Mediet në Austri kanë njoftuar se autoritetet vendase, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve, të cilët po hyjnë në vend, kanë mbetur pa objekte për të strehuar imigrantët dhe së fundi ata kanë filluar të vendosen edhe nëpër autobusë!
Situata në Traskirshen, në afërsi të Vjenës, ku gjendet qendra për pranimin e azilkërkuesve është tejet e rëndë, ndërsa autoritetet azilkërkuesit e porsaardhur po detyrohen ti vendosin nëpër autobusë.
Në qendrën për pranimin javën e kaluar është ndërprerë pranimi i azilkërkuesve të ri, pasi që numri i tyre ka kaluar shifrën 4 mijë, ndërsa qendra ka vetëm 2 mijë shtretër.
Tani, në afërsi të qendrës janë vendosur 11 autobusë, të cilët shërbejnë si vend-pritje për refugjatët e ri.
Sipas gazetës Standard, refugjatët duhet të kalojnë kohën në autobusë, deri në momentin e marrjes së tyre në pyetje dhe kontrollit mjekësor.
Për çdo ditë në autobusë po vendosen me dhjetëra azilkërkues, në mesin e tyre edhe familje me fëmijë.
Shumë prej tyre po flenë nën qiell të hapur para autobusëve. Azilkërkuesit në autobusë për çdo ditë furnizohen me një pako të ushqimit dhe ujë, por jo edhe me prodhime higjienike./ 21 Media
