Mediet në Austri kanë njoftuar se autoritetet vendase, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, të cilët po hyjnë në vend, kanë mbetur pa objekte për të strehuar imigrantët dhe së fundi ata kanë filluar të vendosen edhe nëpër autobusë!
Situata në Traskirshen, në afërsi të Vjenës, ku gjendet qendra për pranimin e azilkërkuesve është tejet e rëndë, ndërsa autoritetet azilkërkuesit e porsaardhur po detyrohen ti vendosin nëpër autobusë.
Në qendrën për pranimin javën e kaluar është ndërprerë pranimi i azilkërkuesve të ri, pasi që numri i tyre ka kaluar shifrën 4 mijë, ndërsa qendra ka vetëm 2 mijë shtretër.
Tani, në afërsi të qendrës janë vendosur 11 autobusë, të cilët shërbejnë si vend-pritje për refugjatët e ri.
Sipas gazetës Standard, refugjatët duhet të kalojnë kohën në autobusë, deri në momentin e marrjes së tyre në pyetje dhe kontrollit mjekësor.
Për çdo ditë në autobusë po vendosen me dhjetëra azilkërkues, në mesin e tyre edhe familje me fëmijë.
Shumë prej tyre po flenë nën qiell të hapur para autobusëve. Azilkërkuesit në autobusë për çdo ditë furnizohen me një pako të ushqimit dhe ujë, por jo edhe me prodhime higjienike./ 21 Media
Austri: Azilkërkuesit vendosen nëpër autobusë!
Nuk ka epidemi në rajonin e Tetovës
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka informuar se nuk ka ndonjë epidemi në rajonin e Tetovës që u përfshi nga vërshimet dhe se gjendja është stabile.
“Institucionet përgjegjëse vazhdimisht po ndjekin situatën. Pas vërshimeve në rajonin e Tetovës, nuk është regjistruar rritja e numrit të intervenimeve apo shërbimeve mjekësore nëpër qendrat publike shëndetësore, ndërsa ekipet mjekësore kanë reaguar vetëm në disa raste të izoluara”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë, raporton INA.
Po ashtu konfirmohet se pas analizave të ujit, gjithçka është në rregull dhe se uji i pijshëm është në rregull, derisa në zonat rurale ndalet shfrytëzimi i ujit për pije.
Po ashtu është kryer dezinfektimi i një hapësire prej 25 mijë metra katror dhe se vazhdimisht po ndahen tableta për dezinfektimin e sistemit të ujësjellësit.
Ministria ka dhënë rekomandime për shfrytëzimin e ujit për nevoja higjienike dhe pastrim.
Hyseni: Kosova nuk është imune ndaj rreziqeve terroriste(Video)
Kosova nuk posedon asnjë informacion kredibil për ndonjë rrezik nga sulme të ndryshme terroriste, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, gjatë një konference për media lidhur me sigurinë në vend.
Çështja e terrorizmit dhe pjesëmarrja në luftëra ka qenë temë diskutimi në media gjatë muajve të fundit, kurse përmes vizitave nëpër secilën komunë të vendit, Hyseni tha se ka përçuar mesazhe kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe pjesëmarrjes në luftëra.
Ai u shpreh se institucionet e sigurisë në vend po bëjnë punën e tyre për mbrojtjen e vendit dhe pronës, por kjo nuk do të thotë që Kosova do të jetë imune ndaj këtyre sulmeve, ku rreziku i kanoset çdo vendi në botë.
Sipas ministrit Hyseni, Policia e Kosovës po shënon shkallë të kënaqshme të parandalimit të ekstremizmit.
“Angazhimet e Policisë se Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë kanë bërë që në Kosovë të ketë rendje të ndjeshme të krimit të përgjithshëm dhe gjithsesi këto veprime të policisë së Kosovës kanë bërë që të shënojnë një shkallë të kënaqshme të parandalimit që është akoma më me rëndesi. Intenca e MPB-së është që policisë t`i lë sa më pak punë. Pra të punojmë shumë në parandalim, të punojmë shumë në deradikalizmin e shoqërisë së Kosovës, të punojmë shumë në uljen e sensit për ekstremizëm. Kjo është shumë më e shëndetshme, shumë më pak e kushtueshme dhe gjithsesi është shumë më pak e dhimbshme”, tha Hyseni.
Sa i përket anulimit të koncertit për të shënuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, për shkak të ndonjë sulmi terrorist të mundshëm, ministri Hyseni u shpreh se MPB nuk ka pasur informacion për kërkesë për atë organizim publik.
“Ne nuk kemi pasur informacion dhe kërkesë për asnjë lloj organizimi publik ato ditë, as për rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së dhe si mund të kesh informacion për anulim kur nuk ke pas informacion se do të organizohet diçka. Unë e di se edhe me të është manipuluar aq shumë në medie, por asnjë gazetar nuk i ka shkuar deri në fund ta hulumtoj ketë temë”, shtoi Hyseni.
