Rodri është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Fituesi i “Topit të Artë” do të largohet nga Manchester City për t’iu bashkuar Barcelonës, pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e mesfushorit spanjoll. Edhe pse detajet financiare nuk janë bërë ende zyrtare, Barcelona pritet të paguajë të paktën 50 milionë euro për kartonin e Rodrit.
Mesfushori pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me klubin katalanas, duke u bërë kështu një nga afrimet më të bujshme të merkatos. Me këtë lëvizje, Barcelona do të realizonte një goditje të madhe, duke afruar në skuadër një prej mesfushorëve më të vlerësuar në futbollin botëror.
