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, nuk ka arritur në adresën për të cilën edhe është dedikuar. Dorëzimi i tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte paralajmëruar të bëhej në shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë që për tre muajt e fundit Bordi organizativ i tij, nuk ka mbajtur as një takim. Ka kaluar më shumë se një vit që kur 115 mijë e 759 qytetarë të Kosovës kanë hedhur nënshkrimet e tyre në këtë peticion, por ato nuk kanë shkuar në adresën e tyre,transmeton koha.net

Fillimisht ishte thënë se peticioni do të dorëzohej në OKB në muajin shtator të 2014, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë. Këtë vonesë e pati arsyetuar kryesuesja e Bordit organizativ për nënshkrim të peticionit, Edita Tahiri. Ajo pati thënë se caktimi i datës për dorëzim të peticionin nuk ishte në dorën e tyre, duke theksuar se dorëzimi do të bëhet në fund të tetorit ose në fillimin e nëntorit të vitit të kaluar.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë ende dhe nuk dihet nëse peticioni do të dorëzohet ose jo në OKB .

3 këshillat për largimin e gurëve në veshka

0

Numri i personave që vuajnë nga gurët në veshka sa vjen dhe rritet. Sipas një studimi të Universitetit Buffalo në SHBA gurët e veshkave nuk shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka, por menjëherë sapo dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta. Simptomat janë ato tradicionale, dhimbje të forta në bark, temperaturë dhe ethe.

Studiuesit këshillojnë që të keni kujdes me metodat që përdorni për të larguar gurët nga veshkat. Këshilla e parë është që të përdorni ilaçet, nëse vizitoheni sa më shpejt tek mjeku. Këshilla e dytë është që të përdorni rrezet lazer për t’i hequr, si një mënyrë mjaft efikase. Por në asnjë rast nuk duhet që të konsumoni produkte që j’ua këshillojnë të tjerët, pasi mund t’ju bëjnë më keq.