Mësohet se në luftëra në Irak dhe Siri kanë shkuar rreth 100 kosovarë, ndërsa, sipas MPB-së, 40 prej tyre kanë përfunduar të vdekur duke luftuar.
Presidentja emëroi dhjetë gjyqtarë
Sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga emëroi dhjetë gjyqtarë.
Kandidatët e emëruar janë si në vijim:
Muhamet Rexha – gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Beshir Islami – gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Mahir Tutuli – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Hava Haliti – gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Albert Zogaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Isa Shala – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nehat Idrizi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qerim Ademaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Rafet Haxhaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Fejzullah Rexhepi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Foto të martesës së Princeshës Diana,të patreguara më parë
Është një thesar i vogël për të cilin shumë pak njerëz kishin dijeni. Janë 12 pamje (me ngjyra dhe bardhë e zi) që ishin bërë gjatë albumit zyrtar të dasmës së Princit Carlo dhe Diana Spencer.
34 vjet më parë pikërisht në 29 korrik 1981, Henrietta Gordon Cumming, asistentja e fotografit Lord Patrick Licfield, e afërmja e familjes mbretërore, i kishte realizuar këto foto, ajo ka vendosur të hapë koleksionin e saj personal.
Fotot do të jenë pjesë e një ankandi në Boston në 24 shtator dhe janë realizuar pas ceremonisë në Katedralen e St.Paul, gjatë pritjes në Buckingam Palace. Në foto janë Diana me fustanin e nuses dhe me pjesëtarët e tjerë të familjes, mes tyre mbretëresha Elisabetta, princi Carlo, princesha Ana, princesha Margaret dhe princi Andrew.
‘Këto foto i stampova personalisht bardhë e zi në një dhomë të errët të Aubrey Walk. Nuk ishin pjesë e albumit të Lichfield dhe vetëm shumë pak persona kanë pasur mundësi ti shohin’ thotë Henrietta.

Projekt i UNDP-së dhe Qeverisë turke për mbrojtjen e pyjeve
Investimet në zhvillimin e pylltarisë janë më se të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Projekti “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde” paraqet planin për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri e kohezioni. Problem tjetër për pyjet në Kosovë është edhe prerja ilegale e tyre.
Këto vlerësime u bënë në prezantimin e projektit “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde”, nga ekspertë pyjorë të UNDP-së nga Turqia.
Drejtori për Menaxhim me Pyje, Faruk Bojaxhiu, tha se për shkak të gjendjes ekonomike të popullatës, duke mos pasur alternativë për ngrohje, Kosova po përballet me prerje ilegale.
Ai tha se ky projekt i Qeverisë Turke për UNDP, është synim që pyjet cungishte të kthehen në pyje tungishte.
Drejtori i përgjithshëm i pyjeve të Turqisë Ismail Ysmyz, tha se do të bashkëpunohet edhe për projekte të tjera, si në industri, bujqësi e turizëm, e jo vetëm në mbrojtjen e pyjeve.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se nga 1.500 hektarë të sipërfaqes së Fushë Kosovës sa është tani, në të ardhmen kjo sipërfaqe do të zgjerohet dhe në këtë mënyrë menaxhimi i këtyre pyjeve të ulëta të bëhet në periudhën kohore 10 vjeçare.
Sipërfaqja e pyjeve në Kosovë është 481 mijë hektarë, dhe shumica prej tyre, apo diku rreth 70 për qind, janë pyje cungishte.
Një projekt si ky parashihet të vazhdojë dhe në të ardhmen në atë mënyrë që të përfshihen të gjitha sipërfaqet cungishte.
Nikoqirët dhe mysafiri nga Turqia me këtë rast këmbyen dhurata, ndërsa drejtorit të përgjithshëm të pyjeve në Turqi, Ysmyz, iu dhurua harta e Kosovës
Pse Rihanna e urren Rita Orën?
Rihanna duket se është inatosur shumë me Rita Orën pas bashkëpunimit të kësaj të fundit, ‘Body on me’ me Chris Brown, ish-partneri i Rihanna-s.
Edhe pse dyshja nuk është më bashkë, pa harruar edhe episodin famëkeq që Brown ushtroi dhunë fizike ndaj Rihanna-s në vitin 2009, sërish ata kanë një histori të gjatë dhe vazhdojnë të ‘interesohen’ për lidhjet e reja që secili krijon/anabel.
Edhe pse në rastin e Rita Orës, bëhet fjalë për një bashkëpunim të lidhur me muzikën, Rihanna e ka interpretuar atë si një mungesë respekti nga këngëtarja me origjinë shqiptare që zgjodhi pikërisht ish-partnerin e saj për një bashkëpunim. Duke shtuar se edhe skenat e klipit pritet të jenë shumë të nxehta, diçka që Rihanna nuk do të pëlqente të shihte aspak.
