Shqipëria siç nuk e mbani në mend (foto)

0

Gjeneratat e reja, e sidomos ata këtej kufirit, mund të mos e mbajnë në mend se si ishte Shqipëria në vitet e diktaturës. Dhe jo pak mund ta kenë të vështirë domethënien e shumë prej këtyre fotove.

Në to shihet organizim, parada, aksione vullnetare, duke e pasqyruar kudo Shqipërinë Socialiste me një lumturi naive dhe një rini që kalitej për ndërtimin e urdhrave që vinin prej “lartë”.

Selimi takon ambasadorët e Kuintit për UNESCO-n

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po vazhdon me përgatitjet teknike dhe lobuese për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).

Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, është takuar sot me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kuintit në Kosovë në vazhdën e konsultimeve gjithëpërfshirëse rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO si dhe në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Ambasadorët e Kuintit konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në UNESCO. Javën që shkoi zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dërguar letra 195 homologëve të shteteve anëtare të UNESCO-s për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së procesit dhe për të kërkuar votën e tyre në takimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që do të zhvillojë punimet në tetor si dhe në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor të këtij viti.

Kohë më parë, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO ndërsa do të përmbyllë aplikimin në disa organizma të tjerë të rëndësishëm multilateralë deri në fund të këtij viti.

Kapen aparatet ilegale të lojërave të fatit

0

Oficerët doganor konfiskojnë katër aparate për lojëra të fatit pas një lajmërimi nga ana e qytetarëve.

Pas pranimit të një telefonate anonime në Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit dogana ka aktivizuar menjëherë njësitë e saj për të ushtruar kontroll në lokacionin e dyshimtë.

Kontrolla doganore ka gjetur 4 copë aparate te lojërave te fatit te cilat nuk kishin licencë për këtë veprimtari, kurse pas verifikimeve është konstatuar se as lokali nuk kishte licence adekuate për të ushtruar këtë veprimtari.

Aparatet janë konfiskuar, lokali është mbyllur si dhe lënda ka kaluar në kundërvajtje doganore.

Ringjallet Piramida e Tiranës

0

Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të nis punimet provizore për riparimin e Piramidës.

Ndërtesa simbol e Tiranës ka qenë në qendër të debatit vitet e fundit në lidhje me fatin e saj.

Demokratët në pushtet tentuan disa herë që ta bëjnë aty Kuvendin, por disa konkurse vetëm dështuan dhe vetëm sa “hoqën” ca para nga buxheti i shtetit.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, njofton nisjen e punimeve në objektin ku deri më parë ishte vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ruajtur.

“Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth. Ju lutem raportoni vandalizmin, raportoni vandalizmin”, shkruan Veliaj.unnamed (1)

Pema 390-vjeçare“E mbijetuara e Hiroshimës”

0

Gjatë javës që kaloi u përmend historia e Hiroshimës, u përkujtuan viktimat e tragjedisë së bombës atomike.

Pavarësisht vdekjeve të shumta gjatë shpërthimit, një pemë i ka shpëtuar Hiroshimës duke u kthyer në simbolin e paqes dhe të jetës. Ndryshe ajo quhet edhe “E mbijetuara e Hiroshimës”.

Kjo pemë Bonsai ka plot 390 vite dhe ishte vetëm disa metra larg qendrës së shpërthimit. Por, ka shpëtuar falë një muri rrethues që ndodhej aty. 20 vite më pasi ajo u dhurua nga pronari Masaru Yamaki, Muzeut të Bonsait në Washington për të festuar përvjetorin e deklaratës së pavarësisë.

Pavarësisht viteve që kjo pemë ka, ajo sot gëzon shëndet të plotë ku gjethet e saja janë në një jeshile brilante.

Gjithashtu është edhe një ndër më të pëlqyerat për vizitorët.

Me kënd u fotografua Elvana? (Foto)

0

Me thjeshtësinë e saj dhe zërin e ëmbël, këngëtarja Elvana Gjata ka arritur të bëjë për vete shumë zemra.

Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Love me”, këngë kjo e cila për një kohë të shkurtë mori shumë klikime.

