Yjet e Real Madridid, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos pas problemeve me lëndime që kanë pasur gjatë ndeshjeve para sezonale, tani janë të gatshëm të luajnë përsëri.
Sot janë rikthyer të dy lojtarët në stërvitjen e plotë të klubit dhe do të jenë të gatshëm për fillimin e kampionatit në La Liga, raporton Goal.com.
Ramos, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratën e re, kishte pësuar një lëndim të vogël gjatë ndeshjes kundër Bayern Munich javën e kaluar në Audi Cup, transmeton Koha.net.
Kurse Ronaldo kishte një problem me shpinën e tij pas turneut në Australi. Potugezi kishte humbur turneun Audi Cup të zhvilluar në Gjermani, gjithashtu edhe udhëtimin e fundit në Norvegji.
Të dy lojtarët pritet që ta luajnë ndeshjen e fundit miqësore kundër Galatasarayt, të martën e ardhshme në Trofeun Santiago Bernabeu.
Ndërsa për ndeshjen hapëse në La Liga kundër Sporting Gijon më 23 gusht do të jenë plotësisht të gatshëm.