Adam: Me Shaqirin dhe Afellay synojmë Europa League
Shaqiri besohet se ka arritur marrëveshje dhe i ka kaluar edhe testet mjekësore te skuadra nga Premier League angleze dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi.
”Ambiciet janë se ne do të provojmë të hyjmë në Europë”
”Kjo do të ishte arritje masive. Ajo ndaj Liverpoolit ishte vetëm një ndeshje, kemi edhe 37 të tjera. Ju mund të shihni aftësitë e Afellay, nëse jeni lojtar i keq nuk mund të luani te Barcelona”
”Me atë dhe Shaqirin synojmë Europa Leaguen”, tha Adam.
Ja disa mënyra natyrale për të lënë duhanin
Shumica e duhanpirësve janë të vetëdijshëm për efektet e rrezikshme që pirja e duhanit ka në shëndetin e tyre, e pavarësisht kësaj lënia e duhanit është shumë e vështirë.
Ja disa mënyra natyrale të testuara për t’ju ndihmuar të lini duhanin:
Akupuntura: është një mënyrë efektive, për të ndaluar pirjen e duhanit. Ajo ju ndihmon me simptomat e tërheqjes nga varësia ndaj nikotinës (ankth, shqetësim, dhe nervozizëm), dhe është provuar se e ndalon përgjithmonë zakonin e pirjes së duhanit. Dobësia e vetme është se këto trajtime janë mjaft të shtrenjta.
Hipnoterapi: është një mënyrë psiko-terapike që ju ndihmon të kuptoni ndjenjat tuaja të vërteta në lidhje me pirjen e duhanit. Hipnoterapisti do t’ju ndihmojë të krijoni ndjenja negative ndaj pirjes së duhanit dhe të qëndroni të motivuar.
Megjithatë, studimet shkencore dhe pacientët kundërshtojnë njëri-tjetrin. Shumë ekspertë nuk pajtohen në lidhje me efektivitetin, ndërkohë që shumë pacientë dëshmojnë se kjo është një mënyrë tepër efektive për të shpëtuar njëhere e përgjithmonë nga ky zakon. Edhe pse hipnoza ka ndihmuar shumë njerëz të lënë duhanin, shkenca ende nuk është e sigurt në lidhje me efektivitetin e saj/Shendeti.
Çaji, barërat dhe erëzat: Shumë çajra mund t’ju ndihmojnë për të lënë duhanin, të reduktojnë dëshirat për një cigare, ose të lehtësojnë simptomat e tërheqjes nga nikotina.
Piper i zi ose i kuq: ndihmon për të kontrolluar dëshirat për nikotinë.
Masazh: Vetë-masazhi mund t’ju ndihmojë për të frenuar dëshirat për nikotinë. Thjesht bëjini një masazh të shkurtër veshit ose dorës dhe kjo do t’ju qetësojë mendjen. Studimet tregojnë se njerëzit që i bënë vetes masazh për rreth 2 minuta, kur ndjenin nevojë për nikotinë kishin më pak ankth dhe ishin më pak të tërhequr ndaj duhanpirja.
Meditim: njerëzit të cilët meditojnë kanë më shumë gjasa të ketë sukses në ndërprerjen e duhanit. Ata inkurajohen që të fillojnë të jetojnë në mënyrë të shëndetshme. Njerëzit të cilët meditojnë janë në gjendje të kontrollojnë dëshirat e tyre dhe përjetojnë më pak stres.
Klinton: Tramp e ka tepruar
Kandidatja favorite për të emëruarin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton, ka dënuar sulmin e rivalit të saj republikan, Donald Tramp, i cili sulmoi verbalisht një gazetare.
Klinton tha se Tramp e ka tepruar dhe se komenti i tij ishte fyes dhe i padëgjuar deri me tani.
Tramp gjatë debatit mes kandidatëve republikanë, i cili u zhvillua më 6 gusht, deklaroi se moderatorja Megin Keli ka qenë e ashpër kundër tij, ngase ka qenë me menstruacione.
Krahas Trampit, Klinton kritikoi edhe pretendentët tjerë republikanë, duke theksuar se qëndrimet e tyre për barazinë gjinore dhe kujdesin shëndetësor mund të dëmtojnë luftën për barazinë e femrave në Amerikë.
Është kjo kritika më e ashpër që Klinton ka drejtuar deri me tani në adresë të Trampit, i cili ka deklaruar se ka ndarë një shumë domethënëse të parave për Fondacionin Klinton.
Tramp po përballet me kritika të ashpra të opinionit për shkak të deklaratës së tij për Kelin dhe për faktin se ka refuzuar të kërkoj falje, duke theksuar se nuk qanë fare kokën për Kelin./21 Media/