Elvana së fundmi është fotografuar me disa nga fansat e saj të shumtë. E si gjithmonë ajo nuk ka hezituar tu falë dashuri fansave gjë që shihet edhe në fotografi.gffg6

Dogana: Kapen aparatet ilegale të lojërave të fatit

0

Oficerët doganor konfiskojnë katër aparate për lojëra të fatit pas një lajmërimi nga ana e qytetarëve.
Pas pranimit të një telefonate anonime në Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit dogana ka aktivizuar menjëherë njësitë e saj për të ushtruar kontroll në lokacionin e dyshimtë.
Kontrolla doganore ka gjetur 4 copë aparate te lojërave te fatit te cilat nuk kishin licencë për këtë veprimtari, kurse pas verifikimeve është konstatuar se as lokali nuk kishte licence adekuate për të ushtruar këtë veprimtari. Aparatet janë konfiskuar, lokali është mbyllur si dhe lënda ka kaluar në kundërvajtje doganore.

Greqi, shkurtime për pagat e ministrave dhe të deputetëve

0

Qeveria e Greqisë ka vendosur të shkurtojë pagat e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të sektorit publik dhe rritjen e taksave për pagat e deputetëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka theksuar se ky vendim i qeverisë është “simbolik”, por edhe do të sjellë të ardhura në ekonomi. Tsipras ka njoftuar se me këtë projektligj të përgatitur për këtë çështje do të ulen pagat e ministrave dhe do të taksohen të gjithë pagat e deputetëve.

Sipas informacioneve të marra ligji i ri parashikon uljen me në masën me 15 përqind të pagave të ministrave dhe të zyrtarëve të lartë të sektorit publik. Me ligjin e ri gjithashtu do të përcaktohen që të ardhurat e zyrtarëve të sektorit publik së bashku me pagesat shtesë të mos kalojnë pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Ndërsa pagat dhe të gjitha shtesat që vijnë nga komisionet për deputetët do të taksohen të gjitha, ku sipas kësaj pagat e deputetëve do të reduktohen me të paktën 20 për qind.
Deputetë në Greqi kanë një pagë prej 5 mijë e 700 eurosh, ku së bashku me shpenzimet e tjera si zyra, shërbime postare, etj në vartësi të zonës ata marrin shtesë edhe 2 mijë e 500 euro e cila së bashku me këtë shkon në total me një pagë 8 mijë e 200 euro. Deputetët gjithashtu për çdo komision që marrin pjesë paguhen me 75 euro të pa taksuara. Deputetët gjithashtu kanë edhe disa përfitime të tjera si të drejtën për punësimin e tre këshilltarëve ekspertë në zyrat politike me një pagë prej 2 mijë eurosh, të cilat paguhen nga shteti si dhe përfitime me ulje të veçanta në transportin publik.

Ja kënd do ta blejë Interi me paratë e Shaqirit (Foto)

0

Drejtuesit e Interit ka nisur misionin për transferimin e Fabio Borinit nga Liverpool.

Fabio Borino është objektivi i Interit. Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Neroazzurrët kanë nisur misionin për transferimin e sulmuesit italian nga Liverpooli.

Sipas kësaj gazete, ekipi i Robert Mancinit me parat e shitjes së Xherdan Shaqirit në Stoke, për 15.5milion euro, pritet ta sjellë në San Siro ish anëtarin e Romës.

Fillimisht Interi kishte shfaqur interesim për Ivan Perisicin e Wolfsburgut, por si duket transferimi i kroatit në Itali do të jetë i pamundur.

fabio-borini

Ilir Meta noton në Jalë me Menduh Thaçin

0

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta është fotografuar teksa shijonte detin e Jalës sot, në shoqërinë e opozitarit shqiptar të Maqedonisë Menduh Thaçi.

Miqësia mes Thaçit dhe Metës është e njohur, pasi pak muaj më parë në përgjimet e Maqedonisë doli edhe një komunikim mes tyre, ku Thaçi e ftonte Metën në një takim dhe ky i fundit pranonte me kënaqësi.

Është për t’u habitur që Meta parapëlqen të pushojë në shoqërinë e një lideri matanë kufirit zyrtar të Shqipërisë, kur liderin tonë, Edi Ramën, e ka vetëm disa qindra metra më larg, në plazhin e Dhërmiut.

Që pas humbjes së bashkive të Porgadecit dhe Vorës diçka është thyer mes aleatëve qeverisës.